| E merkure, 27.01.2016, 09:52 PM |
Ksenofon M. DILO
…në kujtim të nënës time Kaliopi Dilo masakruar 25 vjet më parë me qëllim të bëhej mësim për të hequr çdo mendim shpresëdhënës se Shqipëria do të ndryshonte…Nuk ishte e vetme!
PËR NËNËN MARTIRE TE PLURALIZMIT
Kërthi në belbëzime ,
rrjedh prej mendjes e nga zemra
E arta fjalë e madhe ,
fjala e bukur, thirma e parë,
ajo që ngjitet thellë në shpirt
kurrë për të mos tu ndarë,
ajo që ështe e përbotshme e përgjithshme ,
që ështe dhe e përveçme dhe qëndron
e pastërt e paprekur ,
qehlibar!
Fjala NËNË ,
fjala e bardhë,
Fjala që na sjell gjithmonë aty
në belbëzimin tonë të parë...
...se dhe kur të thinjur ,
me kokën krejt të bardhë
të fortë e vendimtarë
Diku aty në thellësi ,
zemra e nënës e pastër dhe e dashur,
Ruan për ne të
bardhën ngrohtësi !
Dhe ne,
në çaste të veçanta,
Me dashuri ,plot mall e përmallim
Kapemi pas asaj ngrohtësie
dhe e thërresim:
O nënë!
Thua se thirma jonë do ta zgjojë,
Prej gjumit t’amëshimit
ku ka rënë.
A ka ndonjë në botë
të mos e ketë ndjerë
Dorën e saj të dashur ,
buzëqeshjen e saj të dlirë?
të mos ketë parë fytyrën gjithë dritë,
në çaste kur ka patur
nevojë dhe dëshirë?
Edhe unë e kërkoj
Nga gjumi i natës
ëndrrat i zboj
Se nëpër ëndrra,
nëna ime e mirë,
më del e tmerrshme ;
Më çfaqet pa fytyrë!
Në vend të fytyrës shënjtërore
eshtrat e tmershme
më torturojnë,
-O bir- më thotë,--akoma ty kjo të mundon?
Dhe ngrihem i tmeruar,
dhe e thërres me zjarr:
Oh nënë moj nëna ime,
Qysh të mbuluan
pa fytyrë,
qysh e tmerruan
atë varr!!
Se..po !
E dogjën kriminelët
Fytyrën e saj fisnike
e shkrinë me acid
Dhe dhimbja
e përpëjitja e një nëne
nuk ishte vetëm krim:
Ishte sakrilegj!
Se nëna ime ishte DILO
E Dilot u përndoqën prej hijes komuniste!
Gjithmonë
Thua se, duke i luftuar do mundnin
Të flinin të qetë vëllavrasësit,
thua se duke i luftuar
do të shuanin diellin e së vërtetës
e do të mundnin t’i shpëtonin
asaj drite…
me të drejtë tmeroheshin prej saj.
Asgjë nuk kishte dritë në terrin që përhapën
Gjithçka duhej e errët, e pakuptueshme
Krimbat të zvarriteshin mundeshin vetëm
Drita e diellit I verbonte
Por të pafetë
me nënën time,
ç’patën?
Përse e torturuan
një plakë të vetme të pambrojtur.
Një lukuni
prej ujqish gjakatarë,
Pse u vërsulën mbi një nënë
25 vjet më parë?
O nëna ime , nënë e mirë!
Të bënë fli në themel të pluralizmit
Që bota ,
të mos gënjehej ,të mos ushqente shpresë
Se mund të ndryshonte diçka,
e do të vinte drejtësia..
Asgjë nuk mundet të ndryshonte ,
Me pluralizmimn
më keq se me komunizmn
tmere më të mëdhaja bota, do të dëgjonte!
Se qimen ndroi ujku,
por dhëmbët i kishte të mprehtë thikë,
gati gjithmonë
të drejtin e të mirin ta coptonte…
Si bënë dhe me nënën time
Që s’kishte ngarë kurrë askënd,
por kishte bërë “krimin” e madh
të ishte Dilo
dhe Dilo-t ishin shtëpia e demokracisë.
Prej asaj shtëpie dilte bardhësia
drita e vërtetë e drejtësisë!
Të ndrohej e të hidhej poshtë terrorizmi
duhej të ktheheshin sytë nga e vërteta
duhej kjo shtëpi të dilte në dritë ..
Duhej rrugën e drejtë të tregonte...
Por provë e madhe dhe e dhimbshme
Vrasja e nënës ishte tmerri,
që populli ta kuptonte
Asgjë,
jo asgjë
nuk mund,
nuk do të ndryshonte!
Në këtë të dhimbshëm 25 vjetor
Ngrihem prej dhimbjes e,
dua të tregoj
Jo dhimbjen time,
i vogël s’jam
ata që nënën time vranë e torturuan,
dridhen nga turpi, sepse e mësuan
Nëna ime mori emrin e asaj,
dhe në kufirin midis heroikes dhe krimit
Ngrihet e ndritshme,
si një pishtar
I thërret me forcë zgjimit
Atij, të madhit,
zgjimit përfundimtar!,
dhe le të zgjohet më në fund populli shqiptar,
të qëndrojë mbi këmbët e veta e të luftojë
me heronj të tillë
le të ndizet i madhi zjarr.
Le të fitojë më në fund drejtësia !
dhe demokracia
le të mos mbetet një ëndërr!
Por të ndizet e të ngrohë
porsi zjarr!