| E premte, 25.12.2015, 01:35 PM |
Ramiz LUSHAJ
KLAUSIT I RRITET BOTA NË ËNDRRAT, SYTË E HAPAT E VET
Sot në Ditën e Krishtit
Klausi është dy mijë vjeç.
Në pashaporten e shekullit
Rritja i shënon dy vjeç …
Klausit i thonë: i vogël.
Ai sonte është Mbret.
I rritet bota në ëndrrat,
në sytë, në hapat e vet…
Ai i ngjit shkallët drejt gjyshit,
…Kalëron tek Kashta e Kumtrit.
Klaus Selimaj nga Kasajt e Shipshanit.
Ec si kumt i kohës, rritet si kut i burrit…