| E marte, 15.12.2015, 08:42 PM |
Luan Kalana
U LIND NJE ENGJELL
E pabesueshme, lajmi mori dhenë,
një kukull e Tokës lindi një engjëll, ...
ca thonë qe zbriti yll nga qielli,
mërmetë nga uji, nxitonin te tjere,
mediat pohojne meteor nga Dielli,
kur e pane, thane"- Nga barku i femres!.
Sa hapi syt oqeani e pershendeti,
prisnin ne ankth, ajo pa vezullimin e diellit,
te qarat e bebit me zërat e dallgëve ,
ngjasonin me simfoninë e valëve,
peshqit të gëzuar, mbi ujë hidhin valle.
Një Matkë bletë e vockël, erdhi në jetë,
mbesa ju shtua kosheres të bletëve.
E pagezuam ne perëndimin e diellit,
e bekuam me ujë oqeani, në breg të detit,
Nena me Gjyshin I thuren uratat,
kurorrë i vumë atë të Admit dhe Evës
Perëndesha e Oqeanit, Estelle e ka emrin!