Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Isak Ahmeti: Ndriçim Kulla - Kush jemi ne

| E hene, 08.02.2016, 08:39 PM |


NDRIÇIM KULLA: KUSH JEMI NE SHQIPTARËT

Nga Isak Ahmeti

Ngjashëm  me titullin e librit:Wo ore we ( Kush jemi ne , përkthyer dhe botuar edhe në shqip, 2013) , të autorit , politolog i njohur amerikan , Samuel Huntington , edhe studiuesi , shkrimtari dhe botuesi  i njohur shqiptar , Ndriçim Kulla , së fundi ka nxjerrë në dritë librin e tij me titull:Kush jemi ne shqiptarët. Në këtë libër , që është interesant dhe me vlerë , , studiuesi dhe shkrimtari , Ndriçim Kulla , ka përmbledh tiparin e shqiptarëve  kështu:" Ne jemi një popull i kontrasteve. Kontrastet ekzistojnë dhe brenda karakterit tonë individual. Ne jemi të rezervuar , por individualistë , bujarë , por vuajmë nga kotësia , mikpritës , por edhe hakmarrës , e mbajmë fjalën , por jemi edhe dyshues , mund të shkojmë deri në fund  të botës , por nuk duam t' a dimë çfarë bëhet pas gardhit të shtëpisë sonë,

jemi trima , por në betejat që i zgjedh vetë secili nga ne ".

Me këtë libër , siç e ka thënë kohë më  parë edhe vetë autori , në një intervistë  , ka dashur t' i  ofrojë individit të sotëm shqiptar disa pikëpamje dhe një literaturë të përzgjedhur në lidhje me atë se kush jemi ne shqiptarët. Autori në fjalë , duke qëmtuar edhe një mendim të rilindësit tonë , te  libri "Këndonjëtorja" e vështron shqiptarin , përkatësisht ndarjen e Toskërisë dhe Gegërisë si ndarje mes zonave të Ilirisë së Lashtë -tezë kjo  për të cilën autori nuk e thotë vërtetësinë  po ose jo, së paku kështu kuptohet...Mirëpo autori , duke u mbështetur në një literaturë të pasur sikundër edhe në urtësinë e sovranit , nxjerr konstatimin se ne jemi toskë dhe gegë , që përbën një larmi vlerash të ndryshme gjuhësore, etnografike(zakone, veshje, art  , etj.), dmth.një pasuri kulturore . Dhe konstaton:ne jemi shqiptarë , pastaj toskë dhe gegë , ndonëse studiues të ndryshëm gjejnë edhe një  "ndarje racore"  ndërmjet nesh  , shqiptarëve gegë dhe toskë (të gjatë dhe të shkurtër , biondë dhe zeshkanë , të hollë dhe të trashë , kokërrumbullakët dhe kokë gjerë , të zgjuar dhe budallenjë , gjeni dhe mediokër , të mençur dhe të çmendur...).Mirëpo , edhe sipas autorit në fjalë , shqiptarët jemi një racë e vetme , jemi nga evropianët më të lashtë , kemi qenë mbrojtës të Evropës, por jemi shkëputur me dhunë  prej saj , jemi rikthyer në Evropë , ndonëse ndër shekuj kemi humbur  shumëçka nga europianizmi , pastaj jemi rigjeneruar , ringjallur...Por jemi , megjithëkëtë , një popull i kontrasteve dhe kontrastet ekzistojnë brenda vetë karakterit -thotë autori.

Në librin :Kush jemi ne shqiptarët , autori  shkruan edhe për individualizmin  shqiptar që është destruktiv.Duke shkruar për këtë problematikë , për individualizmin shqiptar , studiuesi i është referuar edhe Konicës , por edhe vezhguesve të huaj , nxjerr konstatimin , mjaft bindës , se kjo dukuri është e vjetër  sa dhe vetë njerpzimi...

Krejt në fund le të themi se ky libër , i pari ndër ne , i autorit Ndriçim Kulla, është interesant dhe me shumë vlera , ofron pikëveshtrime  interesante , të rëndësishme dhe me vlerë për atë se kush jemi ne shqiprarët.Për më tepër , pyetja :Kush jemi ne shqiptarët është edhe pyetja kush jam unë...