| E premte, 15.01.2016, 09:04 PM |
DARDANIA
DHE ZILIA NDAJ SAJ
Nga Afrim Caka?
E kisha mendje te thertorja e kësaj toke Dardane.
Një hartë e përgjakur.
Nuk e di se çlloj harte është: Hashimjane e apo Mustafjane, policore, komike apo tragjike, të bërë copë e grimë...!
Qyqet ndillnin vdekjen.
U mblodhën zoqtë e qyqes për ta shpartalluar Dardanin hijerëndë që vështronte të mundurit, servilët, firmëtarët e tradhtarët. Hartën tragjike të atëdheut e vizatoi dora e Hashim Brojës dhe dora e Isa Prapashticës. O Zot! E ku do të mbytemi ne tani?
Vizat janë bërë nga një dorë e pasigurt, apo, thënë më saktë, nga dy duar ardhacakësh e dhunuesish, që dinë mirë të therrin me thikë ILIRIN, të të bjerë me kërbaq, të të gjuaj me gjuaj me plumb, por jo të vizatojnë pjesë të hartës së Dardanis antike, të ndarënë menyrë të përçudshme.
Duhet grisur kjo hartë, duhet shkatërruar ky shtrat i Dardanis, në të cilin është vënë me dhunë atdheu serbo?malazezë, ka shpërthyer plot mllef në popull.
Këta firmëtar “Dardanis antike” në tërësi, po skena e mallkuar në veçanti, ka ndikuar mbrapsht te populli, duke e rrezikuar kushtetuten, rendin dhe qetësinë publike, prandaj ky milet duhet vepruar shpejt e me forcë.
Kanë burgosur shumë deputet e qytetar, shumica prej tyre janë të rinj. Numri i të burgosurve sa vjenë e rritet, saqë prej ditësh u rrahën si në kohën e shkijeve...
Shiko hartën antike!
Di kush, të më thotë:
“Po këtu, në këtë hartë, ku janë serbo?malazëztë”?
Atje ku ka synim drejt pushtetit e karriges, gjithnjë gjendet vend edhe për zili e lakmi!
Njeriu sa më lartë në pushtet duhet të jetë i drejtë në vëtvete. Çdo kulturë dhe art e stolis njerëzimin, është rendi më i mirë shoqëror, që të gjitha janë fryte të demokracisë, e cila i diciplinon dhe i zhvillonë plotësisht embrionet e njeriut nëpërmjet artit dhe kulturës. Secili prej tyre mund ta keqpërdorë gjithmonë lirinë e vet, në qoftëse ai nuk ka asnjërin mbi vete, që të ushtrojë mbi të tjerët dhunë, kontroll dhe keqëpërdorimin e kushtetutës dhe rendit publik sipas tekeve të tija. Kjo gjen zbatimin më së shumti te njerëzit parazit të cilët u zënë pusi njerëzve të ndershëm.
Dua të them qysh në fillim se shkrimi im nuk ka karakter ofendues ndaj personave që u shitën, u blenë dhe u stërshitën! Ata që prishin me dorën e tyre. E kanë vështirë që ta ndreqin nesër!
Kjo më ka shqetësuar mjaft. Ka zot ky vend. Apo “s’është” i yni. Për gati tremijë vjet, mbrojtja e interesave tona kombëtare ka qenë qeshtje e historisë sonë. Njëherë e një kohë Dardania i përkiste Shqipërisë dhe tokat e saj, shqiptarëve.
Është koha e ndrrimeve, thonë ata që duan t’i arsyetojnë të gjitha mbrapshtitë e tyre. Qenka vështirë të jetosh në kohën, kur fjalët Dardani, atdhe, liri, flamur humbin kuptimin e vetë dhe shndërrohen në fjalë paçavra nga maskarenjtë me lëkur buali, që kurrë s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e keni parë dikush si Isa e Hashimi te jenë skuqur nga turpi lëkura e bualit apo e krokodilit. Pse të besojmë në qeveri? Sepse nuk kemi fitur përvojë as dje dhe as sot... Dhe çfarë sigurie ka për të nesërmen atdheu? Nëse e djeshmja ishte mashtruese, e nesërmja nuk ka asgjë veçse një, dy, tri tradhti, një shpresë kundër çdo shprese. O Perëndi!
Së dyti, ky autoritet i tyre moral, ky autoritet qeveritar, qoftë ministër, kryeministër apo firmëtar, duhet të jenë thelbësisht të përgatitur dhe rreptësisht të formuar me mendime, qoftë në politikë, qoftë në filozofi e qoftë në kulturë apo në art, qoftë në lapsë grafik. Autoritetet nuk kanë kontakt me atdheun, qoftë për të kujtuar tokën Dardane që i lindi apo për të dëgjuar zemrën e tokës nënë që rreh dhe u flet këtyre zullumqarëve e zerzopëve dhe nuk mund ta kenë forcën që u vjen nga rrënja. Këtyre u mungon limfa jetësore. Mungesa e dashurisë ndajë atdheut, që në shoqërinë shqiptare del në pah arroganca politike, arroganca historike dhe kulturore, është burimi i të gjitha të kqijave që na shqetësojnë dhe mbajnë peng Dardanin drejtë zhvillimit të saj, drejtë perëndimit. Me një fjalë shitën çdo gjë dhe lanë qindra mijëra të pa punë.
Urrejtja u shfaq në drejtime të ndryeshme, nëpër xhami, qeveri deri te sakatosja e gjymtyrëve të saj. Tradhtia, ashtu si lakmia për pasuri e karrige, ajo zotëron mjeshtërisht artin e maskimit dhe dinë të shfaqen, për shembull, në pamjen e qëndrimit përuljes ndaj të gjithëve armiqëve rreth e rrotull. Të ndërdyshesh për vertëtsinë e pakontestueshme të këtyre zullumqarëve të këtyre njerëzve pa palcë kurrizore ka pak vend, është e vërtetet se urrejtja, tradhtia dhe egërsia bashkekzistojnë në shpirtat e tyre.
Imazhi i ministrit dhe i kryministrit, dukej sikur kanë dalur nga kopertinat e pluhurosura të ndonjë kronike bizantine të kohës Ana Komnenës apo Mihael Ataliates. Ministri dhe kryeministri të frymzuar dhe të edukuar, dhe pasionet e tyre të agrisivitetit që shprehin ndaj opozitarëve e qytetarëvë të tyre. Është simptoma e kohës son, është shenj pafuqie dhe niveli më i ulët i qytetërimit. Meqë shtetit ton jo vetëm i mungon gjithçka, po e quaj të shmtuar shfaqjen e tyre Hashimjan e Mustafjane.
U erdhi dita edhe krimbave. Krimbëgërryesit zgërdhihen. Pa turpin më të vogël, madje edhe për mendjemadhësi, modë e snobizëm filluan të zgërdhihen edhe para kamerave, kur Gjykata e hodhi poshtë marraveshjen si të dëmshme. Ishte e qartë se ky llum i dalë mbi sipërfaqen kësaj Dardanie, i nxitur dhe i përkrahur nga pushteti autoritar i pushtuesit, të korrupsionit... Po mundohen popullit t’ia impononte një matje tjetër të kohës, e cila do ta vononte udhëtimin e Dardanisë drejtë Evropës.
Me një Dardani të coptuar e të sakatosur!
Po çfarë mund të japë ky element të vjetër në kuptimin e vetëshkatrrimit tonë?
Ka njerëz që në jetën e tyre përserisin gjithnjë ato reaksine te vjetra të trasheguar nga babai që e damtojnë apo që, sadopak i ndjek një fat i keq, një testament i lënë përgjysmë në një kohë që, pa e ditur as vetë ia përgatisin atdheut këtë fat të lig. Nuk do të habiteni kur do të dëgjoni se kam ndërmend t’ju flas për një element të vjetër që ka lindur në konceptin tonë të ri dhe pasioneve për tradhti të jetës politike; gjithashtu mos u habisni as kur mësoni se nga ky elememnt i ri korruptiv nuk ka për të dalë ndonjë zgjidhje aq më shumë do të sakatohet kufiri prej tyre, me anë të tradhtisë, shitjes e dredhisë.
Ende ne se kemi të qartë se ç’ishte kjo qeveri hajdutësh, zerzopësh e palaqosh dhe aq më pak nëse përmendej për mirë apo të keq emri i zyrtarëve zagar të zhytur deri në fundin e qenefit për korrupsion e tradhti. Ç’synim i çuditshëm për t’u marrë me shkatrrimin e hartës tënde, që gërryen vetveten, gërryen atdheun!
Shkurt, Dardania po shuhej nën shantazhin e korrupsionit e të tradhtisë, por e shenjta po shuhej bashkë me te. Shkurt, tradhtia, korrrupsioni që u mbyt bashkë më Dardanin. Kjo mund të mirrej si ndarja bashk me popullin. Jo vetëm vetëm kaq, sa më tepër që Dardania harrohej.
Më lejoni t’ju kujtoj se cila ka qenë pikënisja e këtyre përsiatjeve mbi teorin e pasioneve ndaj korrupsioni e tradhtise, sidomos ndërrimin të kombit me atë të fesë turko/arabe. Kjo ka qenë e njejtë me atë që na ka çuar në rishikimin e marëdhënjeve ndërmjet Unit qeveritar dhe të pavedijës së popullit. Na duket se ky koncepte faktorësh e zagarësh, nevoja e pavetëdijshme për ndëshkim, merr pjesë në çdo sëmundje edhe ky popull që rri e bënë sehir...! Në këto rrethana në vend të keqëpërdorimit të kushtetutës lindën sëmundje të rënda:
“krimimi politikë, haraqi, korrupsioni, monopoli në çdo gjë, vrasjet pas luftës, fasfikim dokumetesh në fund qitja e kufirit në shitje!”.
Në këtë drejtim janë veçanërisht bindëse rastet, për të cilat një korrupsion mund të zëvëndësohet me një tjetër tradhti e servilizëm, shitja e kombit për karrige! Në qoftëse se te kjo prirje për vetëshkatërrim shohim argumentimin e hipotezës qeveritare, atë mund ta quajmë shprehje të prirjes drejtë vdekjes të një krijese të re, si një dhurat e Zotit.
Dhe tani më lejoni të bëj një vërejtje për çështjen e atdheut. Në duart qeveritarëve tanë atdheu u shëndërrua në biznes lokal para situatave të jashtme të caktuara të rrezikut. Ç’mendojnë këta zerzop se Dardania ka mbetur si plaçkë tregu në mes të udhës dhe duhet bërë pazar me shkja e crnagor! Por ne, sado ky popull kokulur të duket nuk duhet të ndalet, e të presim me padurim orën e vdekjes. Apo të vijë ora e kiametit!
Le të pyesin firmëtarët vetën se çështë në thelb e rrezikshme, nga se tremben këta ministra e kryeministra në këto situata vendimtare për atdheun?