Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Do t’i kallim fitilat e dritës

| E premte, 22.01.2016, 10:19 PM |


Parodi :

 

Do t’i kallim fitilat e dritës

 

Do t’i  kallim fitilat e dritës –

Do t’ia marrim pushtetin – pozitës !

Pushtetet – pozita    gjitha i ka – e ,

Do t’ ia marrim –  s’ do t’ia lamë as nja – e !

 

Do t’i  kallim gëzhojat  e voes –

Do t’ ia marrim pozitat – Kosovës !

Pozitat –  Kosova çka i ka – e ,

Do t’ia  marrim –  s’do t’ ia lamë as nja – e !

 

Do t’ ia  kallim Kosovës –  Kuvendin ,

Deputetëve –  s’ do t’ua lamë kund vendin !

Do t’i qesim përjashta pozitën –

Le ta shohin Diellin – le t’ rreziten !...

 

Do t’ ia kallim dyert  Qeverisë  – e ,

T’ ia marrim karrigen Agës Isë – e !

Do t’ ia kallim dyert e tarracës –

Do t’ ia marrim karrigen Mustafës !

 

Do t’i  kallim bombolat e tymit –

Do t’ ia marrim karrigen  Hashimit !

Do t’i  kallim bombolat e gazit –

Do t’ ia marrim karrigen e Thaçit !

 

Do t’i  kallim  rrethojat e  tarabës –

Do t’ia marrim karrigen Jahjagës !

Karrigen Jahjaga e ka nja – e ,

Do t’ ia marrim –  s’ do t’ ia lamë as nja – e !

 

Do t’i   kallim  shishet e  “Shlivovicës “ –

Do t’ ia marrim Urën – Mitrovicës !

Mitrovica veç një Urë e ka –e ,

Do t’ ia marrim,  s’do ta  lamë me u nda –e !

 

Do t’ i  kallim bishtat e sakicës –

Do t’ ia marrim vulat “Zajednicës” !

“Zajdenica” – Serbijen e ka – e ,

Dy Serbia nuk i lamë me i ba – e !

 

Do t’i kallim  koktej t’ mollotovit –

Do t’ia marrim valët e Telekomit !

Telekomin – Serbia e ka –e ,

Nuk e lamë na, n’ Kosovë  dy me i ba – e !

 

Do ta kallim Bifurkacionin –

Do ta ndalim Demarkacionin !

Demarkacionin kem me e ndalë – e ,

S’ kemi toka –  Malit t’ Zi me i falë – e !

 

Gjilan, më 20.01.2016.       Demir Krasniqi