Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Ymeri: Faqja e bardhë dhe e zezë

| E diele, 13.12.2015, 12:34 PM |


FAQJA E BARDHË DHE FAQJA E ZEZË

Nga Baki Ymeri

Numri i parë i gazetës Shqiptari / Albanezul doli në dritë para 127 vitesh, më 7 Gusht 1888. Gazeta delte një herë në javë në Tipografinë / Shtypshkronjën Cucu, Bulevardi Elisabet Nr. 8, „nënë urdhërit të një pleqësie”, me artikuj në gjuhën shqipe dhe atë rumune. Në faqet e para të numrave të parë, tribuna kombëtare e shoqërisë „Drita” hapet me dy shtylla: Letëra e Florinjtë dhe Letëra e Zezë, në të cilat lartësohen atdhetarët dhe fshikullohen tradhëtarët, fajtorët, prishësit e shoqërisë e të njerëzisë, njerëzit me shpirt të vogël që u shërbejnë interesave të poshtra e të turpshme. Mendimet e mia, thekson N. Naço në një broshurë të tij, „drejtoheshin kah krijimi i një marrëveshjeje ndërmjet shqiptarëve nga të gjitha anët e botës nëpërmjet botimit të një gazete, që do t’i shprehte konkretisht dhe do t’i përfaqësonte drejtësisht kërkesat dhe aspiratat mbarëkombëtare”.

Ka apo s’ka një formacion ekstremist në Bukuresht që zhvillojnë fushatë perfide kundër komunitetit shqiptar dhe përfaqsuesve të tij? Si përfaqësohen sot kërkesat e shqiptarëve në Rumani? Me gjithë insistimet e komunitetit shqiptar dhe liderit të saj historik, Dr. Xhelku Maksuti, me gjithë artikujt e botuar në shtypin shqiptar dhe atë rumun, për shkak të indiferencës së autoriteteve rumune, buxheti qeveritar i destinuar për komunitetin shqiptar, që nga viti 2001 derdhet në adresë të një lige të ligë antishqiptare, pa asnjë shqiptar në gjirin e saj, madje dhe me fakte konkrete, të prekshme, zyrtare, se një majmun i kësaj lige, tentoi dy herë ta hedhë në gjyq kryeredaktorin e revistës „Shqiptari” pse e pat sulmuar në shtyp lidhur me etjen për lekë dhe maskarrallëqet meskine të kësaj lige të ligë. Kjo është faqja e zezë që e turpëron deputetetn antikosovare që ia hëngër hakun komunitetit shqiptar, dhe tani po kalojmë te faqja e bardhë.

Dita e Flamurit është fryma e Shqipërisë Etnike. Për publicistin Skënder Zogaj, Dita e 28 Nëntorit, që nga viti 1912 është festë shpirtërore e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe të cilët, në mos paqin guxuar që ta festojnë legalisht, e kanë festuar ilegalisht. Sipas Presidentes Atifete Jahjaga, kjo është Dita që ka mbajtur të gjallë frymën dhe ëndrrën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve për të ecur papenguar në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit, në kohë të ndryshme – sa të vështira dhe sfiduese – por me një qëllim të vetëm për të qenë pjesë e pandashme e vlerave demokratike në botë. Zonja Mimoza Lakna thekson se Dita e Flamurit është festa që bën bashkë dhe ngrit peshë shpirtin shqiptar. Për të mos e zgjatur më tej, po japim një serë fotografishë nga kremtimi i Ditë së Flamurit në Bukuresht.