Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Rrezikuan gjithçka edhe atdheun

| E hene, 11.01.2016, 10:03 PM |


RREZIKUAN GJITHÇKA EDHE ATDHEUN

Nga Afrim Caka

Një pjellë varri i pa hapur.

Këto janë vitet më të errëta të demokracisë sonë, pas luftës.

Atdheu kërkon emocione, dhembje, sakrifica e guxim shumë të madh. Edhe për këtë dhembje dimë shumë pak. Dardanin e bën leshë rruspie!

Është e pamundur t’i njohish njerëzit, pa e njohur mirë forcën e fjalëve! Mësova me kënaqësi se shumica lëxuesve të mi u bëjë pjesë te shtresa e intelektualëve.

Nuk e di pse sjellja ime e rregullt, i frymzon ata tradhëtar, servilë e mjekërzinj deri në palcë të zi, t’i kundervihen shkrimeve të mija, me mungesë ndjeshmërie ndaj atdheut. Mos pandeheni se për të kuptuar shkrimet e mia nevojitet kukturë mjekësore e posaqme! Frikacakët vetëm vegjetojnë, ata nuk jetojnë, mbasi e tërë jeta e tyre përshkohet nga frika, injoranca, servilizmi përballë shkajut, në të cilën kanë aq shumë frikë, është më e keqe se vdekja. Ata rrojnë në një fare paranoje, ata tremben nga gjithçka; dhe jo vetëm nga gjërat reale, ata tremben edhe nga jorealja.

Këta janë bërë sakat. Kur koka e tyre bëhet servile harrojnë fare atdheun, kjo është tradhëti. Emër tjetër nuk ka! Këta i tremben ballafaqimit me shkjaun, ata u tremben fantazmave sllave, këta i tremben edhe Perëndisë. Ata tremben nga një mijë gjëra, të cilat ata dhe të tjerët, tamam si vetë këta, i sajojnë mashtrimet, hajdutërinë e tradhëtin. Grumbullohet aq shumë frikë, sa që është e pamundur të jetojnë pa përulje, servilizëm, mashtrime e pasuri!

Nuk mund të vlerësohen ndryshe përpos si demonstrim foklorik provincial, i dëmshëm për integrimet shpirtërore, kulturore e politike shqiptare, andaj edhe për mundësinë e zgjidhjes së drejtë të shqiptarëve në Mal të Zi, në Preshevë, Medvegje e Bujanoc, të shqiptarëve në Maqedoni dhe veçanarishtë zgjidhjes së drejtë të popullit çamë... Rrëshqitjet e tilla politike janë të dëmshme për interesat jetësore kombëtare, ndërsa gabimet historike janë gjithnjë me pasoja tragjike. Çështja shqiptare është ndëkombëtarizuar sot vetëm sa i përket rrezikut rajonal dhe jo si çështje e drejtë e vetëvendosjes kombëtare…

Atdheut i kemi borgjë gjithçka, edhe jetën. Dardania mund të jetojë vetëm me guximtarët. E para gjë që duhet mësuar është të jemi atdhetar e guximtar. Në kundërshtim nga të gjitha frikët, duhet të fillojmë të veprojmë kombëtarishtë. Po pse duhet guxim që të veprojmë? Sepse jeta jonë nuk është më e sigurtë. Në qoftë se ne kujdesemi shumë për sigurinë e atdheut, ne do t’i kufizojmë tradhtarët me një qoshe shumë të vogel, gati me një burg, të cilin këta e kanë ndërtuar vetë. Ndoshta ky do të jetë një vend si gurtë për t’a, pa rrezik për atdheun, por nuk do të ndihen të gjallë. Këta do të jenë tw sigurt brenda kater mureve të trasha çeliku, por nuk do të ketë aventura dhe marraveshje me shkjaun. Thonë se kur shqiptarët falin gjaqe përgatiten për luftë. Kështu ka qenë, ndoshta edhe në të kaluarën, por sot jo. Ne, që kurrë rrugëve shesheve e as sallave të mbledhjeve nuk kemi bërtitur:

“Duam armë!”, atyre që mendojnë kështu u përgjigjemi: “ne falim gjaqe jo pse përgatitemi për luftë, por për paqe!”. Për paqe, liri dhe demokraci, për jetë më të mirë, të qetë e të lumtur, për ardhmerinë tonë e të fëmijëve, ne falim edhe ate që kemi më të shtrenjtë e më të shenjtë gjakun. Vetëm Shqipëria etnike, “hallemadhja ime shekullore” është atdheu im që nuk falet!

Atdheu përbëhet nga gjaku ynë! Duhet të jemi tw guximshëm dhe tw sakrifokojmw gjithçka që ndodhet rrëzë atdheut; s’ka asgjë më të shtrenjtë se vetë atdheu. Mos e sakrifikoni jetën tuaj përhir të gjërave të vogla – parave, pallateve, karrigeve e servilizmit; asgjë nga këto nuk janë të çmuara. Atdheu duhet jetuar në mënyrë aq totale, sa të jetë e pamundur, vetëm atëherë do të ndieni gëzimin, vetëm atëherë flamuri do të ketë shqiponjën dy krenare e bile do të fillojë të valvitet i lirë edhe në Mitrovicë.

Ata që duan atdheun jetojnë një jetë të vërtetë, duhet të rrezikojnë shumë. Ne duhet të ecim drejtë rrugës së Pirros, Bardhylit, Teutës, Skënderbeut, Sylejman Vokshit, Mic Sokolit, Adem Jasharit…. Ne duhet të mësojnë njëren nga mësimet më themelorë, mësimin që këtu është Shqipëri etnike, që atdheu e jeta janë rrugëtimi ynë drejtë Bashkimit Kombëtar, pa fillim e pa mbarim. Po, ky vend, por ne duhet të nisemi drejtë amanetit të parëve. Atdheu është lëvizje e përhershme, ajo kurrë nuk vjen në kurrfarë fundi; ja pse ATDHEU është i përjetshëm. Vdekja ka një filim e një mbarim. Firmëtarët janë vdekja, atdheu është vetë jeta e jonë. Vdekja e atdheut është një ide e rremë. Tradhtarët e kanë krijuar vdekjen e kufirit, kombit, flamurit e të gjuhës dhe synojnë të jenë të siguruar nw parlament! Pikërisht ky synim drejt sigurisë krijojnë vdekjen, lind kaosi dhe anarkia, ngjallin lëkundje në ecjen drejt të panjohurës, drejtë Serbis e Turqis.

E vetmja gjë që e ushqen jetën, është gjaku që rrjedhë në damarët tanë: këta firmëtarë sa më shumë të rrezikojnë, aq më të vdekur do të jenë. Dhe sapo ta keni kuptuar këtë, jo nga dëshpërimi, jo nga dobësia, por nga ndërgjegjësimi i karakterit – sapo ta kenë kuptuar këtë, ata do të tronditen nga turpi i sëmundjes tyre.

Nga dëshpërim i njeriu mund të pranojë qenien pa shtëpi e pa atdhe; por atëherë të rrëshqet edhe dheu. Pikërisht këtu firmëtarët kanë rrëshqitur vetë dheu i tyre. Ata mbërritën shumë afër me armikun, ata ishin fare pranë; e vërteta ishte fill pas luftës. Ata qenë tepër pranë në Bruksel, tamam si me qenë “vëllezër”, por atyre u rrëshqiti stilolapsi sëbashku me dorën e tyre. Në vend që të mbusheshin me mendë, ata u bënë shumë-shumë të hidhëruar nga që jeta e tyre s’ka kuptim pa zajdenicë, që jeta s’ka qëllim, që jeta s’ka siguri pa Serbi. Ata më vonë u tronditën seriozisht; se kuptuan dot. Atdheu u tradhtua…

Edhe beduinët e shkretirave duhet të kishin ardhur në këtë konkluzion, por ata në vend të hidhërimit, parapëlqyen kërcimin në të panjohurën dretjtë Serbis. Ata i kaluan të gjithë kufinjtë. Ata e pranuan këtë ashtu si ç’është. U bënë servilë dhe frikacak. Ata e pranuan këtë vesë si vetë natyrën e punës së tyre; këta “s’kanë arsye” për të ndier veten si tradhtar të çakërdisur. Dhe ata nuk e kuptuan dot – është gjë kaq e shëmtuar puna e tyre. Tradhëtia, si shumë dukuri e gjak prishurve shqiptar, kishin kalendarin e vetë, sipas Brukselit e Serbis kushtëzohej gjithçka për ne. Tradhëti e parë, për shembull, ose përulja e tretë para robërisë nuk ndryshonte nga Esat pasha e Haxhi Qamilët, e kjo nga tjetra, e kështu me radhë, gjer te stina e fundit të dimrit dhe burgosja e deputetve si ne Koren e Veriut (fillimi apo fundi një marrëzie të re).

Mund të thuhej, më në fund, se Esat pashët e Haxhi Qamilët ishin ngritur nga varri!