Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Francezi, Hasha dhe Isa ndanë Mitrovicën

| E diele, 17.01.2016, 02:53 PM |


FRANCESI DHE HASHA E ISA E NDANË MITROVICËN

Nga Afrim Caka

Helaqët dolën në sipërfaqe...

Maska ka rënë!

Beograd - Presidenti shkja i Serbisë, Tomislav Nikoliçi, ka thënë se ideja për formimin e Asociacionit e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka qenë pjesë e platformës së tij, si një shtet brenda shtetit. Nikoliç në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, ka thënë se idenë për AKS-në e kanë pranuar si BE ashtu edhe Prishtina, pasi që, siç ka thënë, të dyja palët kanë menduar se nuk do të arrihet deri te kjo. E hëngrenë karemin serb BE, HASHA e ISA…!

Dardania është e shenjtë për ne. Nuk bëhet pazare me te!

Të gjitha këto po më vinin ndër mend në një menyrë krejt të parregullt, ndërsa ne po lenim gjysmën e saj prapa nën shkja e shkina. Të tjerët suleshin për të plaçkitur e tjetërsuar banesa e dyçane.

Sikur t’ju thosha, ju dy helaq: e shihni, ja, kësaj i themi Mitrovicë e Zajednicë. Këta vazhdonin të zgërdhiheshin, por për çudi, ata nuk ia vënin veshin fare. Sikur nuk u bënte shumë përshtypje ndarja e saj. Nuk ishte mundimi i tjetërsimit nga shkijet. Goditja ishte e befasishme, mizore. Mitrovica u drodh si epileptik, u nda. Si qytet i stërlashtë, u qëllua në menyrë tinzare, o godit nga një frances dhe nga dy shqiptar faqe zi.

I pari e bëri me urdhër të tij. Ndërsa dy shqiptarët e bënë me firmën e tyre. Themelet e saj rënkuan si të vebra nga dhimbjet e zhvendosjes së gjysmës së saj nën shkja. Qyteti vështronte shqiptarët e trullosur. Ajo nuk e kuptonte ç’kishte ndodhur. Tunde krahët dhe thërriste:

“Kush më vrau mua?”.

Njëri ishte Memet Ali pashë “Maxharri”, ish një oficer gjermanë në luftën gjermano/ruse? Pjesëmarrës në Kongresin e Berlinit. Ishte nga Gjermania. I kapur robë nga rusët dhe dërgohet në Turqi si agjentë Rusë? U konvertua në mysliman? Ishte në të vërtetë i krishter dhe quhej Karlo dë Trua. Kur Mehmet Ali pasha, hundëleshuar, po kërkonte falje, një oficer gardist e plagosi çunin e Gegëhysenajt, Colë Delinë. Coli atëherë vrau pashën, por mbet edhe vetë i vrarë.

I pari Maxharr pasha e ndau Sanxhakun e Nishit. Dalja në skenë e gjeneralit turk me origjin francese, mikë, përderisa lidhej ngushtë me shërbimet e fshehta serbo/turke. E dyta ishte “Konferenca e Paqes në Versaj”. I treti ishte edhe një tjetër oficer frances që shiti sekretin e NATOS tek shkijet e Beogradit për bombardimet e Serbis!

Ndërsa i katërti ishte po ashtu frances Zhak Hogar (Jacqués Hogar). Ish-komandanti i forcave speciale franceze, ka pranuar se ndarja e Mitrovicës në veri dhe jug nga trupat franceze në vitin 1999 është bërë me urdhër të tij. Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti” francezi ka evokuar kujtimet nga angazhimi i tij ushtarak në Kosovë, kur shërbente si komandant i forcave speciale franceze.

Ai kishte qëndruar në Kosovë vetëm 15 ditë! Ky birë bushtre që e ndau Mitrovicën, këtë qytet 100% shqiptare, që e coptoi me lehtësinë më të madhe. Miratimi u bë në heshtje! T’u biem kambanave, të themi se ky gjeneral frances Jacqués Hogar nuk kishte ardhur për të mirë, por për të keq. Erdhi si gongorrë i shkruar çirilic, të shpëtojë Mitrovicën? Është e kundërta: Në mes të Urës me dorën e ngritur, Stop!

Së pesti, më shqetëson fakti që në Dardani nuk po gjendej një subjekt tjetër politik, përtej klasës politike, që të jetë faktor zhvillimi e mbrojtës dhe zgjidhjesh të rregatjeve të prodhuara nga politikat e odave, kafiterish e rrugicash.

Kjo situatë ka një histori ajo quhet tradhti. Qysh se u krijua shteti ynë i ri me një flamur të përçudnueshëm e fatal. Firmëtarët e çmendur vazhdojnë. Të egërsuar ndaj atdheut përse? Për harresën e gjatë ndoshta. Për testamentin e tradhtuar turko?shkja... Edhe kjo na duhej, të na turrej ky far gjenerali frances me ushtarët e tij me automatik në dorë:

“Stop, zonë e ndaluar për shqiptarët!”.

Po atë ditë “trimi” i Brojës i maskuar në mes xhamashë të papërshkruar nga plumbat...!

Ndërsa Hashim, pa fije turpi hynë në Mitrovicën e veritut me autoblindë.

Çfarë paradoksi! Kjo nuk është metafor, por e vërtetë!

O gjëmë e zezë! Dikur moti vetë Hasha e kishte thënë me gojën e qelbur, se kurr s’do ta damtonte Dardanin, Mitrovicën. Me dashje, kurrë, ja që e bëri. Po Mustafa çfarë bëri, përdori vetëm krekosjen, ulërimen antikombëtare sëbashku me firmën e stilolapsin e tij. Kjo dihet. Kjo dihet vërtet, por Tahir Meha e Adem Jashari s’do ta damtontonin kurrë Dardaninë!

Bac nuk u krye, por u tradhtove, në një orët më të liga të saj!

E ndëshkuanë mëmëdhenë. Kjo ndodh në të vëtetë në Dardanin tash e gjashtëmbëdhejtë vjet, e keqja është të mësohesh me të, apo më keq na gënjyet, mashtruat e plaçkitët çdo gjë pa u ndalur që nga 10 qershori 1999. Sidomos unë e miqtë e mi, e kemi përgjegjësin të ngremë zërin e arsyes, madje fuqishëm, edhe pse ndoshta nuk do të dëgjohet e mund të mbetet “zëra që klithin në udhëkryq”. Nëse ka ky shtet autoritet morale?

Sot më shumë se kurre e kemi nevojën e bashkimit të shqiptarëve pa dallim feje e krahine. Ne kemi interesat tona të përbashkëta, andaj duhet të veprojmë njësoj, të mblidhemi si gishtat e një dore të vetme, sepse skemi asnjë ndihmë prej askujt, sepse jemi të rrethuar prej armiqëve shekullor. Që të bëhemi me një mendje, të kemi piksynim, një qëllim të vetëm, duhet të kemi edhe një organizat, një Lidhje të vetme e cila do të na tregojë rrugën e drejtë e të vërtetë, rrugën e bashkimsisë kombëtare shqiptare, rruga që na qonë drejt shpëtimit tonë.

Çoroditja shqiptare s’kishte fund. Pse jeme servil e puthadorësh? Kush duhet të mbajë përgjegjësi. Dyshimi do të bie mbi ca qeveritarë që kishin qenë jashtë çdo dyshimi përpiluesit e programit e të ndarjes së Mitrovicës shqiptare. E këto ide as që mund të përfytyroheshin pa këta dy personazh pushtetar.

Nuk përjashtohej zhdukja e Mitrovicës. Nësë zhdukja e saj, në kohën e duhur, në çastin orëlig, do të kishte shërbyer për diçka, tani që perdja e dramës së UÇK?ës Hashimjane, Xhavitjane, Azemjane e Halitjane..., kishte rënë, ajo më s’i hynte në punë asnjë "luftari", askujt. Mitrovica e gjallë u poshtërua më lehtë, kjo dihej, këtë e mësuam më vonë. Zbehtësia e bënte edhe në uljen e kokës para armikut gjatë ecjës. Për habin e madhe të pushtetit me Thaçin në krye, na gënjyen tërë kohën pa fije turpi e pendese, përgjigjja kishte qenë krejt e kundërta!

Siç ndodhi me rrëfimet e herëshme të Thaçit e të Mustafës, tradhëtia në këtë baladë është tepër e dendur. Për të zbërthyer thelbin e saj, gënjështrat e Thaçit e të Isës, s’ka qenë asnjëherë të lehta, ineteresi përpara Mitrovicës, mëdyshja e vrasësit të Mitrovicës: t’ia puthë dorëm gjeneralit frances për t’ia marrë jetën Mitrovicës. Zgjadhja, sipas Mustafës, në vështrim të parë pas gjykatës ngjan e thjeshtë: firmëtari i dytë i jep fund mëdyshjes, e zgjedh mortin e atëdheut të vetë. Dhe duke e kryer testamentin serb, duket se e ka mbyll çështjen, Zoti e dinte çfarë. Ishin thjesht çmitizues të sëmuar, që kërkonin me çdo kusht në çdo rrethanë të kombit të vet...

Kjo histori mund të mbartte emërtimin “Mashtrimi qeveritar”. Nuk quhej më kot miti i errët i Isa Mustafës dhe miti i errët Hashim Thaçit!

Tani s’na mbetët gjë tjetër t’u bëjmë thirrje rilindësve, shqiptarëve më të lavdishëm i të gjitha kohërave zgjohuni nga varri: “Zgjohu, Skënderbe, zgjohu, Sylejman Vokshi, zgjohu, Mic Sokoli, zgjohu, Adem Jashari!”, ka edhe zëra tjerë qeveritarësh shqiptar të mjerë të shurdhër e memecë edhe ca mysliman fanatik:

“kurr mos u kthefshitë!”.

Me një fjalë, këta dy pushetar, dy rimuhues, dy çmitizues të lindur për turpërim, servilizëm e robëri, si shqiptarë të poshtëruar!”. Duke e zbritur këtë popull në një pakicë në një nënpopull!!! Nuk ka ku shkonë më keq sa kaq!