Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Njeriu pa zemër

| E marte, 05.01.2016, 08:28 PM |


NJERIU pa Zemer

 

Nga Luan Kalana

 

Fjala Njeri, gjallesë shenjtëri,

ne vendin tim, fshrirë nga fjalori,

emrin Njeri nuk e zënë më në gojë,

është vetëm "votë",  nuk ka më vlerë.

 

Mos haroni mor "të mjerë",

po mos ishte Njeriu ndjenjë,

që eshtë ngujuar nga skamja,

me pasuri  ju s'do ishit fryrë.

 

Njeriu i etur për pangopèsi,

që do të zerë qiellin me dorë,

me hajdutëri vetëm per pasuri,

shkel njerine  si të ishte plehrë.

 

Më vjen turp nga vetja,

t'ja them emrin Atdheut,

tre dekada, endërr demokracia,

pa ndërruar mirë "mbretërit"

n'rrugë dalim me gurë e hanxharë

jemi ne Europe, nuk vijme nga afrika.

 

Të ndershmëve , i ka shkuar thika në palcë,

nga t'ja mbajë, pa punë e pa lekë,

do rritur fëmija, akoma me lista per bukë,

u ngjirëm:-të rojë qeveria, perëndi Partia.

 

Mburen liderët "do shkojm" në Europë,

vetem e vetem të ruajnë fronin,

po ja puthën "Plakës", edhe menderen,

Europa me ne luan lojen "ku-ka fshehti",

nuk e shihni na injorojne , na ka kthyer brylet,

pret që ne të therremi, të na marrë lekurrët.

 

S'ka faj Europa, anti-njeriu, po na i merr frymën,

u ftohëm me të tëra, shikojmë vëngër,

edhe nënë e babë na duken të huaj,

pa le vëlla e motër, jetojnë në planet tjetër.

 

Mos i kerkoni UFO-t ne qiell, galaktika,

jane ne toke , njeres si ne, mes  nesh,

me gjak te ftohte, me sy e  veshe,

njeres pa cipe,  me maske, , pa zemer !