Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: Zoti dhe Krishti si njeri

| E merkure, 03.02.2016, 08:06 PM |


Zoti dhe Krishti si njeri

Nga Ilir Muharremi

Nietazsche klithë për lirinë e njeriut, i del përballë kopesë dhe asaj fetare, e mendon rrezikun, por më shumë beson në njeriun e lartë të cilin e gjen në vetvete. Ky filozof është model i një filozofie të shkuar të fortë problematike, gjithnjë e kundërt me mendimin kolektiv.  Ai ulërinë për kapërcim dhe shkrirje në iluzione, identifikon nënnjerëzoren, kopenë e pafuqishme nëse do të ndahet në individë. Ai i qëndron i vetëm përballë botës, pranon ballafaqim me padrejtësinë për ta prezantuar drejtësinë e re. Kjo drejtësi vjen nga specia njeri të cilit duhet t’i garantohet kohëzgjatja nëpërmjet shumë brezave, shndërrim të vlerave, për njeriun e fortë, shpirtërisht të lirë. Këtu njeriu kërkon fitoren mbi veten, fitoren e përhershme, dhe nëse nuk ndodh ajo, atëherë do ta paguajmë shtrenjtë këtë humbje. Nëse ai paralajmëron për shndërrim, qëndron brenda absolutes së saj. Por, vlerat nëse i rreken fitores mbi vetveten menjëherë shndërrimin e zëvendësojmë me përtej. Ndoshta këtu Nietzsche-ja do bënte më mirë të fliste për këtë. Ai fliste gjithnjë për një njëri të kundërt, të vetmuar, pesimist, pa Zot, kërkues për ringjallje, të pakënaqur nga brendësia e ekzistencës, dhe detyrimisht ai shpallte luftë njerëzve të asaj kohe. Njeriun e formuar mirë ai e kërkonte në botën e lashtë, zotërinjtë e vërtetë krahas me ata të shek XX. “Tundimi që antikiteti ushtron mbi shpirtrat e formuar mirë, pra të fortë dhe të shkathët, është ende sot më i holli dhe më efikasi mes gjithë tundimeve antidemokratike dhe antikristiane, siç ndodhi edhe në epokën e Rilindjes”, shkruan ai. Nietzsche-ja e ka parë mirë se  humanitarizmi qe një krishterim, por jo veç krishterim, ai qe edhe Islamik dhe njeriu i bindej, qetësohej dhe lehtësonte vazhdimin e jetës. Ai e vlerësonte tundimin, shtypjen dhe vuajtjen sepse të vuash nënkupton krijim të pastër. Ai më shumë na bind kur përmend Platonin i cili thotë: “Çdonjëri nga ne mund të jetë padron edhe i të gjithë njerëzve, më me dëshirë akoma Zot”. Këtë mentalitet ai tenton ta ripërsërit. Kjo forcë e lashtë, e përjetshme në mendimet e Nietzsches, qe absolute në ekzistencën e njeriut, vetëm duhet liri nga qenia fetare, ose kthim në fëmijërinë e hershme, për ta mënjanuar idenë për Zotin. Kjo edhe tash ekziston dhe aplikohet nga Amerikanët, Anglezët, Rusët, Gjermanët... Edhe njeriu pa Zot në pyllin e tij afirmon pushtetin dhe nuk ka njeri pa pushtet, mund të ketë njeri me harmoni të vetvetes (shpirti me trupin), por prapë kërkimi i kufijve do të ekzistojë. Vetëm se njeriu i fortë (antifetar dhe pa Zot) është i ndërtuar mbi ligjet e ashpra dhe nuk kërkoj të merr në dorë fatet e tokës, por të afirmon të vërtetën absolute nga instinkti njerëzor Zotësinë nga vetvetja, fortësinë pa kërkuar luftë.

Ky njeri për të cilin po flasë tani nuk qe  pagan i besimit, e as fetar i ndonjë feje, por një krijesë më e lartë se vetë njeriu. I kthyer në fëmijëri aty ku kurrë nuk kishte Zot dhe me vdekjen e Zotit prapë asgjë s’ka marr fund. Nga formula e Hegelit “Zoti pa njeriun nuk është më shumë se njeriu pa Zotin”, nxjerrim dyanësinë dhe interesin e përbashkët të ekzistimit. Por, ja që njeriu mundet pa Zotin, por edhe Zoti mund të jetojë pa njeriun. Raporti i përbashkët vetëm afirmon absurdin, jo gjetjen reale të Zotit.

Kam dëgjuar shumë komentime si nga ateistët si nga fetarët, por më shumë më pëlqejnë realistët. Çfarë dua të them? Kërkimtarët dhe jo vrasësit, ndonëse këta kërkimtarë qenë edhe të zhgënjyer. Kam dëgjuar se njerëzit shkonin në kishë dhe nuk e gjetën Zotin. Poashtu hynë në xhami, prapë Zoti nuk u shfaq. Lexuan për të dhe mësuan për ndërmjetësimin e njeriut ndaj Zotit. Qasja direkte qe një absurd. Problemi më i madh është i ndërmjetësuesve siç qe Jezusi apo profeti Muhamed apo një tjetër pak më i ndriçuar se këta Buda. Si binden njerëzit se ky hebre mjaftë i panjohur të jetë bir i Zotit, pothuajse i së njëjtës natyrë. Kjo vërtetë tek krishterët nuk ka të besuar e as të krahasuar dhe qe doktrinë mjaftë radikale, vetë Shën Pali thotë: “Një skandal dhe një çmenduri”.   Pali Krishtin e quan origjinal të papërsëritshëm dhe unik. Po të ishte si Sokrati, ose si Muhamedi apo si Buda padyshim nuk do ishte ai që tashmë jeton nëpër libra. Në historinë e njeriut dhe Zotit është i vetmi ndërmjetësues.  Nëse Krishti prapë mbetet ndërmjetësues atëherë Zoti është njeri. Kisha e tij mbetet si ajo e Galilesë, mohon diellin dhe poshtëron njeriun e lirë. Krishti në vete mban botën e brendshme të hyjnisë, por nuk e ngatërron me njerëzoren. Erdhi në tokë ta afirmojë mbretërinë e tij për të cilën pohoj se qe i obliguar. U shfaq në emër të Zotit dhe gjithë njerëzit gjen në të shprehjen e vet para Zotit. “Kjo nuk ndodh në asnjë fe tjetër, aq më pak në ndonjë filozofi”, shkruan Vittorio Messori. Krishti erdhi si i veçantë dhe i papërsëritshëm. Nuk afirmojë si Muhamedi parime, disiplinë fetare, e as nuk u shfaq si dijetar aq më pak si Sokrati ose Nietzsche (tash po flas për të si për një njëri të zakonshëm me kapacitet të lartë mendor.) Sokrati dhe Krishti kanë tipare ngjashmërie me flijimin. Prapë bëhet fjalë për drejtësinë diçka edhe përmbi Zotin. Shumë pak është i ngjashëm me Budën, sepse Buda mohon gjithë krijimin. Por, ka të drejtë kur nuk e vëren shpëtimin e njeriut te krijimi, por e ka një çik gabim kur nga kjo mohon krijimit çdo vlerë që posedon për njeriun. Krishti këtë nuk mund ta bëjë sepse lajmërohet si “dëshmitar i Atit”. Po supozojmë që krijuesi që në fillim sheh një të mirë të tërësishme për gjithësinë, këtë e sheh përmes birit të mishëruar, dhe ja ngarkon këtë detyrë për krijesat e “arsyeshme”. Historia tregon se Zoti sheh këtë të mirë përmes mundimeve dhe vdekjes së Birit. Këtë njerëzimi e priste si vërtetim nga Ngjallja, gjë që asnjëherë nuk ndodhi, dhe njeriu qe i obliguar të vriste Zotin bashkë me të birin. Zoti gjeti vdekjen në Gjermani nga Nietzsche-ja. Ky filozof u tërbua aq shumë sa që qe i obliguar ta vriste, më mirë do ishte të shpallej si gjithnjë i vdekur ose si iluzion sepse rëndësia për ekzistimin e tij qe e pranishme me vrasjen. Në libra për Krishtin shkruan se njëherë është Zoti i gjithëpushtetshëm, krijues i qiellit dhe dheut dhe birin i tij i vetëm Jezu Krishtin, i cili u ngjiz nga “shpirti i shenjtë”, lindi nga e Virgjëra Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u kryqëzua, vdiq, u varros, zbriti në ferr, të tretën ditë u ngjall së vdekuri, u ngjit në qiell dhe rri në të djathtën e Zotit të gjithëpushtetshëm. Kush ka mundur ta shohë Zotin, mesiguri i biri i tij Krishti (ndërmjetësuesi.) Asnjëherë nuk e konkretizoj në formë e dukje. Vetëm e rrumbullakoj me fjalë. Zotërimi i Krishtit njerëzor nuk mundi të tregohej aq shumë, sepse në botën tonë Zoti duhet të jetë i ndryshëm nga ne, e aspak njerëzor. Krishti erdhi si njeri me propagandë për të atin, por gaboj sepse në botë njeriu ka Zotësinë e vet dhe mbretërinë, në momentin kur prezantohet një mbretëri e re, ai e mohon ose kërkon të barazohet, ose ta tejkalojë, por në fund e vret për të ringjallë njeriun pa Zot (të drejtin pa luftë.) Kirshti mund të ketë qenë njeri (i krijuar nga dy prindër njerëz), sepse në botën tonë absolute shumimi është proces biologjik real aspak hyjnor, posedon ligjet e veta që nga krijimi e deri më tani. Vetë “Virgjëresha” Mari mund ta ketë mohuar kontaktin dhe fshehur mjeshtërisht, ashtu siç bënë femrat, që edhe në varr i marrin sekretet. Andaj, Krishti duhet të ketë qenë njeri.