Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Dielli ynë

| E marte, 23.02.2016, 07:33 PM |


Luan Kalana

 

DIELLI  YNE

 

O diell që lëshon zjarr e flakë,

për ne je ngrohtësi e dritë,

digjesh për vete, përvëluar,

e di, që, një ditë do tretesh,...

pa jetë, do më lësh vetmuar ?!

 

Hëna mezi ndriçon për vete,

nga rrezet borxh të tuat,

yjet jane larg, s'më arrijnë mua,

kush do më japë frymë, zemër,

si Nënë e fëmijë te dua ?!

 

O diell, o zjarr, o jetë,

kush nuk të thotë ty?! Të dua !

i verbëri s'ka parë s'njeh Nëne ,

për ty prehet, e virgjërohet,

o diell, je syri im, i ndriçuar.

 

O Yll bote, falmi buzët e tua,

bëju dhe ti diell per mua,

kur trupi të digjet, të zhuritet,

epitafin e varit tim, ndriçooo,

-O dilell, ishe jetë për mua !!!!