Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Shqipëri në flamur

| E premte, 25.12.2015, 01:33 PM |


HIMN PËR ATDHEUN

 

Kosovë, të këndoj  me gjuhën   

parë    tokës,  me  gjuhën  e  njeriut

tonë , me  gjuhën, pellazgo-shqiptare

me gjuhën shqipe që  e fliste Homeri

 

Nuk ka një gjuhë  tjetër  perëndie, sa

shqipja jonë, sa gjaku  i  saj gjuhësor

sa dielli ynë dhe  hëna  shkëlqimtare

sa katër elementet krijuese të natyrës

 

Kosovë, muzë me gjijë të erës, muzë

me ëndërr në shpirt, t´i je koha; dritë

t´u  bëftë  gjaku  gjuhësor  i  shqipes

dritë t´u  bëftë  gjaku  shkrimor  i  saj

 

Jam në kodër t´Arbërisë në Prishtinë

ndryshimi tash s´ është  i  pamundur

të kaluarën e keqe e kemi përmbysur

qëllimi ynë kurrë  s´ka qenë më afër

 

Shqipëri  e të gjithë shqiptarëve, ecë

bashkoj tokat e  tua    pabashkuara

Ore, marsho në udhën e popullit tënd

hap udhë, të  gjithëve na ke te himni!..

 

 

SHQIPËRI NË NJË FLAMUR

 

Shqipëri në çdo shtëpi

është gjuha e shqiptarëve

gjaku jonë i shkruar, dhe

gjuha jonë e çdoditshme

 

Shqipëri në çdo shtëpi

është amanet i Rilindjes

amanet i gjithë të rënëve

zemra kuq e zi e atdheut

 

Shqipëri në çdo shtëpi

është një betim kombëtar

është emri yllnor i dheut

arti shqipes së përndritur

 

Shqipëri në çdo shtëpi

është Shqipëria që flet

Shqipëria që shkruan,dhe

Shqipëria, në një flamur!..

 

Rrustem Geci - Dortmund, 2015