| E shtune, 20.02.2016, 05:02 PM |
PROZA
BIOGRAFIKE E BAJRAM CANAMETIT PËRMES POETIKËS SË QËNDRESËS
NGA QAZIM SHEHU
Publisti
dhe studiuesi Bajram Canameti me librin e fundit për Shahin Doçi sjell nje të
vërtetë tronditëse të sistemit të dikurshëm komunist:të vërtetën e tmerrit dhe
raprezaljes komuniste ndaj kundërshtarëve, një e vërtetë e pakontestueshme
përmes faktesh dhe ngjarjeve të cilat janë të denja për filma horror. Kjo
raprezalje ishte aq e skajshme sa shtrihej jo vetëm mbi individin, po edhe mbi fëmijtë e vegjël, ajo merrte
përmasat e një inati dhe harbutërie që nuk njihte shenjën më të vogël të
humanizmit. Elemenimi i kundërshtarit arrin deri aty sa të mos i sigurohet as
një strehë nën dhe. Me këto ide, ose me këtë përftesë mendimore u ndava kur
lexova librin e Bajram Canametit për Shahin Doçin. Autori e ka ndjekur heroin e
vet përmes dokumentimeve arkivore, dëshmishë dhe njohurive të veta, po gjatë rrugës ka arritur të plotësojë edhe
një tablo të përgjithshme për të kuptuar se çfarë ngjau në vitet e Luftës së
Dytë Botërore e më pas në zonat nacionaliste të Veriut e në krahina të
ndezura, siç ishte Macuklli i Matit.
Kështu ai sa rrëfen për heroin e vet aq edhe e degëzon shikimin në atë tablo
ngjethëse vetëm duke dëshmuar të vërteta që i binden një arsyetimi kohor për të
shkuar deri tek besimi autentik i tyre. Në kërttë prosede të vendosjes
strukturore të rrëfimit të vet ai arrin të shkruajë një libër që lexohet me një
frymë dhe të na bindë jo vetëm për pasurinë e materialit faktik po edhe të
krijojë një shtrirje të fakteve , sa në aspektin kronologjik aq edhe në
ngjizjen e tyre në brumin e kohës. Edhe pse vitet e ndarjes nga diktatura
komuniste ecin sa kjo diktaturë të ecë mbrapsht drejt muzeut, prapë terma të
tillë si antikomunist mbeten ende me një mbresë të fuqishme për ata që kanë
vuajtur dhe mbajnë mbi shpinë një mal me brenga nga ajo kohë vrastare, po ehe për
njerëz që kanë lexuar mbi atë kohë. Një gjë duhet kuptuar se ende mjaft gjëra
nuk janë thënë, nuk janë zbuluar a dalë siç duhet. Në këtë pikëvështrim, Bajram Canameti ka bërë një punë të guximshme
dhe të vlershme e denjë për t`u përshëndetur. Historia e dëshmimit të së
kaluarës jo si një paradë e një feste të hidhur po duke i zbuluar asaj anën e
panjohur, është bërë shkruar nga
historianë e studiues të zot si Agim Musta, At Zef Pëllumbi, Bedri Blloshmi ,
Luan Myftiu, Reshat Kripa etj, po Bajram
Canameti në këtë hulli e sjell kontributin e vet. I gjithë vështrimi i autorit
shtrihet në zbulimin historisë së fiseve
së Matit , veçmas të Macukllit , si një histori fisesh nacionaliste ,
kodifikuar e veshur me tradita të lashta të bujarisë, mikpritjes dhe zakoneve të lahta, e në këtë
rrafsh që shërben si sfond romantik dhe dramatik ai vendos figurën e Shahin
Doçit dhe të familjes së tij, të vëllezërve, fëmijëve , gruas, dhe të njerëzve
të afërt. Lufta e Shahin Doçit kundër komunizmit vjen në ndërgjegjësimin
kolektiv se komunizmi në këto anë erdhi jo si çlirim në kuadër të luftës së përbotshme, po si raprezalje , terror, djegie shtëpishë e
vrasje të pakupptimta. Kështu era e lirisë botërore përzihej me një
hakmarrje të pakuptimtë , frikë dhe
shfryrje të një egërsie të ligë, qëllimi
i së cilës ishte instalimi i një pushteti vrastar e mizor. Shahin Doçi në
arrati edhe pse fëmijtë i kishte lënë peng në duart e komunistëve, nuk u dorëzua, por ai luftoi deri në çastin e fundit dhe u
vra ose u zhduk nga ata, duke mos i
dhënë të drejtën për një varr si shenjë,
një varr që kërkon emër edhe sot. Rrëfimet e autorit janë ngjethëse dhe
të mbështetura në dëshmi autentike të njerëzve të tij, të njerëzve të tjerë, në hulumtimet e
arkivave dhe kështu plotësohet tabloja për ta çuar shterueshëm historinë në
kufjtë e një besimi tronditës. Ky libër e merr vlerën gjithashtu se është
shkruar me një stil lakonik të rrjedhshëm,
impresionues dhe të detyron ta shfletosh herë pas here për të ndjerë
peshën e një narracioni kumbues që
shkulmon nga dhimbja njerëzore pas kaq vitesh. Si një studiues dhe njeri që e
plotëson profilin e vet krijues në vendosjen e temës shtjelluese në kufijtë e
një dije të gjërë, autori, Canameti
arrin të konkludojë saktë në mjaft vështrime të tablove historike me qëllim që
t`i rrijë sa më afër të vërtetës që ajo të flaës vetë dhe lexuesi t`i nxjerrë
po vetë përfundimet e tij, flitet për një lexues të prirur drejt saj , jashtë
propagandës fiktive dhe dilemave çkurajoze. Kjo mënyrë është një sukses i prosedeut
krijues të autorit dhe përbën bazën kompozuese të librit. Kështu monografia
shkrihet në një polifoni zërash të vuajtjes dhe të heroizmit. Janë dhjetra e
dhjetra detaje të veçanta(njeriu në punë të vet vritet tek pragu i shtëpisë,
kulla që digjen, urdhër për internime, internime grashë, fëmijsh, degdisje dhe mbjellje frike,
riardhje drejt truallit pas kaq vitesh pa gjetur asgjë në të, ekspedita
ndëshkimore , ndeshje dhe beteja, Macuklli shndrrohet në një teatër luftimesh,
ashtu si dikur në luftë me të huajt, po ata ishin të huaj, ndërsa tani luftojnë
shqiptarë nacionalistë me shqiptarë të indoktrinuar me idetë e komunizmit
pansllavist). E gjithë kjo panoramë jepet në përshkrime të shkurtra, me data,
njerëz dhe saktësisht. Kështu proza biografike e Canametit përimton
historinë dhe qep me fijet e kujtesës
një kostum të përflakur të asaj kohe. Plotësimi i tablosë bëhet kronoligjikisht
po edhe në retrospektivë, përmes metodës të zërave që e mbushin dhe përvijojnë një
reliev dramatik të saj. Dhe e gjithë kjo bëhet duke evokuar edhe një të kaluar
sa të largët të fisit Doçi aq edhe të afërt duke hequr nënkuptueshëm paralele
historike midis kohrave që pikëtakohen në një ide :qëndresën kundër çdo
pushtimi. Pushtimi komunist pas një lufte heroike kundër të huajt, luftë të
cilin kjo ideologji shpesh e manipuloi me sllogane kombëtariste, ishte
absurditeti më i madh që koha ia imponoi truallit shqiptar. Edhe pse flet për
Shahin Doçin dhe ai mbetet pikëreferimi kryesor, autori e tejshtrin vështrimin e vet nëpër kohë
me qëllimin ideotematik që të na rrëfejë se figura e tij ishte e tillë, që kishte lindur dhe ishte brumosur me
idealet e lashta të fisnikërisë dhe qëndresës përmes kësaj krahine me histori.
Kjo mënyrë e të parit të figurës kryesore që trajton, na jep mundësi që ta
plotësojmë këshërinë tonë dhe vetiu të njihemi me një histori më të plotë të
Matit dhe të qëndresë së shumë njerëzve. Lista e njerëzve të pushkatuar, të burgosur dhe të internuarve, të shtëpive
të djegura, të familjeve të internuara , mbetet
një dëshmi e përmasve të masakrave të asaj kohe dhe e afron vërtetësisht
idenë duke e bërë më të besueshme atë se çfarë ishte . Autori sjell në përqasje
kohrat e reja, Shain Doçin e Ri, nipin, nipërit, njerëzit e Shahin Doçit ,
punën e tyre të sotme , zotësinë dhe vazhdimin e traditave të fisit, të
cilët bëjnë shumë që kujtesa për këtë
dëshmor të nacionalizmës të mos jetë vetëm një detyrë e fisit, po ajo të sillet me përmasat e saj edhe për
të tjerë. Kështu libri na kujton idenë e vazhdimësisë së traditave liridashëse
edhe sot në kohërat moderne dhe të shpërndarjes së njerëzve në vende të
ndryshme. Librin e freskojnë mjaft poezi dhe tekste këngësh folklorike
kushtimisht të këndshme dhe që sjellin profile njerëzish të ndryshëm të
përmendur për vlerat e qëndresës dhe të virtyteve nëpër kohra. Libri i
Canametit është një prozë biografike e shkruar me rrjedhshmërinë që paraqet
fakti i cili dyndet nga mjegullat e një kohe të afërt dhe në penën e Canametit
e merr vlerën duke u mbjellë në logjikën e ngjarjeve që vijnë të trajtuara me
besnikërinë e së vërtetës. Canameti ia heq mjegullat kohës, dilemat,
ideologjitë për të na treguar si u
zhytën në mjegull njerëzit, si u mbarsën me ideologji të vërteta dhe të
gabuara. Stili jetësor dhe fuqia e shprehjes së thjeshtë e bëjnë këtë libër jo
vetëm të lexueshëm për të gjithë grupmoshat,
po aty gjejmë një lartësim të poetikës së vuajtjes njerëzore në një kohë
të caktuar me mesazhe që shpalosin krahas vuajtjes edhe krenarinë për traditat
e fisnikërisë matjane. Ky libër përcjell kumte të qarta , jashtë çdo anësie,
sepse Bajram Canameti me penën e tij të stërvitur edhe në libra të tjerë di t`i
japë ato. Me këtë libër, pas librave:(Thesari i urtësisë, Porta e diellit,
Panteon i fjalës, Shpëtimtari, Mesazhe drite);ai ngjitet në kuotën e mirëpritur
të një proze biografike ku poetika e vuajtjes
dhe e qëndresës motivon vlerën e respektit aq natyrshëm dhe besueshëm.