| E enjte, 24.12.2015, 10:24 AM |
Aty ku shqip mësojnë dhe të tjerët
Shkolla Europiane e nivelit të lartë, vendi i parë në Austri, i treti në Europë. 13 gjuhë amtare, edhe shqip. Kolektiv, një shembull europian i së ardhmes. Biblioteka shumë gjuheshe, edhe shqip.
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë
Të rralla janë shkollat në kontinent sikur Shkolla e ciklit të ulët VS-Goldschlagstrasse 14-16 në Vjenë e cila dallohet nga shkollat tjera simotra. Është Shkollë Evropiane (Europeische Schule) me program të veçantë i theksuar Evropian. Projekti i mësimit të gjuhëve amtare Atelier, projekt europium, realizohet tani e disa vjet i cili parasheh mësimin e shumë gjuhëve nga e gjithë nxënësit e shkollës në formë kursi gjashtë javor me mundësi vazhdimi. Mësohen 13 gjuhë në mesin e tyre edhe gjuha shqipe. Të gjithë nxënësit e shkollës mësojnë të flasin, njohje me gjuhën, kulturës e shtrirjes gjeografike. Të enjteve dyert e klasave janë të hapura, vizitorët lirisht mund të prezantojnë në orë pa u shqetësuar, gjithashtu mediumet e shumta, jo vetëm nga Austria. Nxënësit ndahen vullnetarisht në gjuhët që ju pëlqejnë, por nuk preferohet në gjuhën amtare e cila mësohet në orët tjera (dy ose tri orë).
ORF-2, Televizioni Austriak-2 në transmetimin e fundit jep pamje nga katër gjuhë (Atelier) prej 13 sosh, mes tyre ishte gjuha shqipe ku nxënësit prezantohen me pllakatin e punuar me elemente nga puna e tyre. Gazeta e njohur vjenezë, Kurier, Bezirkzeitung etj, janë vizitor të rregullt për ta përcjell punë e shkollës model europian.
Me nismën e mësuesit dhe përkrahjen e drejtoreshës z.Susanne Pschtendik, u bë e mundur sjellja e shkrimtarit Arif Demolli para tri viteve, i cili lexoi në bibliotekën e shkollës, u takua me nxënës shqiptarë. Ishte hera e parë që vjen një shkrimtar nga vendlindja në formë të organizuar.
Kjo shkollë e shquar me punën e suksesshme në vitin 2010 u shpall shkolla më e mirë në Austri dhe mori shpërblimin nga Klaudia Schmidt, ministre në Ministrinë e Mësimit të Austrisë .me vlerë njëzetmijë euro. Kurse në nivel BE zuri vendin e tretë me rezultatet e saj në mësimin me program e orientim evropian. Shkolla vizitohet nga personalitete, mësues, ekspert, pedagog nga shumë shtete. Gati nuk ka javë që nuk ka vizitor nga vende të ndryshme të BE. Që nga viti 2003 hapet grupi mësimor në gjuhën shqipe pas aktivitetit të mësuesit shqiptar nga Bashkia e 15 e Vjenës, dhe vazhdon me sukses në mesin e gjuhëve tjera. Faqet e internetit të shkollës, aktivitetet kulturore, biblioteka e pasuruar edhe me literaturë në shqip janë pjesë e veprimtarisë e përpjekjeve të kolektivit dhe drejtoreshës së vyer Doris Berki Uhlir.
Që nga hyrja e shkollës të bie në sy shumëgjuhësia, nxënësit përshëndesin në shumë gjuhë. Bashkëpunimi i kësaj shkolle me shkollat simotra nga dhjetëra vende të Bashkimit Europian do duhej të ishte, përafërsisht, model i shkollave nga kryeqytetet shqiptare. Pa shkëmbim përvojash profesionale në formë vizitash, seminaresh, pjesëmarrje projektesh, zor që do kemi reformë e zhvillim të mirëfilltë të shkollës shqiptare.