Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kujtim Rudina: Në sofrën e begatë të krijuesit Zef Mulaj

| E diele, 13.12.2015, 01:15 PM |


NE SOFRFEN E BEGATE TE KRIJUESIT ZEF MULAJ

Nga Kujtim Rudina

-Dr Zef  Mulaj boton (në italisht) romanin policesk me titull

“Sguardo oltre i confini” nga shtepia botuese Kimerik  Itali

Nentitull/Le porte  oscure del  traffico  umano/-

Ky ështe libri  i  katert në gjuhen italine “Vështrim pertej kufijve”, “Porta të errta me  trafikime njerzore”, roman  policesk, me  boten e  imigracionit, imigracioni i paligjshem ku grate dhe femijet hyjne në rrjetin e krimit të organizuar internacional. Në romanin   e  Zef  Mulaj ndërthuren situata ngjarjesh dramatike që kan si protagonist një djale të ri me origjinë shqiptare  me detyre ne  agjenci të antikrimit Dedektivin Gjorgjo plot entuziazem dhe njerzore, i gatshem për  sfida të reja në luften kunder krimit. Kjo është një vepër që  ka si mesazh ideologjik denimin e korrupsionit,  një  nga plaget më të thella të shoqerisë së sotme.
Një himn për bashkëkombasit e tije, të bashkuar me të njëjtën dëshirë: Per të
realizuar sejcili ëndrrën e tij. Ç’farë i  shtyne  të braktisin vendin e tyre? Një  mesaxh i  rikthimit të vlerave njerëzore shumë të munguara  në kohen e sotme thuajse në mbarë  boten.

Personazhi kryesor është individi që ende beson në vlerat e caktuara  humane  dhe lufton me  guximin per  të ndihmuar të tjerët. Dialogu  në roman, thjeshtesia e stilit, perdorimi i frazave të shkurtra në  menyre të shkelqyer të stilit Hemingway,   ngjarjet  dramatike të nderthurura njëra me tjetren,në përdorimin me vend e kujdes të fjalës së drejtpërdrejtë. Konfliktet dhe ngjarjet rrjdhin nga vete  raliteti i sotem,  në jeten  e imigracionit ku shprehet  hapur konflikti dramatik  i krimit të organizuar, prostitucioni, droga e korrupsioni  sidomos nga njeriu pa asnje vlere njerzore aq shumë i perhapur  në boten e sotme. Është  hera  e parë  ku  një personazh   dedektiv  me origjinë shqiptare gjendet  në skenen botrore si misjonar  në luften kunder krimit të  organizuar internacional.

Zef  mulaj  vjen  me kete  roman  te ri botuar keto dite    Siena te Italisë

nga  shtepia  botuese  kimerik .

Publikime në gjuhen shqipe:

1) Emër që lind diellin, poezi, Erik Tiranë, 2004.

2) Mjegullvarur mbi Ballkan, poezi, Kristalina”KH” Tiranë,

2006.

3) 880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë, Weso, Tiranë, 2008.

4) Imazh Roman, Weso, Tiranë, 2010.

5) Memory /Jetë e thyer / Roman, Filara, Tiranë, 2012.

6) Lulet e shpirtit, poesinë Haiku, Filara, Tiranë, 2012.

7) Hëna nuse e poetit, poezi, Edlora, Tiranë, 2015.

Publikimet  në gjuhen italiane.

1) Prendi per mano la mia ombra, poesie, tradotto in italiano,

albanese, tedesco e inglese, Simple, Macerata, 2011.

2) Altri occhi all’orizzonte, poesie in haiku, Simple, Macerata,

2012.

3) Pieni di sogni i fi umi, poesie in haiku, Simple, Macerata, 2014.

4) Sguardo oltre i confini. /le porte  oscure del traffico umano/

Ne i urojme autorit te suksesshem Dr Zef Mulajt begati te mëtejshme dhe sa me te shëndetshme ne sofren letrare, publicistike dhe poetike. Lart e me lart djali i Mulajve te Nikaj-Merturit, djali i bjeshkeve te Alpeve qe po prezanton nje emer kaq te mire edhe jasht atdheut, në Italinë mike-fqinj.

-Nga Shqipëria, Nata e Shenkollit, 5 Dhjetor 2015-