Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rexha: Spektri artistik si metaforë mbresëlënese

| E diele, 03.01.2016, 12:18 PM |


SPEKTRI ARTISTIK SI METAFOR? MBRES?L?N?SE

Nga Nexhat Rexha

Libri botohet me rastin e 70 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë letrare e publicistike të shkrimtarit Ibrahim Kadriu. Libri në intonimet e shpërfaqjejeve karakterizon frymën shkrimore të fjalës, nëpër periudha nga më të ndryshmet. Rrjedha e kohëve faktorizon elementet qenësore të ngjarjeve nëpër të cilat kalojnë, parashtrimet sensibilizuese me koloritin universal të arkitekturës konkretizuese, në pamjet ambientale si dhe në reflektimin e atmosferën krijuese e shoqërore. Në këtë konstelacion të shkrimit e botimit të veprave vjen edhe libri”Qasje veprave të Ibrahim Kadriut” i përgatitur nga Dr. Labinot Berisha. Krijimtaria artistike e Ibrahim Kadriut që nga libri i parë poetik “ Netët e kradakut”, 1969 dhe deri te romani” Përtej binarëve”, 2015, i botuar këtyre ditëve, është e gjerë dhe ka shtrirje në të tri gjinitë letrare, të cilat janë kronika, artikulime shumëdimensionale.

Në këto vështrime të përmbledhura në këtë libër, janë ruajtur paraqitjet e shumë autorëve, të cilët janë marrë me veprën letrare të Ibrahim Kadriut. Nëpër faqet e librit mjaft voluminoz, janë ruajtur trajtimet e mbresat e kohëve, ngjarjeve , të cilat janë kuptuar apo vlerësuar nëpër këto dekada të kohëve. Për lexuesin e vëmendshëm vepra e Ibrahim Kadriut ka rrjedhën, dinamikën e aktualiteteve, brenda kornizës kohore ,duke i lidhur edhe periudhat e mëhershme nga më të ndryshmet, të cilat më shumë mund të kuptohen në tërësinë e veprës së tij. Çfarë mund të parashikojë në cilëndo veprën origjinale autori, e çka mund të prejudikojë interpretuesi pas leximit të veprës letrare? Këto aludime, konstatime, mbresa i kanë edhe anët e veta si regjistrim e matje kohe, për të konstatuar lexuesi se sa janë ruajtur në vepër akualitetet e kohëve. Mirëpo, vepra e Ibrahim Kadriut ka edhe rrugëtimin jashta ambientit tonë gjuhësor, ajo është përkthyer edhe në disa gjuhë tjera evropiane. Kështu, që mendimi estetik për brendinë e veprës së tij, ka edhe këtë shtrirje të njohjes e përjetimit artistik. Parashtrimet në librin ”Qasje veprave të Ibrahim Kadriut”, Labinot Berisha ka theksuar në parathënie, se:” Ky interesim për veprimtarinë e Ibrahimit lidhet me faktin se në veprat e veta ky autor vështroi disa fenomene të rëndësishme të rrjedhës jetësore të botës e të njeriut tonë në vijën vertikale dhe horizontale, që ishin aktuale dje e janë të tilla edhe sot”.

Konsiderojmë se autori i përmbledhjes së këtyre vështrimeve ka lidhur veprat e mendimet kritike të shumë autorëve, duke njohur veprën origjinale dhe krahasimi vjen si rezultat reciprocitetit. Në këtë shtrirje faqesh vijnë 111 punime të shkruara nga autorë të ndryshëm, disa nga ata kanë të botuara edhe disa punime siç janë, tetë vështrime kritike të Ramadan Musliut, pastaj të disa autorëve me nga tri e dy punime. Duke mos lënë anash punimet më të thella shkencore të Dr Mahmud Hysës , në dy libra studimor për veprën letrare të Ibrahim Kadriut, e që këtu janë përfshirë dy punime. Në këtë libër sa afirmativ, po aq edhe reprezentativ lexuesi kërkimtar mund të gjejë mundësi për zgjerim krahasimtar për këto mendime të shfaqura në libër. Mendoj se në letërsin shqiptare janë të pakta këto botime. Kështu , libri përmbledhës me autorë të ndryshëm, si në mënyrën e interpretimit, poashtu edhe në bartjen gjuhësore është bagazhi që plotëson arritjen e vlerësimit jo vetëm si botim, por libri ka arritur cilësimin, plotësimin e nevojshëm të këtyre botimeve të mungura në kulturën tonë. Libri ka tri kaptina ndarëse për punimet e botuara nëpër kohë, të cilat specifikojnë edhe llojet shkrimore të veprave origjinale.

Në pjesën e parë “I - Për veprat në poezi për të rritur, janë paraqitur shkrimet për vëllimet poetike, e të cilat komunikojnë edhe në gjuhët tjera, ajo që dallon në këtë kaptinë, është se mendimi kritik është dhënë edhe nga disa autorë rumunë, fal angazhimit meritor të përkthyesit e veprimtarit Baki Ymeri, si dhe përkthimeve në gjuhë të tjera. Për të bashkërenditur mendimin kritik, se poezia e Ibrahim Kadriut tingëllon bukur edhe në gjuhët tjera, sipas kritikës letrare. Ndërsa, si pjesë e dytë e kësaj kaptine” II- Për veprat në poezi për fëmijë”, ka tri parashtrime në të cilat spikatet poezia për fëmijë. Pjesa e dytë ” II-Punime për veprat në prozë”, -“Për veprat në prozë për të rritur”, shihet se vëmendja e vlerësimit kritik ka tërhequr më shumë kureshtjen për prozën e Ibrahim Kadriut. Romanet e Ibrahim Kadriut të përkthyer në gjuhë të tjera,rumune, turke... kanë arritur sukseset e para, sepse ato janë pranuar e vlerësuar për nivelin e lartë artistik të tyre. Konsideroj se proza e Ibrahim Kadriut me depërtimin e saj në gjuhët tjera, do të mundësonte njohjen më të mirë të aktualitetit shqiptar nëpër kohë. Dhe si e tillë ajo, me brendinë e saj që ka, afron lexuesin më afër kulturës sonë. Ibrahim Rugova Për romanin “Kroi i Ilaçit” thotë këtë mendim në kohën kur u botua romani:“Nga e gjithë ajo botë e pasur me elemente mitike dhe me një perceptim të zhvilluar mitik, autori veçon Kroin e ilaçit, si përfaqësuese të saj për ta bërë përfaqësuese realizues edhe të botëkuptimeve të njerëzve në rrjedhën e kohës dhe në momentin aktual kur zhvillohet realja.

Madje-madje është një reprezentant i filozofisë ekzistenciale të tyre, sepse u ndihmon të orientohen në bindje dhe orientimet jetësore” Ndërsa, kritiku Ramadan Musliu shprehet: “Se e kaluara paraqet një preokupim të përhershëm të këtij autori mund të shihet edhe nga romani më i ri “Qyteza buzë liqenit”. Pikërisht identiteti i vizionit që del mjaft i mëvetshëm na bën me dije se romani i ri i Ibrahim Kadriut shënon edhe një hap më tutje në kultivimin e këtij zhanri të prozës”. Pra, sipas mendimit të këtyre kritikëve dhe shumë të tjerëve, arrijmë në përfundim se proza e Ibrahim Kadriut ka arritje të rëndësishme në kulturën tone,ai ka shënuar vlera për të gjitha kohët dhe ka shtrirje të avansuar edhe për kulturat tjera. Pjesë e kësaj kaptine të dytë është edhe pjesa ”II Për veprat në prozë për fëmijë”, nga këto vepra origjinale, dhe vlerësimet kritike për veprat në prozë për fëmijë, shihet se Ibrahim Kadriua ka origjinalitetin krijues me shtrirje e depërtime të gjera edhe në botën imagjinative të fëmijëve. Duke shkruar për këto proza ,shohim se vlerësimet kritike janë bërë shumica prej tyre nga vetë autorët e letërsisë për fëmijë, çka do të thotë se proza e tij ka nxitur interesimin për të dhënë mendimin vlerësues për të.

Ndërkaq,Ymer Elshani për romanin e Ibrahim Kadriut shkruan: Romani “Epoka në figura”, siç sugjeron edhe vetë titulli, është një roman historik për fëmijë. Personazhi kryesor i tij është një shëmbëlltyrë e njohur e historisë së popullit tonë…. Këto rrethana do të ndikojnë që edhe jeta të ishte e nderë, plot vështirësi, padrejtësi e kundërthënie. Në një ambient dhe një kohë të tillë rritet dhe formohet edhe Idriz Seferit,”Pra, shkruhet e thuhet mendimi në kohë për të mbetur si testament i rrjedhës së ngjarjeve, për të kujtuar rrjedhën letrare dhe për të ruajtur kujtimin për fjalën e thënë edhe të Ymer Elshanit e shumë të tjerëve. Pjesa e tretë” Punime për veprat e tjera”, Labinot Berisha ka radhitur shkrimet monografike, çka veprës i jep fuçinë edhe më të madhe se, Ibrahim Kadriu edhe në këtë fushë ka arritur artikulime të dalluara, me të cilat ka diktuar e nxitur, se ai edhe në këtë fushë është i veçantë dhe i afron lexuesit pjesën me kapitale të njerëzve me horizontin ndriçues e jetësor për atdheun. Për ata që sublimuan gjithçka për këtë vend.

Pena e Ibrahim Kadriut ka arritur për lexuesin e sotëm të shkrijë, dëshmojë rrugën jetësore , të atyre që i dhanë atdheut krejt atë që ditën e mundën. Kështu, shembulli i tyre dëshmon historinë dhe për lirinë që e kemi ne sot. Me këto mesazhe të protagonistëve real dhe atyre imagjinativ, Ibrahim Kadriu ka dëshmuar se pena e tij prej shkrimtari ka rëndësi edhe përtej kohëve tona, për të begatuar faqet e ndritshme të kulturës sonë kombëtare. Me të gjitha këto parashtrime e zgjedhje,lexuesi kupton se spektri letrar i Ibrahim Kadriut është sa reflektues, po aq është edhe edukativ e atdhetar. Vepra me tërësinë e saj artistike ka mesazhin e qartë dhe metaforën e padiskutueshme artistike. Ajo arrin të ruajë të gjitha pikat e ndjeshme të kolektivitetit tonë për të gjitha kohët.

(Dhjetor, 2016). Zgjodhi për Z.SH: B. Y.