Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Frika dhe mbyllja në vetvete

| E enjte, 14.01.2016, 10:22 PM |


FRIKA DHE MBYLLJA NË VETVETE

Nga Afrim Caka

Kur zbriti në facebook shkrimi im ca administratorë, lëxues e komentues radikal u bënë MAHMUR.

Të mos bëhemi kukulla!

Nuk mund të rri indiferent kur ndjek komentet e disa protaginistëve fetar radikal dhe kur ngërthehen protagonistët kryesor të ndonjë profili në facebook. Sido qoftë zgjedhja është e tyre për rrënim të çdo kulture moderne?

O Perëndi, thashë me vete, nuk kishin arritur ta vërbonin shkrimin tim, më në fund. Por kishin ndjellë me zgjedhjen fatale: kërcënimin...! Dikush shkrimet duhet t’i sjellë si një simfoni ngjyrash në jetë me gjakun iliro?shqiptar...! Në të vërtetë, ndonëse përpiqësha të mos shkruaja, pse të ndieja veten fajtor.

Shkrimi im ishte për kulturën Dardane, është për një qështje e jetë a vdekje! Fjala “radikalizmi politikë fetar” shpjegon metodën time të shkruarit e të kuptuarit. “Dituri” do të thotë të njohësh mirë gjuhën time është edhe mendja e njeriut modern. Çdo vlerësim ka nevojë për dy elementë: “lëxoni libra dhe dija është një natyrë e përgjithshshme!”. Sepse kulturës klasike i trenben ata që duan gjithmonë të kenë errësirë dhe të kënë monopilin e dijes dhe çështë më e keqja nuk kanë mendje të lira. Kultura moderne prodhon mendje të lira e të shëndosha në kërkim të së vërtetës për t’i bërë njerëzit të lirë.

Shqiptarët janë vetë fajtor, shkaku i saj nuk është mangësia e mendjes dhe të lexuarit (pse JO), por përkundrazi është vetë fajtor, shkaku i saj nuk është mangësia e mendjes, por përkundrazi është mungesa e vendimit dhe i guximit për ta përdorur mendjen e tij pa drejtimin nga një tjetër. Ky rrezik vërtet është kaq i madh, ato do të mësonim më në fund që të ecnit vet me këmbët, guximin dhe trurin tuajë.

Për të shkruar në një dërras të zezë, prëdorët një shkumës i bardhë, jo i zi, apo jo? Sepse për të shkruar apo për të komentuar duhet vetëm në një dërras të zezë, duhet kontrasti në mes reales dhe jo reales. Gjërat duhet thënë bardhë e zi! Këtë e dinë edhe zogjtë maje mali.

Mund të ma thuani kush e krijon këtë përshtypje? Sepse ju nuk jeni të vetëdijshëm për punën që bëni!

Dikush i shmanget të vërtetës, i shmanget shoqërisë shqiptare, sepse ia kanë frikën realitetit. Disa shqiptarët e kanë humbur shumë organe të shqisave, bie fjala nuhatjen e të kuptuarit në politikë, histori e kulturë. Këta njerëz janë ndarë në dy pjesë dhe kjo është gjëja më e shëmtuar që mund t’u ndodhë ndonjë administratori banal apo ndonjë komentuesi radikal. Ju nuk jeni të tërësishëm ndaj realës, interesi juaj lidhet gjithnjë me veprimet e komentuesve që nuk e parapelqejnë lirin e fjalës, këto janë veprime të gabuara pa e qartësuar me autorin e shkrimit çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe? Këto veprime janë të dhimbëshme.

Shqiptari pothuajse e ka humbur shqisën e nuhatjes. “Shqiptarët duken shumë të varfur!”. Çfarë ka ndodhur me hundën dhe mendjen e shqiptarëve? Pse shqiptarët nuk mund të nuhasin po aq mirë, sa hunda e qenit ose e kalit? Kafshët i kapin aromat në një largësi prej shumë miljesh. Ndërsa shqiptarët sikur s’kan asnjë aftësi t’i mbajë mend historitë e kaluara, robëritë e kaluara. Së pari, këta komentues e administrator duhet të kanë pak sens kritik në punën e tyre duhet të dijnë të ndajnë shapin nga sheqeri, duhet të dijnë të ndajnë falsitetin nga e vërteta, virtualen nga realja. Arsyeja përdor vetëm trurin, logjikën, metodat e saj dhe kategorit e të kuptuarit. Ky është kriter… Por jo arsyeja false – ruhuni nga falsja. Falsja kurdoherë krijon filtër, kurse realja kurdoherë bëhet derë. Realja është kurdoherë urë, falsja është kurdoherë pengesë.

Frika dhe vetëizolimi mund të jenë tipare karakteri i një grupi të vogël apo të madhë! Prej të gjithëve njihen njerëz të tërë, jeta e të cilëve është mbyllur hermetikisht nga çdo vështrim i huaj dhe nga çdo shkrim që hidhet në facebook për të mirën e kombit!

Vetëizolimi mund të jetë karakteristik për ata që kakarisin se duhet ndihmuar atdheun dhe popullin. Tendenca e tyre, është të izolohen në errësirë, në grupe individesh, në besimet e tyre, kjo dukuri është rrënjosur thellë në kulturën e në karakterin e tyre. E vetmja pasoj e tyre e këtyre sjelljeve të vjetëruara nga robëria e gjatë dhe që e kanë humbur fuqinë e tyre nuhatëse, është se me hundën tyre, me verbimin tyre nuk shkonjë më largë veç te surrati i tyre. Ka administrator e komentues shqiptar që reagojnë gjithnjë ndaj diçkaje të re me shqetësim, diçkaje që është në të “mirën” e atdheut! Por vetëm në dëmë të tij! Më shpesh se gjithçka, kësi llojë tipash e frikacakësh, analfabetësh nuk e vëjnë re se prirja e tyre për t’u shqetësuar nga çdo shkak që del në sipërfaqe në situatat e të ndërlikuara, qofshin ato fetare, kulturore apo politike, sa herë situata merr kthesë të re kur duhet të luftohen dukurit negative dhe antishqiptare. Tek ata mund të shfaqet pavendosmëria e tyre gjatë zgjedhjes e ndonjë shkrimi duhet apo nuk duhet të botohen në profilet e tyre.

620 vjet robëri, mësime... nuk ju kanë ndërruar natyren e varfërisë mendore. Humbja kujtesës vazhdon të rritet me hapa gjigante, tashmë do të jenë një ndërmarrje ortakësh e katandisur në mjerim duke vrarë e zhgënjyer miqtë e facebookut. Më e rrezikshmja nga të gjitha eksprimentet është ndryshimi me dhunë apo për më tepër shndërrimi me dhunë i rregullorës së faqes tuaj. Edhe një admin i papërgjegjshëm nuk dëshiron të marrë përsipër fajin për të mirat, që burojnë nga fjalët apo shkrimet e lira. Këta njerëz janë pa brumosjen e duhur të diturisë...

Unë do të doja t’ia vija flakën kësaj faqeje! Ky apo ai administrator nuk janë të përgjegjëshëm për asnjë shkrim, për asnjë vlerë shkrimi, për asnjë bublicistë, për asnjë ide. Janë përgjegjës vetëm për një gjë, për njohjen e vetvetes! Tani edhe sundimi 540 vjeçar na del i mirpriur! Sa ironike nuk i patëm numëruar të gjitha këto gjatë gjithë kohës sa e kishim vetëdijen...

Njerëz të tillë, për të cilët karakteristike është servilizmi dhe përulja përshtaten keq, gjithashtu, ndaj shkrimeve, ndaj punës, e cila kërkonë guxim e iniciativë. Ata ndiejnë vetën kur heshtin vetëm duke plotësuar urdhërin e dikujt. Ca administratorë jetojnë sipas rregullave dhe urdhërave, të vendosura prej të tjerëve, synim për ta ruajtur bythen e vetë. Këta janë njerëzit, paksa të përkulur si dhe nga qëndrimi i tyre. Këta janë administratorët pajtues në çdo gjë dhe vazhdimisht. Ne shkruesit shohim sesi në pranin e të tjerëve ata i çojnë turpin përpara, shojnë, lëxojnë e dëgjojnë me vëmendje se çfarë u thonë radikalët fetar. Për fatë të keq e konsiderojnë veten të tregohen lajkatues, mosmirënjohës dhe ndonjëherë përulja e shoqëruar me frikën e tyre arrijnë një shkallë të pabesueshme.

Këta janë njerëzit, që marrin një llojë turpi të vërtetë të nënshtruar nga të tjerët me mjekra e pa te?