Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibrani: Ganimete Bajraktari veprimtare

| E enjte, 28.01.2016, 08:46 PM |


Ganimete Bajraktari veprimtare dhe humanitare nga Austria nuk e harron Kosovën

Shkruan Asllan Dibrani

Organizata “Jeta Buron” me  qendër në Kosove për persona me aftësi të kufizuara,e vendosur ne objektin në fshatin Gjinoc të Suharekës, po  përgatitet përmes organizatave austriake me menaxheren zonjën  Ganimete Bajraktari me qëndrim te përkohshëm në Austri. Ajo jeton më shumë se 20 vite jashtë vendlindjes sipas logos së me poshtme inicioj një ide që po e shndërron në realitet:

Kjo është logoja e organizatës e cila është e përfshirëse në mbarë Kosovën me një qellim që tu delet në ndihme  kësaj kategorie njerëzish për nevojat  e tyre.

Me ndërhyrjen tonë gjatë bisedës me z.Ganimete  Bajraktarin se ç’përmbajtje ka kjo logo, ajo na përgjigjet me sa vijon:

-Kjo është simboli  “Viktoria”.

-Edhe kuptohet  me figuracionet e pamjes së logos epet të kuptohet qe edhe të kjo kategori njerëzish nuk humb shpresa , por edhe  “Jeta e tyre i  ka rrugët e hapura”për të jetuar”. Pastaj  ajo thekson se me këto tri ngjyra paraqesim simbolizime të ndryshme që gërshetohen njëra me tjetrën  si për shembull.

1. Ngjyra e zezë paraqet  familjet e prekur dhe të përballuara nga kjo gjendje me persona të sëmur në shtëpi.

2. Ngjyra e kuqe simbolizon ngrohtësinë që duhet të vjen në shtëpinë e të sëmurit nga ata qe  e  ndihmojnë dhe e organizojnë jetën  e tyre më programet sipas standardeve që e kërkon shoqëria e Kosovës me një ekonomi jo  të kënaqur.

3. Ngjyra e gjelbër është shpresa sinjalizuese për jetën e tyre. Shpirti i tyre duhet ushqyer  me vullnet ,gëzime dhe plane jetësore ,po ashtu  si natyra e gjelbëruar  në kohën e beharit që lulëzon  me lloj,lloj ngjyrash arome dhe bukurie.

Për familjet  që janë në gjendje të  trazuar shpirtërore përpiqemi qe te jemi ne shërbimin e tyre profesionalisht me qe ka të bëjë edhe me psikozën  e tyre me çka personeli i ynë jemi të përgatitur në studimet e ndjekura në universitetin Vjenës në te cilën nuk do të kursehem qe atë dije ta plasoje ne të mirën  e këtyre njerëzve dhe atdheut tim. Parimet tona janë qe këto familje   të shndërrohen në qetësi,  sadopak me  synime që  t’u kthehet  buzëqeshja. Zonja Ganimete me që ishte rritur në një familje bujare dhe humanitare ,nga e cila atë përvojë  shprehi  me një gatishmëri dhe vullnet që ta  ndihmoj   atdheun  e vet  në forma të ndryshme. Aftësitë dhe shkollimin adekuat që e ka mbaruar në Austri për  këtë fushë profesional me një përvojë mbi dhjet vjeçare, ajo bëri një analizë  me punë praktike edhe në Kosovë, duke   konstatuar  një gjë shumë alarmante  dhe shumë  të nevojshme për ta  ndihmuar këtë kategorie njerëzish me aftësi të kufizuar. Zonja Ganimete Bajraktari  me punën e saj të pa lodhshme hapi aktivitetin e vet  në bashkëpunim edhe me shoqata dhe personalitete  të ndryshme në Austri  nga e cila  shfrytëzon rasti ti falënderoj përmes këtij reportazhi  dhe shpreh mirënjohje për kontributin  e veçantë  që kanë dhënë  dhe japin si:,familja Kammerlander,z.Maria Kurz,z.Helga Ilmayer ,familja Lambert,dh organizate humanitare që kanë ofruar ndihma për Kosovën.

-Ky aktivitet dhe hap i Ganimetes , afroj edhe  shumë njerëz në Kosovë  ,po te  të njëjtës  lami me profesione adekuate , hasën në mirëkuptim për hapjen e  OJQ "Jeta Buron" me qendër  në fshatin Gjinoc  dhe selinë e cila ka    Prizren.

-Ma tutje zonja Ganimete  thotë të gjithë me ndihmojnë që të arrihet synimi i ynë,  ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuar në Kosovën.

OJQ "Jeta Buron" më, ka bërë gjurmët e para  me organizimin e  kurseve  të rrobaqepësisë në Kosovë. Kjo organizatë ka  ndarë 9 certifikata për kurs të rrobaqepësisë. Me  këtë rast u bë edhe ndarja e disa makinave qepje ndihme nga OJQ "Jeta Buron"  si bashkfinancues ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja.

Ajo thekson ma tutje  ma shumë përkrahje presim nga instucionet jashtë vendit, po ashtu edhe përbrenda Kosovës që të kemi një organizim për të shkuar ky projekt në të mirën e këtyre qytetarëve të Kosovës.

Zonja Ganimete ka kryer një serë aktivitetesh  humanitare në Kosovë. Ajo ka bere grumbullimin e veshmbathjes , lodrave ,fletoreve ,ngjyrave dhe dhurata tjera  për fëmijë  dhe familje  të ndryshme, sidomos për festat e fundvitit që  i gëzoj shume fëmijët në Kosovë.

-Ajo thekson se nuk  do  të ndalet me kaq ,por do të përhapi aktivitetin tim  edhe në Gjermani  me punë konkrete ,sipas marrëveshjeve  qe kemi ky projekt do të jetë  i përkrahur edhe me ndihma,dhe donacione te ndryshme...Ma tutje zonja Ganimete  shton edhe këtë, duke  theksuar se është shumë mirënjohës ndaj Xhemile Bajraktarit me familje dhe një rrethi shoqëror që u   rreshtuan në aksione humanitare përmes  organizatës sonë drejt Kosovës. Po që nuk e themi dhe nuk e falënderojmë firmën “Dibrani Transport”nga Shtutgarti i Gjermanisë, do t’i  mbesim borxh  me që qe morri pjesë në këtë aksion humanitar për transportin e veshmbathjeve si dhe kravatave medicional.

Për fund, s’na ngelet gjë tjetër,pos ta  falënderojmë përzemërsisht  zonjën Ganimete  për kontributin  e saj dhënë shoqërisë tonë kosovare. E urojmë edhe në të ardhmen  që të ketë suksese edhe ma të mëdha. Aktiviteti i saj human  dhe i nevojshëm për Kosovën,do të jete një mesazh i forte për çdo shqiptar ta ndihmojnë ketë projekt. Gatishmëria ,vullneti dhe ndihma e juaj do të na nderojnë neve  si organizator të  këtij projekti dhe do ta gëzojnë  këtë kategori njerëzish thekson ma në fund zonja Ganimete... Për ta  fuqizuar ketë ide, për zbatim në praktikë ju mund të kontaktoni drejtpërsëdrejti me zonjën Ganimete Bajraktarin   përmes  Email Adresës:

ganimetbajraktari@gmail.com ose numrit të telefonit edhe ne  viber: 00436765036535.

Qëndrim njerëzor e fisnik, që tregon dashuri të thellë dhe kujdes për njerëzit është  një fenomen madhor…Ai që punon për të mirën e njerëzimit, që synon t'i lehtësojë jetën njerëzimit e sidomos këtyre  njerëzve me aftësi te kufizuara, është një vlerë   dhe virtyt i madh për atë njeri , andaj edhe ky gjest dhe aktivitet i zonjës  Ganimete Bajraktari mbetet një madhështi për te, si  veprimtare dhe humanitare nga Austria  që nuk e harron Kosovën!?.