| E enjte, 07.01.2016, 08:17 PM |
SHTEGU I MIRE
Cikël poetik nga Gjon Markokaj
ME RROTACION SILLET PUSHTETI
Më, "pikon zëmra",
për vëndin tim
Neseguxojmë, t' themi të vertetën
- Sa herë shkojmë në votim...,
"Luciferrat", po na marrin shtetin
Kemi vuajtë për Demokraci
Po na përçajnë partitë
Jemi vëllëzer, e s' ndahemi!
T' majtë e t' djathtë, jemi dy krahë
S' po ecim me kohen
Po i besojmë," t' ligut e gënjeshtarit"
S' po e kuptojmë "rrotacionin"...?
"Përhiqëgjë", po i shesim votat !
Nëse kthehem në logjikë...,
Votat s' janë, m' u nda nderveti
Ato janë "diçka e shëjtë"
-- Me rrotacion sillet pushteti
Hiqen ata që s' punojnë
"Rrotacioni", zgjedhë të mirët
Kjo s' po ndodhë në vëndin timë
Në votime zëmra po lëndohet...?
Nese vota, "shitet e blihet"
S' ështe më "verdiktë" populli
Vëndi im kështu, s' bën shtet
Kështu, s' po shkojmë përsëmari
Duke shitur votën, "t' ligut e genjeshtarit"
Me dorën tonë, po "vrasim vetën"
Është koha, votën tonë, t' ia japim t' mirit...,
-- Në nji "filxhan ujë", të mos mbytem
MAT E PREJË
...!
"Mat e prej, zgjidh e merr
Zgjidh e merr, mat e prej
Si do ta sjellish, mirë t' del
...!
Populli e thotë:"blej shtrëjt t' del lirë"
-- "Jepi nëndë t' fitojsh dhjetë"!
"Zgjidh e merr, mat e prejë"!
Nji burrë i vjetër, fliste pak si shumë
-- Në llaf e sipër, atijë i thanë:
A është, ma mirë me shitë a me ble?
Plaku e kuptoi se ku e kishin hallin
Ai, u përgjegj, saktë e prerë:
"Ai që s' din me shitë s' din asë me ble"
Zgjuarësia është:"dhunti e Zotit"
E, gjën kudo e mbledh gima - grima
Më shumë e gjën, te njerzit e thjeshtë
Ajo,don shoqëruar, t' pakten me nji kafe
-- Burrnia është në traditë
Atë e ruajnë, mëshkujt e trollit
-- "Burrnia është me takat"
Besën e ruan, shkëmbi e burri...,
-- Ajo s' thehet," është e shtrëjtë"
"Kush thyen besën pret mikun vetit"
Çfarë do të bëjnë, ai s' ka si nderet
Në traditën shqiptare, mbetet i koritur
...!
"Mat e prej, zgjidh e merr
Zgjidh e merr, mat e prej"
Sido ta sjellish, mirë të del
...!
URTIA
Ku përpiqën burrat,
Thonë aty, pëpiqën rëtë
Në nji odë burrash filloi:
Muhabet, i shtruar rrashit
Njëri, fliste me "delikatesë"
Nji tjetër i drejtohet dhe i thotë:
O burrë, "je ka e trjerr hollë"
-- Po na len, me vesh hapët...,
Është ka e tjerr, hollë,
për shokë t' Shkodrës
E jo, për shokë t' Gjakoves
-- Shtoi, nji burrë tjetër...,
Rrufeja, shkrepë ku përpiqën rëtë
Shkëndijat e urtisë shpërthejnë
Në oda, kur përpiqën burrat
Nese nukë i nënvizon, ato t' humbin
Zhduke pa gjurmë si shkreptimat
Nese s' din me e këthye,
S' je i kujdesshëm, "ndoshta t' vret" !
Prandaj, "Oda malësore"....,
Ka qënë e mbetet shkollë në male
SHTEKU I MIRË
Kush ban nderë, ka vlerë
Vlersohet me nji shprehje:
"Më dueal, në shtek t' mirë"
-- Cili është, shteku i mirë?
-- M' duel, në fjalë ...,
I ra drejt, është njeri i vertetë
S' hini me trina malit
Me ndihmoi në nji ditë t' ngushtë
-- E, ka besën, besë
Bashkohen, në nji shprehje
--Më duel në shtek të mirë !
-- Më dual burrë, i mirë!
TARGA E MAKINËS
Në Seattëll të Washingtonit
Më shëndriti dielli si asnjëherë
Pashë nji makinë që m' befasoi
N' vëndin e targës nji korrnizë
Korrniza, m' shkelçej si ari
Reflektonte, nji krye shqiponje
Targa s' kishte, po lexonte:
-- Washingëton Tropoja
Thash me vehte, a mos shoh ëndërr
--U gëzova sa s' fluturova...,
S' isha n' ënderr isha ditën për diell
Shikoj, shoferin dhëndrrin tim
I thashë dhëndrrit, t' lumtë o mik!
Paske vënë nji targë të veçantë
Foli rrjedhshëm, u mburr pak:
"Targa e zëmërs" - është Tropoja
"Zëmëra e jonë", bukuria e Valbonës
"Shpirti i jonë", madheshtia e alpëve
-- Nese i bien, rreth e çark botës...,
S' gjën natyrë t' bukur, si të Tropojës
GAJRETI I FËMIJËVE TË MI
Nana e fëmijëve nisi dhe u plak
Mosmarrëveshje; me burrin pat
Krisi potera, sa s' u ba gjak
Djelët e tyre shumë u nervozitën:
Babës i folën dhe i bërtitën
Nënën tonë mos e prek me dorë
-- Me i bertitë, i ka dalë vakthi
Nuse goditur, bollë t' ka ndëjtë
Plaku i vjetër burrë me sedër
E vret mëndjen, si m' i dalë?
Dy javë ikë në fshat e në sheher
Gjënë nji nuse e veshë dhe e mbathë
Merr këngëtar e "lodraxhi"
Mbi shtepi në nji "shesh kodret"
Nisin dajre, këngë e lodër
I thërrasin këngës majekrahut
Kur del plaka në krevet
Kapë me duar kryet çfarë sheh
E shikon nusen, me plakë t' vet
Nji gjë të tillë, s' e kishte zënë besë
Me nëmë s' e kishte zakon
Ketë rradhë nemi se s' mujti m' e mbajti
I shpërthej "shpirti" si vullkan:
"Marrte dreqi, gajretin e fëmijëve të mi" !
-Per ZemraShqiptare nga Breg-Valbona e Drini, fillim-Janari 2016-