| E diele, 24.01.2016, 11:44 AM |
LEK GJOKA - Eposi i Letrave Shqipe, ne Diaspore
Nga Luan Kalana
Në një fillim Prilli të vitit 1970 në Kallmet të Lezhës lindi në një familje të thjeshtë punetore, poeti, shkrimtari, publicisti Lek Gjoka.
U rrit si të gjithë të tjerët në një periudhe të errët dhe plot vuajtje nën diktaturën e sistemit komunistë. Fatmirësisht dukë u rritur në Kallmet ku çdo mëngjes bjeshka Velë jo vetëm të thoshte "mirëmëngjesi"si jehone përshëndetese me simfoninë e burimeve dhe të përrenjve,por turravrap lëshoheshin nga mali nëpër fushë drejt Drinit por të përqafonte në ndjenjat dhe krenarinë e të qenurit shqiptar, të këndonte legjendat jetësore reale e jo reale të jetës. Te fliste për Zanat dhe dragonjtë, të ftonte në Mrizin e Zanave dhe të fliste për Kuçedrën e Veles ku aq bukur e ka përshkruar në vargje e Lahutës se Malësisë Homeri shqiptar At Gjergj Fishta.
-Jeta e tij është e lidhur shpirtërisht me Kallmetin e Lezhës, aq te njohur e te dëgjuar ne Shqipëri, si për verën e famshme "Kallmet “aq te dhe me tradita patriotikë -letrare, gjurmët e te cilës, thellohen me rrezatim te ndritur prej pishtarit të leksikografisë se pare shqiptare, patriotin e madh ,ipeshkvin FRANG BARDHI (1606-1643).Talenti i lindur ne krijimtarinë letrare, përsoset ne jetën tij, nga përvoja jetësore gjate kalvarit te rropatjes ne mërgim duke e nisur si odiseja nga Greqia e duke përfunduar dhe perfeksionuar dhuntinë e pasionin letrar ne vendin e bekuar, siç e quan ai SHBA, në Florida. Lek Gjoka shpërthen si një vullkan gjigand ne krijimtari ne Greqi ,krahas punës te rende skllavëruese te refugjatit, eshë shkruan, nate papashmi e dite duke hapur si parin ne publicistike dhe gazetari, si bashkautor me te talentuarin atdhetar te flaket te shqiptarizmit kombëtar, Kolec Traboini, duke botuar reportazhe dhe poezi ne gazetën "Egnatia” që botohej ne Greqi. Ai del fitimtar i përhershëm ,me vullnet te hekurt pasionant, gjatë rrugës me tramvajet e jetës, për te na dhuruar ne lexuesve dhe duke pasuar fondin e letërsisë tone kombëtare me vepra me vlera te çmuara historike - letrarë.
-Pas mbarimit të shkollës se mesme nuk gjen kurrë qetësi shpirtërore fillon përkohësisht punë në ndërmarrjen pyjore të Lezhës ku pas një mbledhje rutinë të frontit demokratik të ndërmarrjes reagon në një shkrim "Perse hesht masa" që e dërgon në gazetën lokale të Lezhës "Koha Jonë " por jo vetëm që nuk botohet por përfundon ne një tip i "deklasuar politik” qe tashme filloi te ndiqej nga regjimi. Përpos kësaj eksperience të hidhur edhe në Gusht të 1990 tenton të hyje në ambasadat e huaja por dhe kësaj here ishte pa fat."
Në fillim të vitit 1991 kur "socializmi-pseudokratik" i ashtuquajtur "komunist"po përgatitej të vdiste,atehere keputet filli I perit dhe Leken marrin ushtar dhe e dërgojnë në Erseke të Kolonjës .
Me në fund "rebeli " I pabindur me fjalët dhe ne shkrimet e tij "kryeneçe “në gazetën “KOHA JONE” dhe “Luftëtari” , ai është nen surverim te plotë si armiku i klasës, nga komanda e repartit,dhesigurimi ogerzi dhe ne fillim të muajit mars 91-it arratiset në Greqi për te shpëtuar nga ferri . Por dhe ketu edhe fati I zymte, duke u zhgënjyer sepse gjen një Greqi jo sikur e kishte menduar por tepër raciste .
Në Athinë njihet me poetin Kolec Traboini i cili megjithëqë dhunën e policisë dhe sigurimit grek kishte nxjerrë të paren gazete për emigrantet shqiptare të titulluar "Egnatia" me emrin e rrugës që bashkonte dikur gjithë Ballkanin bashkë.
Autori I ri Lek Gjoka nis bashkëpunimin me gazetën Egnatia në fillim nga Rafina port afër Marathones ,pastaj nga Kreta duke i dërguar reportazhe dhe krijimtari letrare. Disa poezi të autorit botohen edhe në antologjinë poetike të emigranteve shqiptare në Greqi të titulluar "Balada e largësive" që u botua nën kujdesin e poetit Traboini, të stafit të gazetës, dhe ndihmës dhe përkrahjes se madhe dhëne nga artistet greke dhe arvanitasi i madh shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola.
Kthehet nga policia për në Patra të Greqisë që të riatdhesohet në Shqipëri pas një aventure te re për tu arratisur si klandestin ne Ankona te Italisë Në tetor te vitin 1995 martohet me znj. Bardhe Gjoka (Bushpepa) ku krijon familjen e re .
Me 2 dhjetor 1998 zbret përfundimisht me familje, ne Majami dhe vjen në Jacksonville Florida duke filluar jetën e re të emigrantit më ëndrrën Amerikane në shpirt.
Nis botimin letrar ne mediat letrarë , me lot për Nenën ,me vëllimet poetike ,"Lotët e puthjes",2001,e pason me vëllimin tjetër poetik metaforik "Diellin e kapa për veshësh",2003,duke e pasuruar me tej ,me vëllimin tjetër peizazhi shpirtit poetik "Dallgëzim i oqeanit shpirteror",2008,me përjetime te reja shpirtërorë lirike , vëllimin poetik "Retë e kam mbyllur me çelës" 2013.
Ai do te trokasë siç thotë vete, me talentin e tij krijues dhe ne "pallatin e ëndrrave" te gjinisë te prozës, dukë e nisur krijimtarinë qe ne katin e pare, me tregime me librin prozaik me titull legjendash , te sjelle ne retrospektivë "Përroi i Djallit",2013.Per te vazhduar pa ndërprerje krijimtarinë letrarë si një lume i vrullshëm dhe i pashtershëm, dukë pasur gati për botim librin tjetër me
tregime te mbarsura me legjenda por te përshtatura me jetën e sotme, më një titull simbolik, tragjik dhe optimist "Takimi me vdekjen" .
Lek Gjoka ka shkruar dhe krijon me vërtetësi kohore, më fantazi metaforike te rralla, dhe me një përkushtim te mjeshtërisë letrare profesionale. Ai ka derdhur krijimtarinë e tij ne internet, në gazeta ne mediat letrare , me përmbajte historike atdhetare, dhe me dukuri te mirëfillte letrarë duke i rrokur te gjitha gjinitë letrarë, qe nga publicistika ,poezia, proza me botime te një pas njëshme, në antologjitë poetike si "Balada e largesive"-1995,me "45 poete për Lezhen"-1996,"Pas Migjenit"-2001,"Zemra prinderore"2008,si dhe ne gazetat e diasporës, "ILLYRIA" New YORK, "Jeta katolike, "Dielli" i Shoqatës Pan shqiptarë Vatra, dhe si botues i gazetës se pavarur "GAZETA Vatra" ne Florida. Ai është një burim i pashtershëm krijimtarie letrare ne internet, në website dhe grupe letrarë, me top listën aq te preferuar e te lexuesve shqiptare qe nga 2001 ,te quajtur "Mëmëdheu" e te tjera.
"Te njohësh Lek Gjoken,-shkruan me finesë artistike ,korrektuesi dhe redaktori i librave te tij, mjeshtri letrarë, z.Klajd Kapinova,-do te thotë te njohësh një veçanti poeti, të heshtur e pa buje, të mbushur me thesar mençurie, qe jeta i ka afruar,..gëzime ,hidherime, dhembshuri e force, lotë e buzëqeshje ,mall dhe dashuri ,për dy vendet e tij te preferuar te jetës ,qe nuk i ndan as ne krijimtari, për vendlindjen (Kallmetin) dhe për atdheun e dyte ,token e bekuar, Amerikën. Krijimtaria e Lekes eshtevigane dhe virtuoze ,te lexosh poezinë e tij, kë lexuar shpirtin e pamposhtur, të mërgimtarit qe nuk e theu, rrugën e tij ,dhe erdhi furishëm duke mbërritur triumfues ne piedestalet e krijimeve letrare....Lexuesve u është dhënë mundësia t ‘a kuptojnë dhe njohin edhe më mirë botën e ndjeshme letrare të poetit, që me thjeshtësi përdore shprehjen poetike, veçmas metaforën. Ai i ka përdorur figurat letrare me kujdes dhe nikoqirllëk. Atij i vjen keq për çdo luftë (poezia “Lufta”), që bëhen shpesh me pakuptime si për pasuri në planetin tonë, kudo qoftë në Veri a Jug apo Lindje a Perëndim, sepse ato sjellin fatkeqësi, plagë, shkatërrim…, ku shpesh viktima të pafajshme janë fëmijët dhe nënat e tyre…"
Veprat e tij letrare sjellin risi te reja ne letërsinë tone, jo vetëm përsa përket tematikes dhe metaforave, më prurje e ngjyra artistike, por dhe ne përmbajtën .Ato na I sjellin te kaluarën liridashëse historike kombëtare, të dhimbshme te gjalla ne dite tona dhe te besueshme dhe emocionalë duke I lexuar me lot ne sy, ,me fantazi realitet jetësor, si ne disa nga vëllimet poetike
Edhe ne krijimet ,vëllimet ne proze ,vazhdon me subjekte tregimtare,te mara nga historia, siç bën me legjendat, dukë I sjelle para syve tona, si je filma seriale pa mbarim, për ketë ka merite te veçante duke shpalosur kështu origjinalitetin e profilin e tij brilant si një krijues zbulues ne thellësitë e mendimit njerëzor dhe me shpirt human shërues i plagëve dhe i ndjenjave jetësore.
"Poezi te mbrujtura me majtin jetësor-shkruan i paharruari ,poeti popullor, kronikani fabulist l letërsisë shqipe Sotir Lashova,-duke vazhduar me tej.-
Si poet i talentuar dhe me përvoje te stërholluar letrarë Lekë Gjoka rrezaton vërtetësinë se gurrën krijuese e ka të pashterueshme dhe dëshmon ndeshëm ngjitjen cilësore poetike. Subjektet e poezisë përmbajnë motive jetësore të kohës, ndërtuar me vargje të kursyera, ku del thelbi i zhveshjes nga lëvozhga , i pastruar nga gëzhutat dhe zgjojnë emocione estetike.. "I ftohti shpirtëror hap dritaren...se mërgimi ty dhe dashurisë gjakun filloi t'iu shpërlajë."(f. 29)
Vargjet e figurshme të bëjnë për vete dhe te ndihet sikur dëgjon zërin e çiltër të veçantë të poetit , që gurgullon lirisht me fjalë perla të gjuhës shqipe, pa sforcime e mbingarkesa mjegullisë, siç ndodh te disa poetë që hiqen si te moderuar.
"Gjumin e mora për dore" .... se kisha frike se më rrëzohej shpirtërisht/e nesër do ngurosej në allçinë e ndenjes!.."(f.31).
Poezia e Lekës është mishëruar në hapësirën e hijeshisë së frazave metaforike të shqipes “Trishtimin piva me një gllënjke”. I dehur nga ethet që më gjuajti mërzia"(f.45) Shiu sot ka dhimbje koke"...e retë i dhanë të pijë aspirinë/por dhimbjen shpirtërorë asnjë ilaç s'e shëroka.(f.63) ...e akujt shpirtërorë zgjasin hapin gjer në re(f.60)Poetit i vijnë temat pa i kërkuar, i thur vargjet lirshëm , i vesh me ngjyrime letrarë, i kreh, i gdhend e i lëmon me kujdes që ta ndjellim lexuesin në brendësinë e meditimit e të mesazhit përcjellës të tyre: “E thinjat po mbijnë si kërpudha të helmatisura/që në mendime mundohen të helmatisin ndjenjat"(f.75) , "avuj trishtimit larë me zhurmë mërgimi e halle."(f.87) nga vëllimi poetik "Dallgëzim i oqeanit shpirtëror"
Lirizmi poetik është i kthjellet dhe pasqyrues ,qe këtej buron muza tematike e poezive te tij, të cilat mund ti kurorëzonim ,me tituj shtojzovallesh, si Dhimbja, Trishtimi, Mërgimi, Dashuria, Vendlindja, Atdheu, Amerika e te tjera ku secila prej tyre ka zërin e sirenave e te ndjenjave me këngën poetike.
Veç te tjerave, tashmë poeti qëndis dhe lirikën atdhetare me ndjenja sublime për te shkuarën e te tashmen .Kjo lirikë amtare, kur u drejtohet temave dhe figurave historike me te qenësishme si për Kosovën martire (“Kosovës duan t’i fusin ndërkëmbëzën”, “Ëndërr a je zgjuar!?” (Pavarësisë së Kosovës), për Heroin e pavdekshëm te lirisë paqësore ,te nderuarin Dr. .Ibrahim Rugovën, idhujve shpirtërore e letrare “Pashë në ëndërr Migjenin”, “Frang Bardhi është inatosur”, “Mall për Shqipërinë”, “Më lër edhe pak o Atë!” (kushtuar të Lumes Nënë Tereza (1910 – 2007)),për ti ngritur ne obeliskun a altarit kombëtar, A I është poet i himneve te lirisë ,te atdheut ,te heronjve, i shpirtit human e paqësor.
Ne poezitë e viteve te fundit, sidomos ato te përmbledhura ne vëllimin "Retë i kam mbyllur me çelës”, ai dëshmon jo vetëm për pjekurinë letrarë ne mjeshtëri, ne vargëzim, por dhe ne mesazhet filozofike qe përcjell, më dashuri te thelle njerëzorë. Ketë rapsodi popullore ai e transformon ne një rubaire lirike origjinale me karakter te forte te besës shqiptare, tek "Sa peshon një puthje",/"Me lër te puth o hëne",/:Kur buzët puthin një dashuri"/""Mos e vrisnini puthjen"/"Puthja ftohur"/, e sa vargje e "puthje" njerëzorë do te vazhdoje me shpirtin poetik te shenjtorit humanitar, deri tek ndjenjat dashurore për Token, Njerëzit, pemët, për stinët një kapitull I tere poezish peizazh lirik ndjenje dhe dashuri e përjetshmeje te tjera, si këto.
Le t'ia leme lexuesit ti gjurmoje e ti pushtoje ato, të lumturohet dhe nëpërmjet dhimbjeve dhe lotëve vajtuese te poetit te drithëruar për dashurinë njerëzore.
-Boton Librin e pare me poezi në kujdesin e shkrimtarit Kujtim Dashit dhe recensent poetin Ndoc Gjetja të titulluar "Lotët e puthjes".
Në ketë libër hap portën e poezisë ku në mjaft poezi malli i vendlindjes , dashuria për jetën për Shqipërinë janë thurur plot me ndiejna jetësore.
Gjithashtu në mjaft poezi është vete jeta e autorit Gjoka i cili është një fitimtar i përhershëm mbi rropatjet e tramvajet e jetës i cili nisi aventurën e largimit nga udha e mjerimit siç thotë edhe në një poezi të këtij vëllimi.
Dhe përkundër mjaft emigranteve të tjerë ai për asnjë çast nuk iu dorëzua fatit të mbijetimit për të përjetuar tragjedinë e humbjes së personalitetit e kthimit në anonim , përkundrazi ai fitoi në sajë të botës së tij të pasur shpirtërorë , dashurisë së madhe për vendlindjen , fitoi në saj të shpresave të pashuara. Poezitë e këtij vëllimi janë fragmente të një ditari poetik janë kronikat e internuari i jetës se tij.
-Në 2003 boton librin e dytë me poezi të titulluar "Diellin e kapa për veshësh"
Në ketë vëllim autori Lek Gjoka vjen me i pjekur nga ana poetike, me një larmi idesh e temash, te cilat i trajton me mjeshtëri artistike e me një kolorit shumë të ngrohtë , përziere me erën e bjeshkëve fytyrëqeshur dhe me mallin e pashuar të emigrantit.
Dhimbja, gëzimi, trishtimi; puthja, qarja, dashuria e përmallimi ;gjuha, fjala e kënga; lodhja e prehja; pikëllimi, ëndrra dhe shpresa harmonizohen bukur në vargjet e Lekës, me një frymëzim shumë të ndjeshëm e plot figuracione artistike.
-Në 2008 boton librin e trete me poezi "Dallgëzim i Oqeanit Shpirtëror".
Titulli i librit me poezi mund të tingëllojë plot dhimbje dhe mall për vendlindjen , befasues në takimin apo shikimin e parë. Por , në të vërtetë titulli i përshtatet veprës, sepse shpreh një dëshirë të zjarrtë të autorit që gërshetohet me temat e ndryshme që trajtohen në lëndën e tij poetike. Një rast fatlum , që përcakton edhe hapësirën e larmishme tematike të librit , është fakti që eksperienca e poetit është ndarë midis Shqipërisë dhe Amerikës ku autori jeton prej dhjetëra vitesh. Kjo gjë e ka ndihmuar atë të sjellë një tjetër frymëmarrje në tekstet poetike, duke zgjedhur një këndvështrim më real dhe prekës mbi botën njerëzore e atë arbërore në veçanti të shpërndarë anë e kënd rruzullit.
-Në 2013 boton librin e katërt me poezi të titulluar "Retë i kam mbyllur me çelës" dhe të parin me tregime "Përroi i djallit".
Në ketë vëllim poetik autori ka arritur një pjekuri artistike të larmishme ku mesazhet e jetës, dashurisë dhe kohës ku jetojmë i shpreh plot ndiejna në tre ciklet e librit.
Cikli i parë është me poezi dashurie, dashuri e dashuruar dhe dashuri dhimbje, dashuri prindërore, dashuri për vendlindjen, dashuri shikimesh e dashuri puthjes. Ky cikël titullohet "Sa peshon një puthje"
Cikli i dytë titullohet "Retë i kam mbyllur me çelës" që ka mjaft poezi jetësore , ka dhimbjen që ndesh rrugës së jetës, gëzimin, trishtimin, mallin dhe përballimin e çdo halli që të tjerët ti lenë në derë në udhëtimin tënd jetësor.
Cikli i trete titullohet "Kohën e kapa për dorë" ku autori fare lirshëm, pa drojë, pa lodhje udhëton me vargjet e tij plot figuracione artistike me kohën. Udhëtimin e nis me ditët e javës, me muajt, me stinët të cilët përbëjnë një vit jetësor e cili vazhdon udhëtimin e tij duke na sjelle pranë udhëtimin jetësor të çdo njeriu deri në pafundësinë e universit.
Ndërsa kishte shkruar shpesh here tregime dhe botuar në gazetat shqiptare në Shqipëri si dhe në New York në gazetat "Illyria" dhe "Dielli" autori Gjoka po në vitin 2013 del para lexuesit me librin e pare me tregime "Përroi i Djallit" ku Djalli sipas autorit është komunizmi në Shqipëri i cili ka vdekur si system,,ne koncepete parktikae ne shoqeri por akoma nuk ka dhëne shpirt,me renjet e tij si nje aktopuc helmues..
Mjaft ngjarje jetësorë deri diku reale apo si reale janë përshkruar plot ndiejna në të gjitha tregimet e rrëfyera. Ne mjaft ngjarje sigurisht dhimbja që dikujt jeta ia le në dere të krijon një ndiejnë njerëzore që pa dashje ndonjë lot mund të te rrëshqasë nëpër faqe pa të pyetur sepse ke hyrë në shpirtin e personazheve të tregimeve.
-Ne 2015 si me personazhet e tij në tregime apo poezi edhe për jetën e autorit Lek Gjoka jeta i sjell në dere një fatkeqësi. Me 10 Shkurt kur akoma drita nuk ishte zgjuar nga gjumi pëson një aksident të rëndë automobilistik në punë në Fernandina Beach Florida. Fati tashme ka anen e tij perkrahese,megjithëse plot dhimbje arriti të sjelle ngrohtësi jetësore dhe pas dhjetëra muajsh arrin me vështirësi por të eci me këmbët e veta. Koha për të është shumë e shtrenjtë dhe nuk e gjunjëzon dot. Përveç poezive , opinioneve në gazetat e diasporës se Amerikës si "Illyria", "Dielli" dhe "Gazeta Vatra Online" shkruan mjaft tregime të cilët i beri gati për botim që në 2015 por autori nuk donte ta botonte sepse është viti me i keq plot dhimbje për të dhe familjen e tij.
-Në 2016 do shikoje dritën e botimit libri i ri "Takim me vdekjen" i autorit Lek Gjoka që u gatua në vitin e dhimbshëm plot lot po që tani po i servirët lexuesve. Autori në ketë libër na sjell mjaft ngjarje nga jeta e përditshme, na sjell dhimbjen, dashurinë njerëzorë, dashurinë e çiltër. Gjithashtu në ketë libër autori na sjell plot mjeshtëri disa legjenda shqiptare si dhe jetën e emigrantit.
-Vërtete Lek Gjoka ai arriti ta takonte vdekjen, të takonte dhe të lotonte me dhimbjen e tmerrshme shpirtërorë por korrësi nuk iu dorëzua as vdekjes, as dhimbjes, as stresit që shpesh here udhëton në jetën e tij reale. Ai është një fitimtar i përhershmen me tramvajet e jetës dukë na sjelle jetën e tij në mjaft krijimtari letrare .Libra të rijnë do të trokasin edhe në të ardhëm në portën e lexuesit duke e futur autorin Gjoka në altarin e pavdekshëm jo vetëm të letërsisë së Diasporës shqiptarë të Amerikës por të Letërsisë moderne të Shqipërisë.
Mbylljen e këtyre rreshtave modeste te mija për jetën dhe veprën letrare te princit te ri, lideri mërgimtar te letrave shqipe po i mbyll me fjalët e tij, jetëdhënëse e frymëzuese për te ardhmen e avenirin e gjeneratave te ndritura kombëtare, si amanet dhe epitaf i krijimtarisë letrare:
..."-me ëndërren shpresdhenese , për te thithur ajër te Lire, ngarkova shpirtërisht edhe vargjet e jetës, poezinë mora me vete ne Greqi, Itali deri ne Florida ,SHBA. Bashkë me vargjet, edhe kujtimet për vendlindjen, i ngarkova ne trenin jetësor te shpirtit. Pa Shqipërinë ,Lezhën dhe Kallmetin, kalvari i kujtesës do ish ndalur ne rruge. Poezia dhe jeta ndodhen ne një vagon, ku jeta nuk mund te udhëtoje asnjë dite, kur poezia apo shpirti poetic mungon" (Lek Gjoka,fq,7,"Rete i kam mbyllur me çelës'").....
Fati e solli, hapësira e krijoi ,me ndjenjën e dashurisë vëllazërore dhe te miqësisë poetike, na dha mundësinë të takohem me Lek Gjoken dhe te pimë një kafe familjarisht ne Clearwter, Florida si dy miq e shoke te njohur prej vitesh.
Te dy se përmbanin dot gëzimin dhe mallin për njeri tjetrin, duke folur për kalvarin e rropatjes ne mërgim dhe për krijimtarinë tonaletrarë, si thonë "atje ku dhemb dhembi vete gjuha".
Ishe një takim tejet emocional dhe miqësor. Shkëmbyem dhuratat tona simbolike (materiale te vetmet pasurite tona trashegimie) dhe dhe thesare shpirtërore ,"Librat" tone duke shkruar autografe
.Ndërkohe dhe gratë tone prezantoheshin me jetën familjare, duke treguar dhe ato perpunet tyre gjithe halle ,për fatin tone shëndetësor, unë i operuar disa here nga problemet ne zemër ,disabled, ndërsa Leka, i porsa shpëtuar nda vdekja, nga aksidenti rende automobilistik ,qe kishte bere kohet e fundit ,ku iu desh mjekeve te ndërhynin dhjete operacione ne trupin pa mbarim e tij te sakatuar.
Ndjehej optimist, megjithëse i kufizuar për te vazhduar punën si me pare, dukë thëne -:
"-Boll, e kam krahun e djathte për te shkruar poezitë ,ushqimin e jetës ,dhe këmben për te ngarë makinën. U emocionuam për ato qe kish hequr, dukë i penguar lotët brenda syve.
Ai si gjithmonë me buzëqeshje ne fytyre dhe simpatik djaloshar, sikur nuk i ish ndodhur asgjë ,rrëfente modest për krijimtarinë e tij dhe synime e te ardhmes. Për librin e ri qe ka gati për botim, “Takim me vdekjen" një prolog i gjallë nga jeta e tij, prej një te mbijetuari nga "dallgët e oqeaneve"(titull i librit me poezi. Nuk mjaftuan sakrificat e panumërta te hequra mbi shpine, ai serish te dale triumftor ,një maratonist emigrant, që s'do tia dije me kuraje e mençuri, për te kapërcyer plagët e jetës.
Le ti mbarojmë këto reshta meditimi (mos lodhim lexuesi, por ja vlen),për jete dhe veprën e këtij kolosi te pamposhtur e te pareshtur te krijimtarisë letrarë, me burim te magjishëm muze, zanash dhe shtojzovalles, duke i uruar shëndet dhe suksese ne krijimtarinë letrare, për tu ngjitur ne maje te direkut te anijes,si lajmetar ,zgalem dhe te fluturoje përpara shtrengatava te jetes ne mergim , me shpirtin poetik dhe atdhetar, për te çare ne dallgët e oqeaneve, i pamposhtur dhe ne piedestale te reja, krenar ,pishtar, më flamurin e papërkulur te shqiptarizmit .
Meditime dhe mbresa modeste duke u ndjere i priviligjuar,per sa shkruajta,nga jeta e e ketij eposi, Lek Gjokes, virtuoz dhe i talentuar me shpirtit e tij poetik,nje Lideri ri i Letrarve Shqipe, triumfator ne mergim.
Luan Kalana,
Florida SHBA,Janar 2016