| E hene, 15.02.2016, 08:19 PM |
FESTA
E 17 SHKURTIT
Qeverisja e keqe na e rrëxoi ëndërrën
atdheut tim tani i mungojnë duart
i mungojnë gjëra që duhet t´i ketë
i mungon mirëqenia për të ardhmen
Shtet, ti më bëre mua të padëgjuar
në Vjenë dhe Bruksel, t´i e shkele
Kushtetusen. Shtet, ke marramendje
mos frika nga tradhëtia të ka zënë
Kryeministër, a ke pyetur ndonjëherë
pse populli kundërshton firmën tënde
“Kufjtë me fqinjët”, “Asociacionin”
a e di pse; të mos qajnë të palindurit
Populli s´është aq budalla, ai sheh
ai e di, kur në kalli ka kokrra gruri
Kosova duhet ta anulloj nënshkrimin
që të ardhshmit tanë të mos qajnë
Të ndarë midis mosmarrëveshjeve
realiteti në Kosovë është shpërthyes
të korrat e pastërta rrënjët i kanë në
tokë. Shtet, tradhëtia s´hahet me asgjë!..
Rrustem Geci - Dortmund, Shkurt, 2016