Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Gjokaj: Shën Nikolla i Licisë

| E diele, 06.12.2015, 02:18 PM |


SHËN NIKOLLA I LICISË

Nga Gjon Gjokaj

Shën Nikolla MREKULLUESI, Kryepeshkopi i Mira në Licia është i njohur si shenjti që me bamirësitë e veta kënaqi me së shumti Perëndinë.

Lindi në qytetin bregdetar Patare të Licisë të Azisë së Vogël në Siri, rreth vitit 270 pas Krishtit.

I ati Euphemius dhe e ëma Ana Theogan, ishin etër të kishës, të cilët ishin betuar se këtë foshnje do t'ja dhuronin Zotit. Ai si fëmijë tregonte se është një mrekullues i vërtetë.

Shën Nikolla nga lindja filloi agjerimin dhe nuk pranonte gjirin e nënës së vet, para se prindërit të kenë mbaruar lutjet e tyre të mbrëmjes.

Ai si femijë nuk largohej kurrë nga Kisha por lutej dhe lexonte libra të shenjtë.

Mbas lindjes se tij, kur e vendosën në banje për ta lare, ai u ngritë vet në këmbë dhe qëndroi ashtu rreth 2 orë me duart e mbledhura në lutje dhe sytë e drejtuar nga Qielli. Sipas Shën  Denis le Chartreux, Zoti i kishte dhënë arsyen Shën Nikolles, që në atë moshë, kurse Shën Mikel Arkimandriti thotë se Zoti e kishte shenjtëruar Shën Nikollën para se të lindte. Ai filloi të agjëronte qe në djep, normalisht ai pinte gji nga e ëma disa herë në ditë, kurse ditën e Mërkurë dhe të Premte, që ishin ditë agjerimi në kishën katolike Bizantine, fëmija i  shenjtë kërkonte gji vetëm një herë në ditë në mbrëmje.

Kardinali dhe reformatori i Kishës Katolike, Shën Pjetër Damiani shkruan; "Shën Nikolla ka qenë i zgjedhuri i Zotit që në barkun e nënës, shenjtë që në fëmijëri, lavdia e të rinjëve, nderi i të moshuarve, shkëlqimi i meshtarëve dhe drita e ipeshkëve. Ai shton se e gjitha bota mbarë e lavdëron, dhe se deti e toka shpallin kudo mrekullitë e tija"

Shën Nikolla qysh në moshë të re ishte caktuar Prift nga Peshkopi Nikolla.

Mrekullitë dhe bamirësitë e tija ai gjithherë përpiqte ti fshishte nga njerëzit, por ata vet e zbuluan pasi ai u diktua se paraqitej në të njëjtën kohë në shumë vende, prandaj që atëherë thirret si: "Shënkolli që bënë derman".

Shën Nikolla një ditë vendosi të bënte një pelegrinazh në Token e Shenjtë. Gjate rrugës ai parandaloi nje stuhi që po kërcënonte të mbytëte anijen, për kënaqësinë e pasagjerëve Shën Nikolla ndaloi plotësishtë valët e detit me lutjet e tij. Në ato momente një marinar kishte ra nga anija dhe ishte përplas në dyrek për vdekje, por  falë lutjeve të tij, ai u shërua para dëshmitarëve të shumtë.

Mrekullitë e tija kishin marrë dhenë dhe njerëzit tani kishin mundësi të ishin dëshmitarë okularë të mrekullive fenomenale, që me sytë e tyre shifnin shërbimin toksor të Zotit.

Shën Nikollës, mbasi i ishte vurë në kokë Emblema e Peshkopit iu hoq, pasi ai kishte folë në fytyrë kundër Hierarkut Arius, por Emblema e Peshkopit i ishte rikthyer përsëri kur disa prej Etërve të Shenjtë kishin parë të njëjtin vegim vetë Zotin dhe Nënën e tij Shën Marinë, po të njëjtin vegim që kishte parë vet Shën Nikolla kur u zgjodh Peshkop pas vdekjes së Kryepeshkopit Joan.

Pas shugurimit si Kryepeshkop, Shën Nikolla do te bëhet astetik i madh për  tufen e tij dhe dashurinë ndaj njerëzve dhe mirësisë.

Kisha e Licanit gjindej në kohën e persekutimeve të krishterëve nën Perandorin Diokletian (284-305). Shën Nikolla u burgos rrepsisht bashkë me të tjerë të krishterë që refuzuan ti adhurojnë idhujt, ai i mbështeti të burgosurit dhe i nxiti ata të durojnë zingjirët, dënimet dhe torturat e persekutimit.

Lirohet nga burgu me ardhjen e Perandorit, Konstandinit të Madh në pushtet, Perandorit me origjinë shqiptare, i cili me Dekret zyrtarizoi Krishtërizmin dhe ndaloi persekutimin e tyre me Ediktin e Milanos në vitit 313 pas Krishtit.

Shën Nikolla përseri do ti kthehet tufës së vet. Ndër mrekullitë e tija të shumta është edhe kur ai paraqitej në momente dhe vende të ndryshme, kur papritmas u kapte shpaten nga dora ekzekutuesëve para se tu pritnin kokat njerzëzve.

Shën Nikolla u shfaq edhe mrekullues edhe përmes ëndrrave, ku i shfaqet Konstandinit që te liroi oficerët e tij nga dënimi i ashpër dhe i pafaj që u kishte bërë.

Shën Nikolla ishte luftëtar i zellshëm dhe i vendosur i Jezu Krishtit dhe Kishes, luftonte shpirtkeqinjtë dhe idhujt e tempujt e tyre i kthente në lutje.

Shën Nikolla sot nderohet në gjithë botë si njeri nga shenjtërit më të mëdhenjë tek të gjitha kulturat dhe qytetërimet e ndryshme. Ai në kohën e tij paraqitej tek dyert e skamnorëve me ndihma  dhe ushqime të ndryshme të papritura, kurse sot është i kthyer tek ne si Legjendë në"Santa Claus" ose tek ne shqiptarët si "Baba Dimer" apo " Plaku i Vitit të Ri"

Tek shqiptaret "Shënkolli" është një shenjëtor i nderuar, por jo vetëm tek te krishteret por edhe tek muslimanet.

Unë mbaj mend që Oxhiqet e forta të besimit islam nëpër Malësi të kenë pre një qengjë dhe djegë dyllë për natë të Shënkollit. Kjo traditë vazhdon edhe sot edhe ne viset dhe trojet tjera shqiptare.

Mrekullitë dhe bamirësite e Shën  Nikollës janë të pakufizueshme dhe të paspjegueshme. Ai ishte mbrojtës i detarëve, peshkatarëve tregtarëve, studentëve, farmacistëve, pleqëve,  fëmijëve... Ai shëroi të semurë dhe ndihmojë të burgosur, por mbi të gjitha ishte mbrojtës i skamnorëve dhe dinjitetit të shpirtit të njeriut.

Ishte mësues i ligjit dhe besimit të Zotit me imazh përulësie që të lartesojë të varferit dhe ti pasurojë me Shpirtin Shenjtë.

Emri i Shën Nikollës mban edhe rekorde nëper vende të ndryshme të globit jo vetëm për lutje që i drejtohen atij si shenjtëror, por edhe me emërtime të Kishave dhe Katedraleve.

Perandori Romak me origjinë shqiptare, Konstandini i Madh dhe

Heroi ynë  kombëtar Gjergj Kastrioti SKENDËRBEU, shenjtëror kryesor të lutjes gjatë luftrave kishin Shën Nikollen, ku ky i fundit pati fatin edhe te varrosej ne "Kishën e Shënkollit"në Lezhë.

 

Mira, Licia (viti 345)

 

Ti me të vërtetë iu shfaqe tufës tënde si nje ligj i besimit,

një imazh i përulësisë dhe një mësues i maturisë;

përulësia të lartësoi,

varfëria të pasuroi.

O Hierarku At Nikolla,

përgjëroju Zotit tonë Krisht

që shpirtrat tane të mund të shpëtojnë

-----------------------------

E shfaqe veten në Mira si prift, O Shënjtor,

Se ti e përmbushe Ungjillin e Krishtit

Duke dhënë shpirtin tënd për popullin tënd,

Duke shpëtuar të pafajshmit nga vdekja.

Prandaj i bekuar je ti që u bëre i ditur me hirin e Perëndisë.

 

Gjithë shqiptarëve dhe njerëzimit i ndihmoftë kjo Natë e Madhe e Shenjtë e SHËN NIKOLLËS!