| E merkure, 10.02.2016, 08:54 PM |
Thesaret shpirtërore
prolog i Librit "Devoll-Shqiperi -2, perjetime" nga Luan Kalana
Nga Ervehe Baruti
Një penë jo e ngjyer jo me bojë, por në flakën e zjarrit të mallit për Atdheun, të dashurisë për vendlindjen shkruan faqet e Librave , "Devolli" 1 dhe 2, të autorit Luan Kalana, me banim në SHBA, janë përkufizuar nga ai vetë, si sprovë e re dhe panoramë, përjetime , një portet i shpirteror i Devollit
Ndodh që përkufizimet të bëhen nga vetë autori.Santori, autori ynë arbëresh, i përkufizon si "romane
të vogla" ca krijime në vargje që disa studiues i shohin si novela.
Kurse ne këtë libër do ta quanim mozaik te gjinive letare, se rrok disa fusha, letërsinë, sportin, zejtarinë, mjedisin, teatrin, muzikën. Por kjo s'do të thotë se vepra është fragmentare.Vepra përbën një tërësi të shumëngjyrshme, ku çdo copë ka vendin e vet.
Devolliu, i cili ka një pervoje jetësore, prej gjysem shekulli në vendlindje, prej vitesh ndodhet në emigracion, siç thote populli, ku dhemb dhembi vete gjuha, do te lere gjurme ne meorjen e brezave, e gjeneratave te ardhshme.Ai do të thotë jo se e ka zbukuruar objektin e vet, obeliskun letarar, por do te hedhe ne leter, obligimin qytetar dhe intelektualsi atdhetar e patriot.
Atë e djeg malli për Shqipërinë dhe shkroi për një krahinë të saj të bukur dhe të begat, Devollin. Po kjo krahinë është veçanërisht e pasur me njerëz me zemër të madhe dhe me mendje të ndritur.
Publiçisti Luan Kalana, me përvojen e tij letare, me kujtesen e tij elektronike per t'u admiruar, ka gërmuar me penen e tij për të nxjerrë në dritë këtë pasuri shpirtërore, ka vizatuar një galeri portretesh që nga njerëzit e thjeshtë që e ndeshim rallë në mediat tona letarare, te shkencëtarët dhe artistët e dëgjuar, me të njëjtën dashuri, me të njëtën
kujdes, si një prind që nuk bën dallime ndër fëmijët e tij te shtrenjtë
Ish mesuesi i gjuhes shqipe, qe ka shkelur pothuajse te gjtha fshatrat e Devollit neper shkollat dhe aktivist i rinise, flet e shkruan per traktorristet, për shoferët, infermierët, agronomët, gjahtarët, amvisat, muzikantet, mesuasitit kolegete etij te dashur. Po shkruan edhe për zejtarët mjeshtra. Edhe për ata që patën dhunti të veçanta në shkencë dhe art dhe i dhanë nder dhe lavdi vendit të tyre.
Ai veçon vendlindjen, endertimtar i mergimatarit, veçanërisht të dashur për të, jo vetem Vishocicën, por dhe fashatrat perreth e ne qender eshte qyteti i Bilishtit, vatra e devollnjive. Kjo është "fëmija e përkëdhelur e tij".
Edukatori e prindi e dhemshur numëron bijtë e saj me aftësitë dhe virtytet që i shquajnë; flet për mësuesit që e shkrinë jetën e tyre për brezat që do të vinin, për gratë duarflori që kur qëndisnin në majë të gishtërinjëve të tyre të shkathët, kishin zemrën që shpërthente me mrekullira bukurie, për artistët që luanin me gjithë shpirt në teatër, për sportin që e quan si "shpirtin e djalërisë" vishocicare.
Me një mjeshtëri të rrallë ai përshkruan figura burrash dhe figura grash që dalin të vizatuara si me dorë piktori.
E megjithatë autori mbetet i thjeshtë, me një gjuhë komunikuese, me një stil të rrjedhshëm që derdhet si përrua.
Thesarmbledhësi e shfaq veten si studiues, si prozator, si atdhetar, si njohës i thellë dhe arshivist rujtës të traditave.
Në atmosferën e sotme të përmbysjes së vlerave Luan Kalana ka gërmuar thellë për të nxjerrë vlera të devollinjëve, të vishocicarëve, po mbi të gjitha të bashkëatdhetarëve.
Ai flet për publikun e vet amerikan, për ata bij të asaj që quan "tokë të bekuar" dhe vazhdon ne token e begate..
mjeshtrat shqiptarë që ndërtojnë
kështjellat e Amerikës,
për marrëdheniet mes devollinjve
përtej oqeanit, dhe si
ata kujdesen që traditat t'i
trashëgojnë dhe t'i përcjellin
ndër brezat që vijnë, duke i
bërë të ndjehen krenarë për
Atdheun e tyre mbi të gjitha
për krahinën më të bukur
"Devollin".
Intelektuali popullor i dalë nga balta e tokes deollite, e nga plisat e ugareve, perzjere me shushurime e lumit te Devollit, siç thote poeti yne i madh Dritero Agolli, shkruan e qendis mozaike ne fushen e begate edhe per koleget
për bashkëatdhetarët poetë
me shprehje prej poeti. Jo
më kot një poeteshë ai e
quan "poetesha e diellit".
Ajo shpalos "diellin e
vogël”, te shpirtrat shqiptarë
në vargjet e veta që
janë në parandjenjë dhe
mendoj art.
Studjuesi, shkrimtari, poeti, me nje mençuri universale shkruan me nje proze poetike me nje gjuhe popullore
një magji ka përpara vetes një
traditë të gjatë përvoje e
pune prej etnografi, gjuhëtari,
folkloristi, prozatori,
pena e kualifikuar profesionale e krijuesit letar, e Luan Kalanes , e bën veprën të flasë
vetë. Qoftë ky libër dallandyshja
e parë që premton një
pranverë plot lule të tjerash
veprash të KALANES!
Dhe së fundi një falenderim
të veçantë për Luan Kalana
për lidhjet shpirtërore që
mban me vendlindjen, jo
vetëm nëpërmjet veprës që
do të lerë gjurmë në të sotmen
dhe në të ardhmen e kulturës
së Devollit, por për
përkrahjen nga larg që i jep ne mediat per propogandimin e Devollit dhe redaksisë së gazetës "Devolli"
si dhe për bashkëpunimin e ngushte me shoqaten DEVOLLI ne Tirane.
Le të lemë lexuesin të shuajë kureshtjen e të zbulojë vetë "sekretet" e librit, margaritaret e Devollit, ne thellesine e thesareve të shpirtit artist e punetor, trima e luftetare te devolliut , per liri e demokraci.
Studjuese ERVEHE BARUTI
Akademia e Shkencave të Shqiperisë