Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Selimi: Dialogu në mes Luanit dhe Wolfgangit!

| E premte, 26.02.2016, 08:56 PM |


Dialogu në mes Luanit dhe Wolfgangit!

Do të na nevojiten edhe 30-40 vite për ta kuptuar drejt shtetin!

Shkruan Ramiz Selimi

Jeta ime profesionale më ka ndihmuar të takojë njerëz të profileve dhe të karaktereve të ndryshme. Këto ditë vizitova një klient në kafenenë e ndërtesës së Qeverisë së Austrisë së Epërme. Aty rastësisht dëgjoja dy kolegë profesionist në politikë tek bisedonin.Biseda ishte e përqendruar tek aktualiteti politik kosovarë. Këto lloji diskutime dëgjojë shpesh nga politika evropiane gjithandej në takime të ndryshme. Pikërisht këtë bisedë mendova ta publikojë për opinion ashtu siç e dëgjova. Luani një shqiptarë që kishte përfunduar studimet në Austri punonte në punët administrative kurse Wolfgangi ishte përgjegjës për financat dhe ekonominë e këtij Landi.

Kolegët e punës Luani dhe Wolfgangi sa herë që bëjnë një pauzë shkojnë në kafenenë e ndërtesës,  konsumojnë ndonjë kafe dhe bisedojnë gjerë e gjatë. Ata shpeshherë flasin për situatën politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Ballkan e me gjerë! Përderisa Luani ka përgatitje të lartë shkollore, Wolfgangi është doktor i shkencave politike. Këndvështrimet e tyre edhe pse janë diametralisht të ndryshme, në fund nuk i pengojnë ata të jenë shokë dhe kolegë të mirë. Sa herë që Luani tregon një të arritur i përgjigjet Wolfgangi me alternativen më të mirë. Luani me lodhje shpirtërore për situatën e vështirë ekonomike dhe politike që e ka kapluar vendlindjen e tij e nxit i pari bisedën.

-           Sa do të dëshiroja që të largohet nga pushteti njëherë e mirë kjo qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar! Ne „Gastarbeiterat“ jemi lodhë, jemi dëshpëruar dhe jemi rraskapit deri në maksimum, me këtë situatë të mjerë.  Sa që ka filluar të na humbet optimizmi dhe energjia pozitive që kishim. Kanë filluar të na humbin shpresat e fundit se ne mund të kthehemi një ditë në vendlindje për të jetuar me dinjitet e krenari. Kanë filluar të na avullohen shpresat se nëse ne nuk kthehemi, së paku ndoshta fëmijët tanë mund të kthehen një ditë. Ne mërgimtarët jemi bërë kurban të gjallë të këtyre hajdutëve milionerë që po qeverisin me vendin. Ata po na plaçkitin që nga hyrja në kufi e gjerë sa të kthehemi. Thonjte Luani me  lot në sy

-           Mendon vërtet Luan që politika opozitare do të jenë më të mirë? E pyet Wolfgangi Luanin

-           Garant do të jenë më të mirë se këta, se nuk bënë ndryshe! Ja ktheu shpejt Luani

-           Ju jeni një vend i ri, me një demokraci në ndërtim e sipër. Përvojat në shumicën e vendeve të lindjes dhe ato nga Ballkani na kanë mësuar se forcat progresiste çdoherë bllokohen dhe eliminohen nga forcat mafioze në parti të ndryshme. Në këto vende populli manipulohet sipas nevojës, pa asnjë problem dhe këto forca vijnë në pushtet në bazë të marrëveshjeve paraprake. Dy eventualisht tri forca politike “mafioze” mund të ndajnë pushtetin, duke përjashtuar ndonjë fraksion. Edhe në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi nuk është ndryshe Luan! Ne Evropianet nuk jemi të marrë, ne e dimë saktësisht se në Shqipëri nuk ekzistojnë parti politike, ato janë parti interesi privat. Edhe atje çdoherë që nga futja e pluralizmit opozita bojkoton, tani është bërë model ballkanikë! Opozita kosovare ka synim marrjen e  pushtetit dhe asgjë tjetër! Ajo po bojkoton si në Shqipëri, por duke përdorur gazin si metodë të re. Opozita e ka të qartë se me anë të votës do ti duhen vite të vij në pushtet, pasi zgjedhjet shpeshherë në Ballkan dirigjohen dhe manipulohen nga pushteti. Opozita në Kosovë më shumë po frikohet nga ajo se ata do të përfitojnë çdoherë e më pak të mira materiale nga shteti, si tenderë e projekte të ndryshme. Ata e dinë fort mirë se tenderët do të ndahen në mes partive në pushtet. Kauza e opozitës për Demarkacionin dhe Asociacionin është vetëm alibi për të manipuluar popullin Luan, sepse edhe Demarkacioni edhe Asociacioni janë të projektuara nga vetë Amerikanët. Kështu së paku me anë të kauzave të sajuara shpresojnë se do të bëhen faktor tek populli.

-           Mos më tmerro mik im! Mos më humb shpresat, se na paska marr lumi!

-           Kujdes Luan, Vetëvendosja në një protestë për herë të parë bëri ndryshime radikale, duke përdorur vetëm simbolet kosovare. Dëshira për të kapë pushtetin e largojë këtë subjekt politik nga simbolet kombëtare, ata shumë shpejt do ta ndryshojnë edhe statusin.

-           Lëre  pash nderin Wolfgang, a nuk ke variant diçka më të mirë ? Si të dalim nga kjo krizë?

-           Po, patjetër që kamë! Ju keni dy rrugë Luan. E para, nëse dëshironi zhvillim të shpejt dhe luftim të korrupsionit  në themel, ju duhet urgjentisht ti angazhoni në politik (kryesisht në vendimmarrje) gjeneratën e dytë të mërgimtarëve, sepse vetëm ata sjellin kulturë dhe mentalitet perëndimorë. Por, kjo vështirë se mund të ndodhë, pasi mentaliteti atje në vendin tuaj është i tillë që nuk pranon të diturin dhe suksesin e bashkëkombësit. As Hashimi, as Ramushi, as Isa, as Fatmiri, por as Albini nuk janë në gjendje të pranojnë një shqiptarë me mentalitet gjermanë, anglezë, danezë si liderë të partisë së tyre. Vetëm diaspora shqiptare me mentalitet perëndimorë e nxjerr vendin shpejt nga kriza.

-           Po të gjithë këtë politik, këtë situatë, këtë hajni diaspora e ka udhëheqë dhe e ka instaluar, i dashur Wolfgang! Isa Mustafa ishte 10 vite në Gjermani, po ashtu Fatmir Limaj, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Behxhet Pacolli ishin në Zvicër, e plot tjerë…. Tha i mërzitur Luani!

-           Ju gjenerata e parë, ju intelektualët e krijuar në vendlindje duhet të rrini larg nga politika, sepse keni mentalitet të ngjashëm me vendasit, jeni më të avancuar, por prapë se prapë jeni të krimbur me plotë inate të ulëta, ju nuk i nevojiteni asgjë politikës. Edhe këta emra që ceke më lart, janë si ti, të pavlerë në politikë, me bindjen se janë të gjithëdijshmit dhe të plotfuqishmit. E dyta rrugë është me e gjatë Luan. Kërkohet ndryshim i mentalitetit. Ajo ecet komplet me rajonin. Së paku duhet të vdesin dy gjenerata për të kuptuar ndryshimin e nevojshëm. Së paku do të ju duhen 40 vite që qytetari dhe politikani ti kuptojnë drejtë detyrat e tyre. Edhe 40-50 vite do ta keni të pamundur ta zhdukni korrupsionin dhe të keni arsim cilësorë. Tani kur të fillojnë inatet, do të kacafyteni, do të denonconi njeri-tjetrin, do ta vrisni akoma njeri-tjetrin për pasuri dhe motive të ulëta.

-           Tu thaftë goja o gjerman m…iku! Pse thua kështu? E mendojë Luani në heshtje! Mendova se …..! Të ikim të punojmë një çik, se…!