| E premte, 08.01.2016, 10:00 PM |
A
JANË EDHE PELEGRINËT KRIMINEL ?
Nga Dedë Preqi
Pelegrinet i quajmë gjithherë si njerëz të përmbajtur dhe të devotshëm, të cilët i përkushtohen shenjtërve, apo pejgamerëve të vet, si edhe vendeve me ndikim fetar, të cilët me urtësi dhe përvujtëni i shfrytëzojnë këto relacione dhe kritere fetare.
Mirëpo, në këtë rrugëtim nuk do të thotë se të gjithë pelegrinët janë njerëz të mëshirshëm dhe të bindur në këtë rrugë fetare, në mesin e tyre ka kriminel, terrorist, lugetër, kasap , vampir, përbindësha, kulqedra, xhebraila dhe shumë të tjerë, të cilët mendojnë se me lutje dhe përkulje, zoti do ti falë mëkatët e tyre.
Nëse nuk keqpërdoret zoti, besimi mund ti ndryshojë marrëdhëniet ndërnjerëzore, përshkak të bindjeve dhe këshillave të mira fetare, por shumica e njerëzimit i mbushur me inkrimitet fshihen pas këtyre kulteve, sepse shpirti i tyre është shitur djallit, dhe se zoti nuk i kap për veshi drejt përsëdrejti për t’ua tërheq vërejtjen…
Analogji e çuditshme me situatën e sotme në Kosovë, kur historia në një formë po përsëritet, për të mbajtur popullin shqiptarë të robëruar. Me gjithë dhunën përmanente dhe politikën antishqiptare që ndoqën, akoma Serbia, mundohet ta nënshtrojë Kosovën dhe popullatën shqiptare. Ajo sot, përmes kafshimëve tjera politike ka gjetë edhe rrugën fetare, për të hapë shtigjet shofeniste në Kosovë.
Dhe aktualisht Serbia përmes Kishës Ortodokse serbe dhe popave në Kosovë, e vazhdon dhe predikon invasionin e saj, për ta mbajtur peng Kosovën, duke e zavendësuar me një zgjedhë tjetër robërinë e saj, përmes së cilës fshihet një arsenal i madh krimesh serbe të dëshmuara edhe gjatë luftës së fundit.
Me gjithë plagët dhe dëmët e mëdha që i shkakëtuan Kosovës, nuk u ka mbetur gjë tjetër kriminelëve serb, që tani përmes festave ortodokse të tyre, të organizojnë nga gjithë Serbia , në formë të pelegrinëve dhe të vizitojnë vendet e krimit, sikur është rasti më i freskët në kishën ortodokse në Gjakovë, apo në vendet tjera në Kosovë.
Qëndresa kosovare i ka tërbuar të gjithë elaborantët dhe kriminelët serb, që nga patriarkët, popat e pseudoshkencëtarët e Akademisë serbe dhe deri në kreun e udhëheqjes së sotme serbe, por ardhja e këtyre pelegrinëve sot nga Serbia, në këto troje të Gjakovës dhe Kosovës, ku në mesin e këtyre pelegrinëve janë edhe vet autorët e krimit, kjo do të thotë se krimi po përseritet edhe njëherë.
Serbia dominoi , masakroi dhe shkatërroi çdo gjë shqiptare, mirëpo populli shqiptarë nuk u dorëzua, dhe sot është zot shtëpie në trojet e Dardanisë, dhe sovranitetin e vet do ta gëzojë, sa do që Serbia, po i shfrytëzon potezat e vet kundër Kosovës, duke mos kërkuar falje dhe duke mos respektuar marrëveshjet e Brukselit.
Pelegrinët e Serbisë që ia mësyjnë Kosovës, tashmë të organizuar për çdo vjet, populli shqiptarë ka të drejtë ti protestojë dhe ti kundërshtojë, sepse shumica e nënave gjakovare dhe kosovare, akoma bijtë dhe bijat e tyre i kanë të humbur dhe të pagjetur , që krimenlët serb i kanë masakruar dhe tentojnë ti humbin gjurmët e tyre, dhe në mesin e këtyre pelegrinëve ka edhe vet autor të krimit.
Si e ndiejnë vetën nënat gjakovare, kur i shohin autorët e krimit me sytë e tyre dhe ata lejohen sot të shetisin të lirë në qytetin dhe vendet e krimit, ndërsa policia e Kosovës, i përcjellë dhe i ruan, sikur ata të ishin të pa djallëzuar.
Dukuritë e tilla nuk kanë baza fetare dhe pelegrine, sepse janë të pajisur me petkun kriminel dhe janë të turpshme, të pa durueshme dhe të padishirueshme, dhe prej tyre mund të dalë edhe më ekeqja, duke ngjallë një urrejtje të pa parë, e cila e nxitë llogaridhënjën, pikërisht në situatat e tilla që po i lejon Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo Europiane në bashkëpunim me atë kosovare, duke mos llogaritur dhembjet dhe traumat e nënave dhe vuajtjet e popullit shqiptarë në Kosovë.
Një organizim i tillë i pelegrinëve të Serbisë, kinse për të vizituar kishat serbe në Kosovë, është i pa dëshirueshëm dhe i pa pranueshëm, i cili nuk ka lidhje me ideologjinë fetare dhe ortodoksinë, duke pasë edhe kisha më të rëndësishme në Serbi, por pelegrinët e tillë kanë qëllime politike, që shumica e tyre i kanë akoma duart e përgjakura me gjakun e bijve dhe bijave tona shqiptare.