Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Haiqet e shejtanit

| E shtune, 20.02.2016, 05:04 PM |


NEBI DRAGOTI

HAIQET E SHEJTANIT

1-

Doli shejtani nga shishja,

në qypin e politikës u fut…

Hahaha…e ndjen veten të sigurtë!

2-

Shejtanin e politikës mos e zgjo!

Fle vetë dhe zgjohet po vetë

për të realizuar plane korrupsioni.

3-

Gruaja shejtanin e mbylli në shishe…

Politika e nxorri, se i duhej vetë,

në koliben e shtetit ujk e kthen.

4-

Bobobo! Shejtani në parlament;

ç’spektakël: hidhet e përdridhet:

kërcen, kërcënon, bërtet, buçet…

5-

Hahaha dhe hahaha,

qesh e plas prej marazit:

ta varim,t’i vemë zjarrin shejtanin…