Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Viktor Mërkuri: Europa tjetër

| E marte, 15.12.2015, 08:44 PM |


EUROPA TJETER

Nga Viktor Mërkuri

Petagog i të Drejtës Europiane

Anëtar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë

Gjatë pesë vitet e fundit, Bashkimi Europian ka qenë duke vuajtur nga një kombinim toksike i “sëmundjeve” ekonomike,financiare dhe politike,duke e bërë atë burimi kryesor të brishtësisë së ekonomisë globale. Ndërkohë problematikat për BE-në dhe Euro-Zonën nuk janë përmbajtur më tek arsyet e brendshme por, në rastin e azil-kërkuesve,faktorë të jashtëm po ndikojnë në manyrë të paprecedente politkbërjen e shteteve anëtare.

Në BE po vërtetohet  çdo ditë se qoftë se refugjatët janë produkt i revolucionit,atëherë produkti i refugjatëve dhe azil-kërkuesve në një numër kaq të madhë është shpesh një përzierje e stresit ekonomik dhe nacionalizmit etnik,elemente të cilat janë themeli i shumë ngjarjeve transformuese gjeopolitike në kohën tonë. Kjo ngjallë nevojën e të mënduarit më thellë për pasojat aftagjata të numrit të madh të emigrantëve që largohen nga Lindjen e Mesme drejt Bashkimit Europian,e cila kishte rrëshqitur në një krizë ekzistenciale që para valës së fundit të emigrantëve.

Gjatë shekullit të kaluar europa ka qëndruar në mënyrë dramatike mes dy poleve. Pasi bëri  një hap shkatërrues drejt nacionalizmit etnik,rrënimi  industrial çoi europën deri në pikën që shtetet e veta zhvilluan vullnetin e sakrifikimit të sovranitetin të tyre kombëtar për hirë të shmangies së konflikteve dhe ndjekjes së prosperitetit në një bashkim të shteteve europiane. Ndërkohë që problemet ekonomike rritën nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje brenda kontinentit,ideja e euroskeptikëve të cilët bëjnë thirrje për tu kujdesur secili për veten së pari dhe pastaj për të afërmit e tij (në nivle shtetesh),ka fituar popullaritet dhe forcon kazusin e eurospektikëve dhe avokimin e tyre për një bashkim gjithnjë e më të ngushtë në Bashkimin Europian. Nuk ka rëndësi nëse inicimi erdhi nga e djathta apo e majta,nga kreditorët apo debitorët e krizës,ideja vazhdon të jetë e njëjtë: Kur mjetet e jetesës kërcënohen,një shtet duhet të kujdeset për interesat e veta para se ai të bëjë sakrifica për të tjerët.

Para se azilkërkuesit nga Siria,Libia dhe Afganistani të fillonin të mbërinin në brigjet europiane,BE-ja ishte duke luftuar mbi idenë se Gjermania dhe shtetet e tjera pranononin fatin mëse të keq të Greqisë dhe pamundësis për ta ndihmuar edhe me gjatë,dhe pak kohë më vonë,opsioni se një taxpagues europian tani do të duhet të bënte sakrifica për një sirian në arrati ishte në sytë e shumë europianëve një urë shumë e gjatë për tu kaluar.

Sulmet e Parisit nuk e dërguan Europën në një drejtim krejtësisht të ri sic shumë mendojnë,ato ishin thejsht katalizator për rrugën e gjatë  dhe nga shumë e pashmangshme e fragmentimit europian. Si pjesë e përpjekjeve të BE-së për të krijuar një identitet të përbashkët europian,Marrëveshja Shengen është projektuar për të eliminuar kufijtë fizike,një politikë e ankoruar mbi parimin themelor të lejimit të lëvizjes së lirë të europianëve përtej kufijve kombëtarë të bllokut.Por sa më shumë vende nga kufijtë e largëta të kontinentit po i bashkohen Bashkimit Europian,aq më shumë rritet dhe frika e mbingarkimit të sisteveve të mirëqenies sociale dhe rritjen e kriminalitetit në zemrën e Europës.

Fluksi i refugjatëve nga Lindja e Mesme vetëm sa e thelloi zhgënjimin e europianëve pasi sirianë,libianë dhe emigrantë të tjerë morën avantazh nga kontrolli i dobëta kufitar në Ballkan dhe vazhduan rrugën e tyre për në veri drejtë europës. Nën hijen e sulmeve të Parisit,potenciali dhe rreziku për militantë të organizatave ekstremiste islamike të maskuar  si azilkërkues në fluksin e emigrantëve vetëm përforcon këmbnguljen e shtetasve europian mbi shtimin e sigurisë së kufijve të tyre. Ndërsa debate të gjata,të sofistikuara,dhe në fund të fundit,të padobishëm mbi Shengenit po ndodhnin në Bruksel,vendet në vijën e frontit të krizës së emigrantëve kanë marrë situatat në duart e tyre. Hungaria dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe ndaluese ndërkohë që kontrolle kufitare janë vendosur dhe po rriten përgjatë gjithë zonës Shengen.

Asnjë nga shtetet anëtare nuk ishte i gatshëm të priste ndërsa Brukseli po përpiqej të arrinte nje konsensus të përbashkët të 28 anëtarëve për mënyrën e te vepruarit në këtë rast. Rreziku tani qëndron ndërkohë që Greqia vazhdon të drejtoj refugjatët drejt veriut,Hungaria dhe Sllovenia u prenë rrugën fqinjëve të tyre jo-Shengen në jug me gardhe rreth kufirit,dhe malet Karpate krijojë vështirësi fizike për qarkullimin në lindje. Kjo do të sjellë si pasojë zhvillimin e një bllokimi të azil-kërkuesve brenda vendeve të Ballkanit. Tashmë disa vende të Ballkanit po përpiqen të selkesionojnë se cilët refugjatë do të pranojnë në bazë të kombësisë dhe fesë.

Ballkani është një rajon ku çështjet e shumta të papërfunduara nga vitet 1990 mund të ndezin trazira etnike,të tilla që një Europë momentalisht e hutuar do ta ketë të vështirë ti përmbjë.

Ndërkohë që shtyllat e Marveshjes Shengen në Bashkimit Europian duket se nuk po mbajnë më,logjikisht duhet tu japet themeluesve kryesorë të Bashkimit Europian,Francës dhe Gjermanis, një inspektim dhe mbikqyrje më të ngushtë dhe të madhe mbi vendimet e tyre. Në fund të fundit Bashkimi Europian është një formë e kompromisit të madh mes Parisit dhe Berlinit,ku ata vënë mënjanë impulset historike konkurruese për një të mirë më të madhe të përbashkët.

Një Francë e ngecur ekonomikisht ka më shumë gjasa që të identifikohet me rrënjët e saj jugore të Mesdheut,ndryshe nga anëtarët ë tjerë të Bashkimit Europian në Veri të cilët kanë një qëndrueshmëri politike.Si Franca dhe Gjermania do të përballet me zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2017. Ndërkohë në Gjermani,zëri i kancelares Angela Merkel, edhe pse shpallur personi i vitit nga TIMES,tashmë është duke u mbuluar nga shumë anëtarë euroskeptike të kabinetit të saj si dhe partnerë të koalicionit,të cilët duken se janë në gjendje të mbrojnë të drejtat gjermane edhe kur ato bien në kundërshtim me interesat pan-europiane.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar është në proces të negocimit për të distancuar veten nga kolegët e saj europianë,duke krijuar kështu hapësirën politike edhe për Poloninë për të ndjekur një rrugë kundërt-integrimit në BE.

Hollanda ka iniciuar kohën e fundit idenë e krijimit të një mini-Shengen të shteteve kulturalisht të ngjashme duke përfshirë Hollandën,Belgjikën,Luksemburgun,Gjermanin dhe Austrin,pra një grupim shtetesh që paraqesin imazhin e Perandoris së Shënjtë Romake e fundeve të shekullit të XVII-të.

Fakti se elita europiane po diskuton haptazi mbi nje “ndarje” në blloqe apo gupe të vogla brenda BE-së duke u mbështetur mbi kulturën dhe historinë harmonike të tyrë,dhe duke larguar elemente më të vështira si Greqia,në asnjë mënyrë nuk duhet të merret lehtë.