Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Fshati i vdekjeve

| E enjte, 28.01.2016, 07:58 PM |


FSHATI I VDEKJEVE

 

Ç´të bëjmë me shpërnguljen dhe mërgimin

si ta ndalim këtë murtajë  për  kombin tonë

këta  dy vrasës    pashpirt të  shqiptarëve

shoh, plotë njerëz tek habiten kur dëgjojnë

ky  artist, ai  shkencëtar, ose ai kozmonaut

kanë  prejardhje   shqiptare,  prejardhje 

vendit tonë, por që shpërngulja i ka sikteris

nëpër qytete dhe shtete pa emër e mbiemër

ç´të bëjmë me shpërnguljen dhe mërgimin

flasin pjesë të atdheut    shpërngulur, flet

Ilirida, Molla  e  Kuqe, Çamëria, Presheva

flasin Kosova dhe  gjitha  trojet  shqiptare

për  një  gjysmë  atdheu tërësisht    shuar

Jo fort moti, udha më rastisi  përtej, Nishit

  një   katund  me  emër, Molla  e  Kuqe

Fshati ku kishin  jetuar  shqiptarët  ishte  i

vdekur. Në atë fshat të vdekjeve    gjithë

vdekurit qanin  për  një  varr    vdekjeve

të vdekur qenë    tashmit, dhe  të kaluarit

  ardhshëm     atë  Katund  nuk  kishte

shpërngulja  ua  kishte  shuar  emrin, dhe

mbiemrin. Në  këtë pjesë të Shqipërisë 

lashtë,  varret   qenë   shndërruar    toka

buke. Krahina e Molla e Kuqe kishte vdekur

Në një  çast  tek qanin  pema  dhe  bari, në

Në këtë tokë të Shqipërisë së lashtë dy 

vdekur, fqinjë të pavarrosur gjatë luftave

pyesnin njëri- tjetrin; miku im  i  vrarë  si

ndodhi që  asnjë i vdekur  më s´është  tek

kjo varrezë, ku vajti fshati ynë i vdekjeve

fqiu kufomë, ju përgjigj; miku  im  i  rënë

shpërngulja  neve na vrau    shumë  se

pushtimi! Nën pushtim s´vdesin të gjithë

nën pushtim  së paku ruhet  bima e gjakut

Të gjallët qofshin edhe të poshtëruar, nuk

vdesin kështu si vdiqëm né! Ashtu  është;

miku im i vdekur, të  pyes; a di me  shkru

që t´ua lëmë një porosi    gjallëve; që 

kombi ynë të ketë kujdes nga mërgimi, se

shpërngulja vritka më shumë  se  vdekja!..


Rrustem Geci - Dortmund, Kallnor, 2016