| E merkure, 06.08.2008, 06:32 PM |
Minella Kureta: Në stadiumin e Sarandës, 2 mijë veta qëndruan në këmbë dhe nuk uleshin nga emocionet e paparashikuara
Albert Zholi
Festivali i Këngës Çame i paimagjinueshëm
Nga Albert Zholi
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, po mbush 6 vjet aktivitet. Ajo që të bën përshtypje në këtë grupim është gjeografia e zhvillimit të aktiviteteve. Aktivitetet e tij prekin çdo pëllëmbë tokë shqiptare nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe deri tek Çamëria në Konispol. Duhet thënë pa rezerva se, Unioni po zhvillon çdo vit aq aktivitete brenda dhe jashtë Shqipërisë, saqë nuk ka mundur ti zhvillojë asnjë Institucion kulturor shtetëror. Në gamën e aktiviteteve veçohen Festivali “Sofra Dardane” dhe Festivali i Këngës Çame. Për të patur një informacion më të plotë për aktivitete e Uninoit për “Telegraf”, zhvilluam këtë bisedë me Drejtorin Artistik të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, z. Minella Kureta
Z. Minella çfarë përfqason në vetvete Unioni Artistik i Kombit Shqiptar?
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar është një bashkim i shoqatave kulturore artistike nga Kosova në Çamëri dhe nga Shkupi në Ulqin.
Kush është qëllimi i këtij bashkimi?
Qëllimi është për të mbrojtur vlerat kulturore artistike më brilante të popullit shqiptar, për të gjallëruar jetën kulturore artistike të të gjithë trevave, për të mbrojtur kostumografnë, etnografinë dhe të gjitha zakonet më të mira të popullit shqiptar.
Ju si Drejtor Artistik i këtij Unioni, mund të na thoni për veprimtarinë që zhvilloni çdo 25-27, qershor në Sarandë dhe përse zhvillohet kjo veprimtari?
Në këto tri ditë (25-27 qershor) zhvillohet një prej festivaleve tona më interesante, më të bukuara më të veçanta. Ky është Festivali i Këngëve dhe i Valleve Çame, i cili zhvillohet në qytetin e bukur të Sarandës, duke menduar sepse aty ka më shumë pjesëtarë të komunitetit çam. Neve, krahas përfshirjes në këtë organizim të këtijë fesitvali të të gjithë komunitetit çam, ftojmë dhe presim nga të gjitha trevat shqiptare, artistët më të shquar të kombit shqiptar, jo vetëm ata që këndojnë dhe vallëzojnë për çamët, por edhe ata që këndojnë për çamërinë me motivet e tyre të krahinave të ndryshme.Duke pasur parasysh se këtë vit Kosova fitoi Pavarësinë, tani e ka radhën Çamëria të fitojë të drejtat e mohuara. Veç kësajë, ne si Union kemi pasur parasysh se është e vetmja trevë shqiptare që nuk është e shfrytëzuar nga ana etnokulturore dhe ka një pasuri të jashtëzakonëshme. Kjo na ka detyruar që, Unioni Artistik i Kombitr Shqiptar, të ketë përkushtimin që të bëhet sa me më dinjitet ky festival.
Sa vjet ka që organizohet ky aktivitet për Çamërinë?
Ky është festivali i dytë dhe do të jetë i përvitshëm, par do të organizohet çdo vit në të njëtën datë.
Kush ishte e veçanta e Festivalit të sivjetshëm dhe diçka mbi gjeografinë e pjesmarrësve ?
Këtë vit pjesmarrja ishte e jashtzakonshme. Mirrnin pjesë mbi 800 artistë. Artistët ishin nga të gjithë trevat shqiptare, duke filluar që nga Drenica, Gjilani (ku mund të theksoj këtu trupa muzikore e Gjilanit ishte dhe fituesja e çmimit të parë), Mali i Zi me këngë dhe valle dhe ku të gjitha këngët dhe vallet ishin me motive çame. Në grupin e Gjilanit bën pjesë Enkelejda Allushi (Arifi), këngëtarja çame nga Rrogozhina e martuar në Gjilan. Ajo është një nga këngëtarët më të mira për zonën e Camërisë, më partriotja, më e përkushtuara për motivet çame. Ajo jo vetëm që kishte bërë një këngë të re me një videoklip të ri (“Çamëri nuse me halle”, ku gazeta Telegraf pati fatin të marrë intervistën e parë) por ajo ka disa këngë shumë të bukura me motive çame në këtë ansambël.Kur e kam dëgjuar për herë të parë këtë këngëtare thashë se u ringjall Tefta Tashko,
por atje ishin katër Tefta Tashko shumë interesante.
Sa këngë dhe valle (të kënduara) u kënduan gjithsejt në këtë festival?
Vetëm grupe dhe ansamble ishin 22.Çdo grup kishte në dispozicion 15 minuta kohë për prezantim. Pra ishin rreth 90 këngë dhe 15 valle.
Sa ditë zgjati ky Festival?
Zgjat 3 ditë. Pra, ashtu sikundër edhe vjet, ideimi është bërë të zgjasë 3 ditë. Eksperienca e vitit të parë bëri që ne ta fiksojmë këtë qytet si qytetin e Festivalit të këngës çame sepse pamë se në Sarandë njerëzit janë të dashuruar me këngën, me librin, kulturën. Stadiumi i lojrave me dorë të dy vitet ishte plot. Megjithëse natën finale kishte dhe ndeshje futbolli në stadium nuk kishte vend se ku tu uleshe.
Kë do të veçoni ngjarjen më emocionuese në këtë eveniment?
Në qoftëse themi në kuadrin e përgjithëshëm, festivali ishte nata e tretë ku ishin përzgjedhur grupet më të mira ku kishte dhe solistë dhe këngëtarë të ftuar për të përshëndetur. E veçanta ishte se u ngrit stadiumi në këmbë dhe rreth një orë në fund të shfaqjes, 2 mijë veta qëndruan në këmbë dhe nuk uleshin nga emocionet e paparashikuara, kur të gjithë shkallët e stadiumit ishin me spektatorë. Kushdo kishte dëshirë që të mos mbaronte kurrë ajo natë e bukur, plot surpriza.
Sigurisht një sipërmarrje e tillë ka dhe shumë shpenzime. Si i përballoi Unioni këto shpenzime akomodimi ?
Pra Festivali u mbulua me shpenzimet e Unionit dhe me mbështetjen e disa sponsorizuesve. Eshtë për tu evindentuar se nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe nga ana e Bashkisë së Sarandës neve morëm një mbështetje minimale. Këtu dhanë një kontribut disa bisnezmenë çamë, por ajo që vlen të thekshet është se mund të jetë festivali më i rrallë në botë që bëhet me më pak shpenzime. Pasi aty ndihmoi dhe populli në akomodim. Të mbledhësh nga të gjithë trevat shqiptare 800 artistë për tre ditë dhe të harxhosh sa një dasmë e madhe kjo është një ngarkesë e jshtëzakonëshme për ne që i organizojmë dhe vlen për ti përmendur dhe ata dashamirës çam dhe ata jo çamë që janë pronarë të hoteleve të Sarandës, të cilët na krijuan mundësinë që akomodimi të bëhej sa më lirë (pagesë sa më minimale). Akoma më tepër që tani është edhe periudhë plazhi.
Po nga politika a keni patur mbështetje, apo politika problemin çam e shikon si çështje që i sjell vetëm shqetësime?
Ne nuk e afrojmë politikën në këto Festivale, sepse do ti shfrytëzojnë për qëllimet e tyre. Po të kishim suport politik besoj nuk do të kishim pjesmarrje të tillë. Politika shpesh herë e prish imazhin masiv të Festivaleve me karakter të theksuar Kombëtar. Por individë të veçantë erdhën si zv. ministri i Kulturës Ekrem Spahiu, ishin Shpëtim Idrizi, Valentina Leskaj, pa llogaritur pastaj drejtues të partisë çame, të cilët janë pjesë e komunitetit. Ata ishin më shumë si përshëndetës, se sa pjesë e Festivalit. Ata erdhën si spektatorë .
Cilët janë aktivite e tjera që keni zhvilluar gjatë gjithë vitit dhe çfar ë mendoni në të ardhmen?
Në këtë vit kemi pasur 3 festivale për 6-mujorin e parë.Ka qenë Festivali Ndërkombëtarë i Polifonisë në Bylys.Polifonia shqiptare sot mbrohet nga Unesko për vlerat e rralla, kjo ishte shtysa që na çoi për për organizimin e një Festivali të tillë. Organizimi i festivalit Ndërkombëtar në Bylys, kishte si qëllim përveç evidentimit të vlerave të rralla të këngës labe dhe mbrojtjes së saj, të evidentonim dhe Bylysin përpara organizmave ndërkombëtarë të kulturës si një qytet të vjetër, me një kështjellë 3 mijë vjeçare para krishtit. Pra Bylysi të evidentohej si një pasuri botërore, (legjendë e historisë shqiptare) me qëllim që dhe ajo të merret në mbrojtje nga UNESKO. Organizuam të përvitëshmen “Sofrën Dardane”, e cila është Festivali më i madh i trevave shqiptare ku mblodhëm 1200 artistë.
Sa herë është zhvilluar Festivali i Sofrës Dardane ?
“Sofra Dardane” është edicioni i gjashtë. Në këtë vit ka qenë festivali më i madh ku u evidentuan vlerat më të rralla për artin shqiptar. Kemi pasur edhe aktivite të tjera siç ka qenë një koncert për Kosovën me Qëndrën Ndërkombëtare të Kulturës. Kemi patur një koncert në Durrës ku u bë Festa e Detit.
Dhe tani më 31 korrik deri më më i gusht ne, në bashkëpunim me shoqatat shqiptare të Malit të Zi, organizuam një aktivitet shumë madhor, kulturor -artistik i cili evidentoi jo vetëm vlerat kulturore artistike të trevave të asaj zone, por edhe vlerat e rëndësishme historike, ku mbi 10 mijë veta nga të gjitha trevat shqiptare ishin pjesëmarrse (pasi një pjesë e aktiviteteve u zhvillua në ato bjeshkë të rralla).Aty u prezantua një spektakël i rrallë. Ishin 6 ansamble nga Kosova, 6 ansamble nga Mali i Zi, dhe 10 këngëtarë të shquar nga Shqipëria. Kishte edhe grupe të tjera artistike nga Shqipëria. Ky aktivitet multikulturor kishte edhe lojëra popullore nga më të ndryshmet, gara kuajsh. Ky festival zgjati dy ditë, ku spikati në mënyrë të veçantë këngëtarja Valbona Peraj, e cila mori durtrokitje frenetike. Festivali të zgjati dy ditë.