Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Keidi Seidini - Cikel poetik

| E premte, 08.08.2008, 03:48 PM |


KEIDI SEIDINI - poezi-


Cikël poetik i dërguar nga Tirana për t'u botuar në Blog Portalin Traboini©Connect.



KEIDI SEIDINI
- Poezi -


Kam borxhe ca puthje...

I kam vetes borxh ca puthje..
Nuk doja por, më duhej aq shumë..
Një ikje mes ëndrrave boshe
një kthim mes lotësh në furtunë...
I kam vetes borxh ca puthje...
Dy buzë mbetën flak' përsëri..
I kam vetes borxh ca puthje...
më shumë se një, dy, tri...
dhe tepër vonë do të jetë..
me dorë puthjet do t'i dërgoj..
sa herë mendja më gëzohet..
s'di se si zemrën ta pajtoj..
i kam vetes borxh, ca puthje..
që dot s'i numëroj...

E dua dhe pikëpyetjen tënde në sy

Dëshirave, ti zbret në trupin tim
Asnjë prekje me sy nuk guxon të bësh
thyej me dorë çdo trishtim
Eja të më pushtosh
Ke frikë,
E dua dhe pikëpyetjen tënde në sy
Ke frik zemër,
S'e di sa më do ti?!


ciklin e plote mund ta lexoni duke klikuar ne portretin e Keidit
ose

http://traboini-info.blogspot.com/




Posted by Editor: TRABOINI

  BLOG-PORTA