| E diele, 24.01.2016, 11:35 AM |
Dibran Demaku
TINGËLLIMË
-Nëse s`kthehem në këtë tokë!-thoshte dikur një miku im
-Mos më numëroni ndër të gjallët, më dënoni me harrim!
Vitet ikën ai s`u kthye e la peng një premtim
larg nga toka që e lindi s`gjeti tjetër veç-mashtrim!
-Ruaju biro lakmisë!-thuhet në një Urti të vjetër
-Sa më shumë që të kesh-je më pak i vetëvetës!
S`deshëm këshillën të dëgjojmë-u nisëm rrugës tjetër
veç mashtrimit të përkohshëm-nuk i morëm asgjë jetës!
Larg diellit të vendlindjes, metropoleve nëpër botë
stisim vargje pa simbole, pa metafora, me pak rimë
kërkojmë shteg e nuk e gjejmë, shuajmë dhembjen në një gotë
ëndërr-shpuar, shpresë-humbur, jeta ikën-Tingëllimë!...