Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Haiqet e politikës

| E hene, 15.02.2016, 08:11 PM |


NEBI DRAGOTI

 

HAIQET E POLITIKÊS

 

1-

Politikë e re me politikanë të rinj

jo të rrinë në hije e karrike,

por të bëjnë progres, të bëjnë Rilindje!

2-

Politikë e dehur, politikë çorap,

demokracia dalur nga shinat

me totalitarizëm ushqen shtet partiak.

3-

Politikë oligarkie e paskrupullt

majtas, djathtas,djathtas, majtas…

Lëkunden me pordhë nëpër brek.

4-

Kjo politikë kërkon privim lirie,

dënim me burgim të përjetshëm;

gjykatësi popull të japë pretencën.

5-

Sharlatanizmit të politikave dhelpër,

buçë klyshësh ushqye me korrupsion

u duhen prerë rrënjët e fijet me votë.

6-

Vërtet Rilindje, duhet Rilindje,

duhet shtet ligjor, duhet vërtet…

Lokomotiva politike të arrijë në destinacion.