Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Oralda Lahe: Për ty Irena

| E merkure, 03.02.2016, 07:44 PM |


Për ty Irena

Nga Oralda Lahe

Jeta  dhe sfidat e saj në të cilën ne jetojmë janë të shumta dhe të panumërta. Megjithatë në rrugëtitimin e saj bien dhe ngarkesa që nuk janë të barabarta për të gjithë. Sa e vështirë të shkruash për problemet me të cilat përballen njerëzit në këtë botë. Në rrjetet sociale pas një dite të lodhshme pune por plot energji shikoj një status i cili njoftonte për sëmundjen me të cilën po lufton aktorja e dashur e Gjirokastrës Irena Pilo, në Teatrin “Zihni Sako”.  Puna si gazetare më ka bërë që të takohem me të në një nga shfaqet e dhëna në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në kryeqyet. Arritja t’i merrja një intervistë në mesin e shumë kolegëve të saj. Më tregoi se nuk i pëlqente gazetarët  por e kuptova dhe qesha. Në fakt nuk është e vetmja as që e gjykova këtë fakt. Nuk po e besoja që ishte e sëmurë,  veten po e ushqeja se e ke parë gabim. Më pas një nga koleget fort të dashura të saj Liliana Ristani po apelon në rrjetet sociale, media, biznese e kudo  për këtë kauzë të fortë. Lufta ndaj tumorit një epilog që nuk gjen kurrë paqe. Në takimin e shkurtër me Irenën kur e kam intervistuar për Radion Tiranën më mbeti në mendje buzëqeshja dhe mirësia që buronte natyrshëm. Publiku shqiptar e ka njohur në disa shfaqe para viteve 90-të si ‘’ Erashka” apo ‘” I padjallëzuari”  komedi greke.  Gjithashtu në skenën e Gjirokastrës,  atë të Kalasë së Argjirosë, në skenat e koncerteve të shumta në Stadiumin e qytetit të gurtë në mbresëlënësin Festival Folklorik Kombëtar, në skenën e Odeonit.  Po ashtu edhe qyteti bregdetar i Vlorës në prezantimin e Edicionit të parë të Aulona Inter Folk Festival në vitin 2009, ku së bashku me të mrekullueshme Liliana Kumbaro shkëlqyen në këtë skenë.  Simboli i gruas gjirokastrite, nëna dhe figura e realizuar Irena Pilo ka nevojë për të gjithë ne shqiptarët brenda vendit e jashtë. Thirrja e aktorëve të Teatrit të Gjirokastrës për mbështetje financiare është shumë e domosdoshme dhe e qënësishme në këto ditë të sfidës për Irenën. Pas fazës së dytë të kimio- terapive  do t’i nënshtrohet transplantit në palcën kurrizore. Brenda mundësive tuaja ju lutem të kontribojmë për të realizuar këtë ndërhyrje. Në vijim do të gjeni dhe numrin e llogarisë

Raiffeisen Bank Albania

account name: NIKOLLA ANDON PILO

iban: AL08202610010000000001899141

swift code: SGSBALTX