Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Ardhmëria kombëtare në pikëpyetje

| E enjte, 31.12.2015, 06:06 PM |


Ripushtimi në heshtje. Ardhmëria kombëtare në pikëpyetje

Nga Fahri Xharra

Shkenca e sotme e ka të vërtetuar se njeriu gjatë një jetëgjatësie prej 70 vjetësh i ndërron deri në 18 kg lëkurë . Mirë ,proces natyror kishim me thëne.

Por si largohet ajo lëkurë e vdekur nga trupi? duhet shpjeguar mirë , pa anime partiake , lokale trashëguese , fetare etj.

Isha në mes të shkrimit :  “Paratë e Erdoganit janë antishqipatrizëm” (fxh ) dhe videos disa minutëshe për civilizimin Danubian , mbi 7000 vjet të vjetër; dhe ndër kohë e lexova edhe këtë: “Shqiptarët kanë qenë gjithmonë tepër pro-amerikanë. Kosovarët e çmojnë thellësisht intervenimin e NATO-s në vitin 1999, që e çoi Kosovën drejt pavarësisë. Ata u janë shumë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin që ata kanë dhënë në koordinimin e njohjeve të bashkësisë ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës. Duke e pasur parasysh lidhjen e fortë në mes Amerikës dhe shqiptarëve, rritja e ndikimit të islamizmit në Kosovë, është thellësisht shqetësuese. Kosova gjithmonë ka qenë një shtet sekular me një shumicë myslimane shumë liberale.  Sidoqoftë, karakteri sekular i Kosovës po ndryshon.”(nga Të mos lejojmë që Kosova të bëhet një vatër e re e islamizmit në Europë -nga David L. Phillips )

Kah t`ia mbajmë ?

Por te kalojmë tek ndërrimi i lëkurës së vdekur të trupit , e cila me anë të larjes ikën nga ne .Pra , “ zhylla dhe zdralat “ janë vetëm lëkurë e vdekur ; të cilën ndonjëherë përkundër trupit të lagur duhet fërkuar me diçka të vrazhdë për ta hjekur mbetjen e cila edhe mbanë erë të pakëndshme.

Pra kush janë “Zhylla” dhe “ Zdralat “ që duhet larguar nga trupi ?  sepse edhe shoqëria shqiptare ka nevojë ta largojë zhyllat dhe zdralat shoqerore ; helbete se edhe shoqëria është e gjallë.

Prapë një ndërprerje:” Emri i Dardani, dardan, Dardan është njëri nga toponimet, etnonimet, fitonimet dhe antroponimet antologjike të gjuhësisë historike e të sotme shqiptare. Në gjuhësinë shqiptare emri i Dardanisë (kryesisht në kontekst të njërës prej krahinave të Ilirisë), është përfshirë në shtresën t toponimisë së antikitetit shqiptar, si Albanoi, Dalmatia, Dimallum, Ulcinium, Scardus Mons, Naissus etj., zgjidhja etimologjike e të cilës, në vija të përgjithshme është kryer nga Zef Skiroi (1836), Begzad Baliu,prof.dr.)

Sa i dimë këto gjëra,  a na duhet historia , e kaluara e jonë ? sigurisht që po .

Miku  më shkruan: “Iliria e Bukur , Dardania e Shenjte ! Këtu janë rrënjët e civilizimit te kësaj bote ! Pse historiani gjerman Hermman nuk e permend Ilirinë, Dardanine ? Kjo është diçka e shenjte per tere njerëzimin ! Po edhe te sumeret ( Babiloni ) shihen qarte gjurmën e civilizimit ilir , po ashtu te hititet, brigjet, lidet ne Dardanine Azijane ! Trojen, Romen, Konstandinopojen i themeluane iliret dhe ky është trekëndëshi i civilizimit, por tere madhështia ilire shpërtheu ne Romen Aeterna, Romen e etereve, e brezave, Romen e përjetshme , Romen e shkëlqimit dhe madhështisë ilire ! Mos te harrojmë qe Vulën e civilizimit te sotëm qe e ka dhe e gëzon Europa Perëndimore ia dhanë dy perandorë ilire nga Dardania: Konstandini i Madh dhe Justinani i Madh dhe qindra mbretër, monarkë dhe perandorë te tjere ! Por , pa asnjë dyshim Dardani Evropiane është vendi ku u krijua civilizimi i kësaj bote ! - Gjetje arkeologjike te nje qytetërimi ilir gati 7 mije vjecar, shume te zhvilluar , pra u gjeten ne fshatin Bacileve ne mes te Prishtinës dhe Llapit ! Pse heshtin " akademiket "! Hahaha .. A e dëgjove kryetarin e akademikeve ,z. Xharra çka tha ? Ne njëfarë forme tha qe mos te provokojmë Serbinë ! Kane fole shume tha akademiket serbe, ne s`kemi nevojë te flasim shume ! Hmmmm .. Serbët kane fole, po kane rrejte shume edhe kane fituar , e këta mjera at tane, spo dine nieri, ndoshta e kane hanger bumbanin diku edhe s`guxojnë me fole !!!!! ( Isa Rexhepi , Dortmund )

Kurse tjetri pa e njohur historinë shkruan ,totalisht i humbur nga propaganda e sekserëve erdoganian : “Armiku i jon ështe serbi greku Erdogani ështe mik i popullit shqiptar Erdogani ështe aleati më ij vjetër i miqve ton amerikan Po tij o plak e uren fehen islame edhe e uhren erdoganin ështe turp për shpifjet që bën tij o f xharra; *Berzat Nebija* .

Kurse tjetri (A.A.) :  ””lexo sa lek po investon Etdogani ne Maqedoni ,Kosov ,e Shqiperi ,nepermjet shoqatave e gazetave e siteve internet ,qe bejne propaganda turke ,ka me dhjetera shoqata qe marrin leket NGA Etdogani per te per polutik pro turke ,,,,ca e quan kete ti ,kjo do te thote te fusesh hundet ne punet tona ,,,terroristat e ISIS qe Jan nisur NGA shqiperis dhe kosova dhe maqedonia Jan rekrutuar NGA keto qendra kulturore turke NGA keto shoqata ,,ca mendoni ju se si dim gjerat ,turqia i le te hyn e Dalín NGA turqia PA i kontrolluar bile i ndohmon,,keta persona po i prishin Pune njohjes se kosoves ne arenen nderkombetare po e dobesojne se bota thote qe ne jemi vende terroristash ,e kjo per faj te atyre qe financohen ng turqia dhe genjejne rinine “””

Hec e merre vesh  këtë popull , i cili e vë ardhmërinë e vet kombëtare në pikëpyetje.

Gjakovë, 23.12.15