| E diele, 10.01.2016, 02:34 PM |
S
H Q I P T A R Ë T
Në këtë çast të vet-bashkimit
Kosovë, protesto me sa fuqi ke
në dhomë, në banjo, në balkon
protesto në të gjitha shtëpitë
mbushi rrugët me veten tënde
që të dëgjoj toka dhe qielli
mbroj të mbjellat tua, mos falë
tokë nga toka atdheut, deli zot
vetes, mbushe gojën me thirrje
Kosovë e përbashkimit kombëtar
lajmëroj të gjitha qytetet dhe
fshatrat, lajmëroj Univerzitetet
dhe shpalle Kosovën, Shqipëri
që serbi të mos na futet në asht
Në këtë çast të vet-bashkimit
mbushni sheshet me veten tuaj
dhe këndoni të dëgjojnë të rënët
s´e këtu jemi ! Dhe gjallë jemi !
Rrustem Geci - Dortmund, 2016