Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Flaka e yjeve

| E diele, 17.01.2016, 12:48 PM |


Në kujtim të tre martirëve të kombit: Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, e ribotoj poezinë time kushtuar atyre, në këtë datë ku janari sa herë që vjen po digjet n'flakë!

FLAKA E YJEVE

 

(Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit)

 

Flaka është ndezur kaherë

Në janar bën të ftohtë, acar

Palca të ngrin prej shikimeve

Të akullta e të njelmëta zeher

Ashti im mbin edhe në janar

Edhe pse dallëndyshe s’ka tani

Lulebora akoma nuk ka çelë

Bilbili e kërkon që t’i marrë erë

Veçse korbat krrokasin nëpër çati

Kërkojnë ashtin për ta sqepitur

Thuan që ata e parandjejnë kohën

Sikurse njerëzit me shpirt të shitur

Por, yjet e bardhë flakë lëshojnë

Atëherë kur bien për tu ngritur

N’panteonin e kombit të vet pushojnë

Në qiellin e tij të shndritur

Yjet nuk vdesin porse lindin !

E kur lindin nuk shuhen më kurrë

Ata nuk vdesin edhe kur vriten

Por bëhen emblemë në flamur

Dalëndyshet arrijnë më vonë

Në pranverë, kur s’ka më acar?!

Dhe Kënga e Bilbilit bëhet jehonë

Hymn në panteonin kombëtar!!!

© Kasam ShAQIRVELA