| E shtune, 19.12.2015, 04:59 PM |
Dibran Demaku
NËNA JONË TEREZE
Nën qiellin arbëror sot shkëlqen një rreze
Shenjtërinë do fitojë Nëna jonë Tereze
Ky nuk është veç lajm, kjo është një jehonë
ne shqiptarët tash do kemi Shenjëtërinë tonë
Lumë trolli arbëror në shekuj e breze
do përulet e lutet para Shenjtërisë-Tereze
Nëna jonë Tereze, Nëna jonë e Madhe
është e diellit rreze, lule në livadhe
Nuk do vemi më në Ramallah, Mekë apo Medinë
Shenjërinë tonë do ta kemi në Prishtinë
Kjo tokë do bekohet nga rrezet e diellit e të hënës
Gëzohuni shqiptarë për Shenjtërimin e NËNËS!...