| E diele, 31.01.2016, 11:00 AM |
Paradoks
Mjerë ai që s’kish vëlla!
T’kisha unë sot Arkimendin gjallë,
s’kishte për t’më lënë mua n’zjarr me u kallë…
Mua ca nipër e mbesa m’kan qëllu,
vijnë n‘Gjakovë me pazaru,
soditin shtetin ku xhaxhai i tyre ka luftu,
edhe vijnë ndër veti duke u inatu
për pasurin që “mixha” këtyra ju ka pagu…
Të pij e të dehem një herë,
derën me shqelma t’a hap,
përjashta nga bota e mjerë
të dalë e mos t’kthehem më prap…
Të ikë diku nëpër pyje e fusha,
ndër grurishte t’pafund,
një shishe raki me yje t’a zbraz,
i vetëm t’a shkund,
se unë vetë mbusha gjitha ato gusha,
s’lashë dot të zbrazët asnjë “gurmaz”…
E dhimbje mos t’ndjej më në gjoks,
vetëm të qeshem si i “marrë”,
mos të dëgjoi më kurrë gënjeshtra paradoks,
nga njerëz ardhacakë, apo nga vet këta “zuzarrë”…!
Arber Shabanaj