Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Baladë për Kosovën

| E enjte, 24.12.2015, 10:17 AM |


Dedë Preqi

 

(Poezi)

 

BALADË PËR KOSOVËN

 

Ç‘të them  për ty moj  Kosovë

Këngë e vaj dalin përnjëherë,

nuk të ndërroj me asgjë tjetër

je kockë e fortë e Dardanisë vjetër.

 

Nga  ato bjeshkë shkrepën vetëtimat

Nga ato male u bashkuan trimat,

në ata kulla të lashta guri me frengji

u zbrazën pushkët e trimave për liri.

 

Për të shtrenjtin  atdhe, për një flamur

E bredhe botën pëllëmbë për pëllembë,

Janë quar peshë sot do cuba ogur

Se ç’tu hodhën me të nëpërkëmbë.

 

Për ty Kosovë edhe diçka dua të thur

Në Vlorë  u ngritë njëherë i vetmi  flamur,

Por, dikush  sot ta qorroi shqiponjën n’sy

E t’i  mbuloj plagët me një laraman të ri.

 

Edhe Mitrovicën po ta lënë peng

Shpirti e zemra në çdo moment po dhemb,

Kosovë, ti je shkëmb që nuk coptohesh lehtë

Ç do pëllëmbë e jotja  e shenjtë dhe e shtrenjtë.