| E diele, 31.01.2016, 05:36 PM |
NUK MERRET LEJA E QËNDRIMIT NË GJERMANI DUKE THYER SHTËPI E BANESA TË BASHKËQYTETARËVE GJERMAN...
Nga Avni I. Bilalli
Të martën e parë pas Vitit të Ri 2016, pasdreke bie zilja e telefonit.Lajmërohem pa e shikuar fare numrin e telefonit se kush po më thërret. Në anën tjetër ndëgjohet zëri i mikut tim,zotëri Nue Oroshit. Ai është Magjistër i shkencave të historisë, poet, publicist, veprimtar i palodhshëm i Çështjes kombëtare, anëtarë i partisë në pushtet të zonjës Angela Merkel( CDU) dhe anëtar i Asalmblesë Komunale në Kiel, ku ushtron detyra dhe funksione me mjaft përgjegjësi. Z. Oroshi po dëshmohet edhe si afarist i vyeshëm e i sukseshëm dhe themelues i Kompanisë "FLORLEN Export-Impoert e K." me seli në Kiel.
Pasi u përshëndetëm në mes vete, si zakonisht, zhvilluam një bisedë të shkurtër, ku z. Oroshi më pyeti:" A keni kohë të lirë, për të pimë kafe së bashku? Po, me gjithë dëshirë, iu përgjega, unë. Atëherë shihemi në zyrën time. Me përshëndetjen mirë u pafshim,mbyllëm po thuaj se përnjëherë telefonat.
Menjëherë pas kësaj bisede, dola nga banesa dhe memakinën time pas pak minutave arrita në vendparkingun para selisë së Kompanisë " Florlen ". Parkova aty makinën, dhe u nisa drejt e në derën e lokaleve ku do ta takoja mikun tim.
Hapa derën dhe me zë bukur të lartë i thirra sipas zakonit që kemi : "O i zoti shtëpisë, a pret mysafirë a jo?Ai doli nga zyrja e tij plotë gazë, e mu përgjigj:" Mirëse erdhe, e mirë se t'ka pru zoti, dera e oroshëve çdoherë dhe në çdo kohë, ka qenë, dhe është e hapur për miqë e dashamirë". U përqfuam me njëri-tjetrin, duke i uruar urimet më të mira për fillimvitin 2016, dhe hymë në zyre, ku zumë vend në karrikat përballë njëri tjetrit. Pasi u pytem dhe uruam për festat, bisedën e orientuam rreth pjesëmarrjes së prodhuesëve kosovarë në Panairin ndërkombëtar njëjavor, që do të mbahet nga 15- 24 Janar 2016 në Berlin, i njohur si " Java e gjelbërt e Berlinit ".
Mundësia për t'u paraqitur me produkte vendore në këtë ekspoze ndërkombëtare, është një rast shumë i mirë dhe i qëlluar, për t'u njohur, e për të lidhur kontakte me afaristët dhe prodhuesit nga vendet tjera. Për të shkëmbyer mendime e përvoja me ta. Por ky rast, njëkohësisht është edhe një lloj „matësi“ i cilësisë së produkteve kosovare me prodhuesit e vendeve tjera prezente në këtë panair, dhe matës i konkurrencës në tregun europian e ndërkombëtar.
Z. Nue Oroshi do të jetë pjesëmarrës në këtë panair me prduktet e "Stone Castle Vineyard and Wine", nga Rahoveci e vëllëzërve Gecaj, sepse është Importues gjeneral për Gjermani dhe shtetet skandinave.
Gjersa ne bisedonim, u ndëgjua hapja e derës së loakit, nga e cila hyri një femër e veshur me rroba të trasha, kokën e kishte mbështjellur me një shallë të trash dimri në formë të shamisë, i cili ia mbulonte gati tërë fytyrën dhe i shiheshin vetëm sytë. Buzëmbrëmja ishte e ftohtë, rreth minus gjashtë grad të celziusit, në këtë qytet verior të Gjermanisë. Në fillim nuk e njoha, se kush ishte, por kur erdhi në drejtim të zyrës largoi pak shallin dhe duke qeshur na përshëndeti në gjermanisht : "O ku jeni, o shqiptarët e mi, a këtu qenkeni bashkë a ?! Ishte Dr. Elisabeth Saggau. Mike e jona dhe e të gjithë shqiptarëve.
Ne i uruam mirëseardhje, dhe i ofruam karriken të ulej pran nesh. z. Nue, i ofroi lëngje frutash. Zonja Elizabeth me profesion është Arkeologe, me nështetësi gjermane e me fe myslimane. E ka shtëpinë e vet filmike që quhet "digdoc" e që kryesisht merret me xhirimin dhe prodhimin e filmave dokumentar dhe të metrazhit të shkurtër. Dy filma dokumentar autor dhe xhirues të të cilëve janë z.Dr. Elisabeth Saggau, Zotëri Moses Merkle dhe z. Nue Oroshi, e që kanë të bëjnë drejtprdrejtë me ne shqiptarët, janë: "Sieben Tage Kosova"/ "Shtatë ditë Kosova" dhe "Herrkunftsland Kosova"/ " Shteti- vendi i prejardhjes Kosova",ku prezantohen bashkëatdhtarët tanë nga pjesë të ndryshme të Gjermanisë, ku secili fletë për jetën dhe veprimtainë e tyre, sukseset në lëmitë e caktuara si fjala vjen në Diplomaci zotëri Dr.Vilson Mirdita nga Hanoveri, ish Ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin, tregon për kohën e ardhjes nga Kosova në Gjermani, studimet e tij gjer në arritjen e titullit doktor i shkencave, marrdhëniet e mrekullueshme me kolegët e tij të profesionit dhe me politikanët e diplomatët gjerman e të huaj.
Zonjusha Vjollca Hajdari, nga Berlini, flet për studimet në politikë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, pas ardhjes nga Kosova, për veprimtarinë e saj atdhetare, publicistike etj.
Zotëri Gjokë Konaj nga Hamburgu, rrëfen jetën e tij me decenie në industrinë e ndërtimit të avionëve, inovacionet e tij dhe raporetet e shkëlqyera me bashkëqyetarët gjerman, jetën familjare dhe integrimin në shoqërinë e ardhur gjermane.
Akademiku Gjelosh Gjoka nga Augsburgu, na shpjegon se si ka ardhur, si e kanë pritur në Gjermani, krijimtarinëe tij artikstike, për mesin ku jeton e vepron dhe miqtë e tij të shumtë.
Avni Bilalli nga Kieli, në këtë dokumentar ndër të tjera flet, për tubimet informativo-kulturore që ka organizuar ai, dhe bashkëkombasit tjerë në Kiel, e të cilat kanë patur për qëllim themelor për'i njoftuar bashkëqytetarët gjerman, të cilët interesoheshin për arsyet e ardhjes së një numri kaq të madh të refugjatëve në Gjermani,(vitet 1990/94), kryesisht nga Kosova dhe viset tjera shqiptare, të cilat në atë kohë ende ishin nën regjimin gjaktar serbo-jugosllav; për terrorin shtetëror që ushtrohej nga ai regjim kundër shqiptarëve, përjashtimet nga puna, helmimet e nxënësve shqiptarë, segregacionin që u aplikua në shkolla për nxënësit shqiptarë; tortuat,keqtrajtimet,burgosjet e intelektualëve, mbylljen e shtypit dhe RTP-ës në gjuhën shqipe, përjashtimet masive nga vendet e punës, duke aplikuar masat e dhunshme, plagosjet dhe vrasjet e shumta, e në veçanti vrasjet e djemëve shqiptarë që ishin me shërbim të detyrueshëm në ish APJ. Heqjen me dhunë e tankse të statusit politik të atëhershëm të Kosovës,mbylljen e Institucioneve legale, nxjerrjen e qindra ligjeve diskriminuese kundër shqiptarëve dhe instalimin e apartheidit nga serbo-jugosllavia e atëhershme. Në të gjitha organizimet tona pjesa dërmuese kanë qenë
Pastaj, ai fletë, për organizimin e shqiptarëve të Kielit para, gjatë dhe pas luftës, qindra tonelata ndihma të mbledhura nga qytetarët gjerman për refugjatët e luftës në Kosovë dhe përcjelljen e tyre për në zonat e krizës. Përpjekjet e vazhdueshme për mbajtjen e arsimit plotësuses, pagesën e kontributeve në Fondin e Republikës së Kosovës- 3%-shin, në Fondin Vendlindja thërret, ndihma për shkollat shqipe, Univerzitetin e Tetovës etj. Organizimin dhe mbajtjen me sukses demonstratave kundër regjimit millosheviqian, që janë organizuar në Kiel, Neumünster etj. dhe ku kanë marrë pjesë qindra e mijëra shqiptarë, nga të gjitha qytetet e Gjermanisë veriore. Si inciator dhe bashkëthemelues i Shoqatës Shqiptaro– Gjermane „Jetullah Islami“,( dhjetor 2004), Bilalli tregon për aktivitetin 11 vjeçar, ku kemi mbajtur deri në dhjetë tubime kutlurore për çdo vit. Në të gjitha këto aktivitete kanë qenë të angazhuar, dhe kanë dhënë ndihmesën e tyre të madhe dhe të pakursyer asgjë nga vehtja, të gjithë bashkëatdhetarët tanë me familjet e tyre jo vetëm nga Kieli me rrethinë, por edhe nga e gjithë Gjermania veriore që përfshinë Republikat: Shlezvig Holshtajnin, Hamburgun, Bremenin, Niderzaksenin.
Zonja Dr. Elizabeth Saggau, është humaniste me zemër të madhe, për çka edhe angazhohet shumë për të ndihmuar refugjatët e shumtë të cilët e kanë vërshuar Gjermaninë, e poashtu edhe qytetin ku ne jetojmë e veprojmë, Kielin, që është kryeqyteti i Republikës së Shlezvig- Holshtajnit. Pasi u ulëm, dhe u pyetëm si zakonisht për shëndetin, punën, aktivitetet e lira, i uruam njëri tjetrit shëndet, suksese dhe lumturi për Vitin e Ri 2016, Zonja Elizabeth duke qeshur dhe bërë humor, m'u drejtua mua duke më pyetur: "Çka po ndodh me shqiptarët "tuaj" në lagjen tënde?! Po më duket, nuk po rrini ju rahat
atje, hahhaha!"
Unë isha pak sa i habitur, nga ajo që më pyeti mikja dhe disi, si i zënë në faj, ia ktheva:"Nuk di asgjë, për çka e keni fjalën, pse çka ndodhur?!
Ajo filloi më tutje për t'na treguar se: „Dje, ka pas një intervenim të policisë, të ndihmuar edhe me helikopter me rreze infra të kuqe, për t'i zënë dy grabitës, refugjatë shqiptarë, të cilët e kanë thyer një shtëpi në atë pjesë të qytetit... unë e ndërpreva tregimin e saj, duke i thënë se „ mbi lagjen ku unë banoj, pothuaj se çdo ditë ka fluturime të helikopterëve dhe aeroplanëve të ndryshëm, bile edhe të atyre luftarak, sepse aerodromin e kemi në derë, dhe është e pamundur të mësojmë, ne qytetarët e thjeshtë, se për çka dhe si fluturojnë ata, në fund të fundit të gjithë ata i kryejnë detyrat e veta...
Po, ju keni të drejt, por unë jam njohtuar nëpërmes „ Kieler Nachrichten“ se, ashtu ka ndodhur, ma ktheu ajo, dhe nxori nga çanta e saj edhe disa artikuj të cilët i kishte ndarë nga gazeta dhe m'i ofroi për t'i lexuar.
Po, është e vërtetë, se në lagjen ku banoj unë, jemi tre familje shqiptare, Lipa, Bujupaj, Boriçi dhe Bilalli. Të cilat janë shumë mirë të integruara në jetën dhe shoqërinë gjermane, duke i ruajtur me mjaft sukses të gjitha vleratë më të çmuara kombëtare. Janë shumë të respektuara nga bashkëqytetarët dhe shteti gjerman, i cili bazuar në sjelljet dhe punën e tyre të mirë, dhe integrimin e sukseshëm, ju ka njohur të drejtat e barabarta me shtetasit gjerman, duke ju dhënë nënshtetësinë gjermane.
Poashtu është fakt se, në këtë lagje, konkretisht në ish kazermat ushtarake të anglezëve( Zona e interesit anglez pas përfundimit të LDB), që nga fillimviti 2015, për nevoja të refugjatëve nga Kosova dhe shtetet tjera është hapur- improvizuar një shtëpi azilkërkuesish. Mirëpo, unë për shkak të obligimeve të mija familjare, nuk kam patur kohë ta vizitoj këtë qendër. Por edhe një bisedë të cilën e kam zhvilluar me një grup prej 5-6 djemëve të rinjë të cilët ishin sistemuar në periferi të Kielit, kam vendosur që të shkioj punën time dhe t'mos përzihem në çshtjet të cilat nuk janë në kompetencën time. Megjithëse tash e 23 vite, prej se kam ardhur në Kiel, jam përpjekur peronalisht por edhe me tërë familjen, ta jap maksimumin e mundur, në të gjitha manifestimet e organizuara kulturore e humanitare që kanë qenë në të mirë të komunitetit dhe popullit tonë në përgjithësi.
Në javën e fundit të çdo viti në qytetin tonë, Komuna organizon dhe i fton përfaqësuesit e të gjitha shteteve, me të cilat ka marrëdhënie diplomatike, në mbarë botën që, për një javë të tërë, t'i prezentojnë vlerat e tyre kulturoro- artistike dhe në shumë lami, etnomuzikore, art, humor, kulturën e ushqimit apo kuzhinën e tyre nacionale dhe prodhimet ushqimore etj. Këtë vit kanë marr pjesë sipas shenimeve zyrtare, përfaqësuesit e 48 shteteve, nga të gjitha Kontinentet. Me ftesë zyrtare, Kosovën dhe Shqipërinë, në këto manifestime, që nga viti 2005/06 e prezantojnë Shoqata Kulturore Shqiptaro- Gjermane „ Jetullah Islami“ me seli në Kiel. Këtë kësaj radhe kemi marrë pjesë me këngëtarin e shkëlqyer z. Fadil Jashari dhe vallëtarët e mrekullueshëm Edita, Nita dhe Ben Bilalli, me vallet të bukura shqipe, me motive nga të gjitha trevat shqiptare.
Në vitin 2015, kanë marrë pjesë kompania „ Florlen“ e zotëri Nue Oroshit, me verëra dhe raki të Kosovës dhe Mimoza Morina me një ekip nga Prishtina dhe Kieli, me specialitete ushqimore tipike shqiptare. Të gjitha kanë qenë shumë të pëlqyera nga publiku dhe qytetarët gjerman.
Mbi 20 firma me pronar shqiptarë, me prejardhje nga Kosova, zhvillojnë veprimtari ekonomike kryesisht në ndërtimtari, gasrtronomi etj. duke i kontribuar kështu përparimit të ekonomisë gjermane dhe të cilët paguajnë të gjitha detyrimet e tyre ligjore në raport me bashkëpuntorët e vet dhe ato ndaj shtetit, duke paguar tatimet Arkës shtetërore të financave mbi 200.000 Euro për çdo vit.
Komuniteti ynë shqiptarë, në Kiel dhe Shlezvig Holshtajn, mburremi me një numër të madh të studentëve nga gjenerata e dytë, të cilët kanë kryer Fakultetet e shkollat e larta, dhe me ata që studijonë pasi kanë përfunduar këtu me sukses të lakmueshëm shkollimin fillor e të mesëm. Drejtimet e studimeve janë të lamive të ndryshme. Nga numri i gjithmbarshëm sipas statistikave nga Enti për regjistrimin e popullësisë, me prejardhje të huaj, nga 20% sa jetojnë në Kiel, ne shqiptarët e zëmë vendin e katërt. Të rinjtë dhe të rejat tona janë aktive edhe në shumë aktivitete politike, kulturore-sportive, humanitare etj. Të shqiptarët të ardhur nga Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare e që i kanë plotësuar kushtet ligjore,ju ka njohur e drejta e shtetësisë gjermane ose e dynënshtetësisë. Kjo është një dëshmi e fort, se sa mirë janë të integruar në shkencë, jetën politiko- shoqërore e kulturore- sportive, shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë pjesë të Gjermanisë.
Megjithate kohëve të fundit, na shqtëson një fenomen shumë negativ, që ka marrë përmasa të mëdha vitin e kaluar. Fjala është për numrin e madh të thyerjes së shtëpive dhe banesave të bashkëqytetarëve gjerman, grabitjen e gjërave me vlerë( parave, stolive të arit,laptop,teknikë të bardhë etj.), përhapjen e frigës,panikut dhe pasigurisë sidomos tek të moshuarit,femrat dhe fëmijët, të cilët nuk kanë guxim të qëndrojnë të lirë në shtëpitë e veta. Këtë na e thon, shumë bashkëqytetarë vendor që kanë kontakt të përditshëm me ne, qe 22-23 vite e më gjatë! Për ne si komunitet sjelljet e tilla janë të paranueshme dhe jashtë të gjitha normanve ligjore, etike e morale për secilin që është i përfshirë në këto vepra kundërligjore. Aq ma keq që për veprimet e individit të caktuar, të etiketohet i gjithë komuniteti shqiptar!
Në raportin vjetor, të Zyrës së Policisë Republikane për Krime të Shlezvig- Holstajnit, që është publikuar, më 31.12.2015, sipas gazetarit Bastian Mudrow ( të Kieler Nachrichten), ndër të tjera, në titull shkruan:„Rrejti i grabitësve është shkatërruar“, ndësa në nëntitull vijon, Pas një serie thyerjesh nga azilantët shqiptarë në veri (Shlezvig Holstajn- Hamburg v.ime) Zyra e Policisë Republikane për Krime( ZPRK ose gjerm.LKA), i vërteton arrestimet, më tutje vazhdon se :... që nga shkurti 2015 e gjer më 31 dhjetor 2015, mbi 93 grupe të organizuara refugjatësh shqiptarë ( nga Kosova dhe Shqipëria), operojnë në të gjithë hapsirën e Republikave të përmendura dhe me veprimet e tyre kriminale terrorizojnë qytetarët në shtëpitë e veta, sipas Ove Fallesen nga ZPRK (LKA).
Këto fakte që u përmendën më sipër m'i kanë vërtetuar edhe disa bashkëkombasë tanët, të cilët për shkaqe sigurie duan të mbeten anonim (emrat i ka autori). Mirëpo gjithë kësaj i ka kontribuar edhe shpallja „vende të sigurta“ të Kosovës dhe Shqipërisë, ku mund të riatdheson refugjatë nga këto dy vende. Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të jashtme, Ministria e Punëve të Mbrendshme, ajo e Punës dhe Mirëqenjes socilae janë bashkëfajtore dhe bashkëpërgjegjëse njësoj sikundër këta „çunat problematikë“, sepse ata e dijnë fort mirë, se asnjë nga të kthyerit apo riatdhesuarit qoftë në Kosovë ose Shqipëri, nuk e merr nga shtetet gjegjëse, kurrëfarë ndihme as financiare, as strehim, faktikisht as përkrahjen ligjore, që sipas Marrëveshtjes me Institucionet gjermane për kthimin e refugjatëve shqiptarë e praraparë dhe e nënshkruar nga të dy palët. Ndërsa këto të fundit( Inst.gjermane), janë poashtu bashkëpërgjegjëse, gati sa edhe grabitësit, sepse ato duhej të ndërrmarrin masa t'i rikthejnë në vendin e origjinës refugjatët, ose t'ju njohin të drejtën e qëndrimit të përkohshëm, dhe atyre që kërkojnë punë, t'ju lejohet e drejta e punësimit ose ndjekja e kurseve të gjuhës gjermane.
Në fund të fundit, bashkëkombasit tanë, që kanë paraqitur kërkesë azili në Gjermani, duhet ta dijnë dhe ta kenë të qartë, se me vepra penale të çfardo natyre, nuk mund të marrin leje qëndrimi! Por as nuk do ta kenë mbështetjen e bashkëqytetarëve vendas.
Kiel, 19.01.2016
Autor:
Avni I. Bilalli
Kiel- Gjermani