Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Stavrio Risto: Dashuri e mëmës, dashuri prej Perëndie!

| E enjte, 04.02.2016, 07:50 PM |


Stavrio Nikolla Risto

 

O moj dashuri e mëmës, dashuri prej Perëndie!

 

Mes flladit hijes së pemëve, mbushur plot me fruta

Aty faqe pllajës, mbi fshat ku loz agimi,

O Zot sa e bukur që dukej me foshnjën e saj në duar

Si dielli nën diell ajo,  Nëna,

Që tej përtej shëndriste, tërë vendin prej gëzimit!

 

Ballin tek ja ledhte foshnjës, syçkat ajo tek ja puthte

At’ kërthi tek e ushqente dhe aq ëmbël e përkund’te

Ajo nënë madhështore me trupin e saj të brishtë

Kënaqej si Perëndia kur krijoi gjithësinë,

Dhe ngrihej lartë, Zot o Zot ajo, si hyjneshë përmbi qiell!

Shenjtore përmbi shenjtoret mbushur plot me drit të vyer!

 

Por kur nisi ajo ninullën t'i këndonte vogëlushit

U mahnitën mbar’ kopshtijet, u trondit krejt vresht' e rrushit!

U tundën lulet mbi gardhe, pemët u bën një me hijet!

Pushuan të gjith' livadhet, edhe heshtën mbar' korijet!

Bletët shum e shtuan mjalitin që e hidhnin nëpër hojet!

Kaprojt ketrat hop ja ndalen, edhe heshtën mbarë krojet!

 

Delet i lëpinin qingjat, gjith' në kor’ t’uj blegëritur,

Lopët i pastronin viçat plot me afsh t’uj mumuritur

E u rridhte qumësht’i gjirit n’dashuri të parrëfyer

Laureshat mbanin iso me zë mbushur nëpër diell

I ngrohnin dhe pulat vezët në kujdes të pa kursyer!

Magjepsur ninullës së nënës, krejt natyra e mbërthyer!

 

“Bir o drit e syrit tim që m’shikon ashtu si ëngjëll!

Pi ti thithma gjirin mir, duke par' më t’bukrrën ëndërr!

O zambak pëllumb i ri, pi e rritu me urti,

M'u bëfsh trim e i hijshëm dhëndër!

 

O moj ti erë e malit, er ‘moj er’ ti e lëndinës

Ledhmani ju syn’ e djalit, faljani arom’n e stinës!

Por merrni dhe er’n e tija, se s'e gjeni n’asnji kodër,

S’e ka atë asnjë fllad, s’e ka jo as dhe një kopësht!

Kaq të ëmbël sa gjith’ lulet dhe bufakët ndër kopshtija,

Ashtu siç e ka magjike moree, k’të aromën kjo fëmia!

 

Shihjani syçkat e pastërt, a s’i ka si drit’ e qiellit?!

Shihni doçkat topolake porsi gonxhe trëndafilit!

Buzkat edhe faqet shihni, shihni si po ma pin gjirin

Shihni se si e loz shtatin, shih' si qeshet me çfar hiri!

 

Falemnderit i madhi Zot që më dhe ti mëmësinë

Ndaj un’ bashk me qumështin tim,

atij i jap gjithë shpirtnë!”

 

O moj dashuri e mëmës, dashuri prej Perëndie!

Ç’e plot’ je në përqafim, ç’puthje ke oh ç’ndjenj lumnije!

Mbi gjith trupin e fëmis oh çfar ledhje në shëtitje...

Sy më sy duk’e soditur, si bredh hëna nëpër yje!

 

Të dy doçkat vogëlushit nëna me buz ja ledhonte

Gjinjt i fryheshin më shumë, si mjalt' qumshti i kullonte

Që ëngjlli i saj i vogël, plot kënaqësi shijonte

Natyra e lumturuar, përreth nënës dhe fëmijës,

N’harmoni të plot vallxonte!

 

Dhe nën këtë mrekulli i tër’ fshati ngazëllyer!

Malet fushat pylli krojet, ja morën një tjetër hije!

Ngjeshur turinjtë viçat e njomë, thithkave qumësht ngarkuar

Muitnin me barkun plotë e lodronin të gëzuar!

Lëndinës porsi të marrë kërcenin dhit’e manaret ,

Ninullës së nënës zonjë, gjithçka feston e kënaqet!

Edhe qingjat ngopur mirë si dhe mëzat shum’ zevzekë

Ja harbojn si të shkalluar, edhe hidhen, hov - përpjetë!

 

Vështrimin e ngritur lart, tek e Botës Mbretëreshë

Që i gëzohet birit të saj, dhe ninullës mbushur shendë!

I tër’vendi krejt mahnitur sikur t’ish në një përrallë,

Rreth asaj pamje hyjnore, kjo krahina gjith’ vërdallë!

 

Edhe gjith’ kësaj mrekullie e parajse të bekuar

I vu kurorën në fund, dhe këmbana e gëzuar!

Durrës më 16.01.2016.