Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alush Hoti: Ndarja nga Nëna

| E diele, 20.12.2015, 12:14 PM |


Alush Hoti

 

NDARJA NGA NËNA

 

Ama bash asnjë të keqe s’ia fali dot Serbisë

Ngase s’i pata borxh gjë

Veçmas ndarjen e dhunshme nga Nënëlokja ime

Në moshën e saj të pleqërisë së thellë

 

Më pastaj,

E kërkova në karvanin e pafund

Në atë kalvar të mërdhirë

Me gra, fëmijë e pleq

Të të dëbuarve

Që kishin ecur këmbë

Nga Kosova në Shqipëri

 

Nëpër kampet e refugjatëve

I shikoja me dhimbje

Takimet e familjarëve

Dhe përqafimet e tyre biblike

Që përshëndeteshin përmallshëm

Me lotët rrëke që iu shkonin faqeve

 

Stërmbushur me ndjenja dhimbjeje

Tek po i shihja takimet mallëngjyese

Prindit me fëmijë

Motrës me vëllanë

Vëllait me vëllanë

Motrës me motër

Që pas shumë vuajtjesh

Ëndërronin kthimin

Në vendlindje

Aty ku do t’i takonin

Ushtarët e UÇK-ës

Çlirimtarët e atdheut.

 

Kukës, Lushnjë më 23 maj 1999