Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Markokaj: Trampozë në arterie

| E merkure, 25.11.2015, 07:30 PM |


TRAMPOZË NË ARTERIE

 

Cikel poetik nga Gjon Markokaj

 

ARDHTI DREQIT PSHTJELLTË

... !

Forca e Burrit, besa dhe nderi

E verteta, s' i falet djallit

... "Ardhti dreqit seri" ... !

Ç' bëjnë kështu pushtetarët ... ?

... !

Hala vota, "shitet e blihet"

-- "Po vjen, n' shtet i keqi,

E s' ja dimë moren vetit"....!

... ! "Ardhti dreqit seri" ... !

... !

O, pushtetarë, t' vëndit tim,

-- Kombi dëshiron shtetë.... !

S' po punoni me vetëmohim

-- Ardhti "dreqit pshtjelltë'' !

 

Jetojmë, n' demokraci

-- I kaluam  dy dekada...,

Me "gënjeshtra e poshtërsi"

-- E verteta është gjithçka

 

Militantizmi - ruhet masmiri

Partitë janë pjesë të nji trungu

Hecë ..., punëtori - hecë i miri

- Shteti është: pasqyrë e Kombit...,

 

Vota është: - verdik populli... !

Është turp; "t' shitet e t' blihet"

Kështu përpara, s' hecë shteti

Po ikë, shpresa e INTEGRIMIT

...!

Forca e burrit, besa dhe nderi

E, verteta s' i falet djallit

-- "Ardhti dreqit seri" ...!

Ç' bëjnë kështu pushtetarët ... ?

... !

-----------------o---------------

NË PUNË T' JEMI KORREKT

... !

O pushtetarë, t' Vëndit Tim

-- Llogari është mirë, t' epët

Ne kështu s' po RILINDIM

-- N' punë, t' jemi korrekt ...!

... !

Shteti për të ecë përpara

N' popull e gjën zgjidhjen

Nisë  me "grimca të vockla"

-- Për mirë e bën ndryshimin

 

Nëpunsat, shtetërorë,

Punonjësit e biznesi privatë ....,

Thonë: s' japim llogari....,

Punojmë, si t' duem vetë !

 

Pushtetarët partiak, na thonë:

-- "Mbylle gojën e mos llap" !

E hapi zyrën, kurë t' due ! ....,

-- Logari, Partisë Time i jap!

 

Ata t' biznesit privat thonë:

Jami t' lirë, "sherbejmë si t' duem

S' japim llogari, për punët tona

-- Ne punojmë, me marrë nji lekë

...!

O pushtetar, t' Vëndit Tim !

-- Llogari është mirë, t' epët

Ne kështu, s' po RILINDIM

-- Në punë, t' jemi korrekt  ... !

... !

----------------0------------------

 

TRAMPOZË NË ARTERIE

 

Erdhët në pushtet, me moton:

"Do rilindim e ndertojmë shtet"

O, pushtetarë, kush po u ndalon

T' rilindeni e t' ndertoni shtet ?

 

U kan kapë, do halle t' mëdha

Korrupsioni që, vetë po e mbillni

Me "thashetheme dhe intriga"

-- Atë gjallë, ju po e mbani

 

O, pushtetarët, e Vëndit Tim !

Puna e juaj, n' bazë s' shihet

-- Na genjeni, vetëm për votë

Na ''zutë frymen'', me të këqijat

 

-- Ju s' e dashuroni, t' vertetën !

"Vrâjë e këthjell", vetem përveti

"Luftë midis, t' majtëve e t' djathtëve"

-- Partitë janë:  "arterie të nji trupi"

 

-- Trampoza, në arterie,

Si në, t' majtë,  si në, t' djathtë

-- Është shumë e rrezikëshme ...!

Zëmra edhe mundë, t' pushojnë

--------------------0-----------------------

 

SHTETI ËSHTË PRONË E POPULLIT

... !

Kanë kaluar mbi njizet vjet

"Epë prëmtime e blej vota"

Shteti eshtë pronë e popullit

-- Mos e shtini atë BORXH... !

... !

Si dielli që t' jepë jetë

Edhe shteti t' epë ngrohtësi

Pa shtet, përpara s' hecet

Njerzit e ditur janë madhështi...,

 

Shtetit tim ngrohtësia, i mungon

Jemi mësuar, "n' shtet pa shtetë" ...,

-- E ky avaz - përsëri vazhdon

S' kan vullnet, me ndertue shtet

 

Nese këthehem në  shekujt që ikën

S' patëm shtet ishim, " nën zgjedhë "

Ne  "Shtetin e Mretit", jetuam pak

  monizëm, dyzet e shtatë vjetë...

 

Pushtetarët, kurë vijnë n' shtet:

Na mërdhijnë e s' na shkriftojnë

Xhëvat  përvetit, xhëvat përshokët...,

Po na dalin, ''çorbë me spec''

 

-- Vijnë të sojshëm - si "luciferrë''!

Kanë nji vëlla që nuk e njohin

-- E ka ëmrin-- OPOZITË

Nga veprimet, boll afrohen

 

Njëri - tjetrit, po i "nxjerrin sytë"

Si dikurë t' huajt: "përça e sundo"

- Dashje e padashje, "sjellin t' keqën"

Këngën e dimë e zani s' na puno !

 

Demokracia, është për t' gjithë

Është: për t' djathtët e për t' majtët

-- S' mahet shteti duke sharë...,

"Kandar është vota" - verdikti i popullit

 

Vinë të djathtit, "sakatojnë" t' majtit

N' trup t' shëndoshë, "kjo t' konceron"

Vinë të majtit, "sakatojnë" t' djathtit

-- "Është pjellë e keqe" e kjo s' shkon !

 

"Dergjën e keqe" -- kërkushë s' do

Jetojmë me shpresë se nji ditë:

-- Del nji Burrë Shteti që e mjeko

Ndryshon senja e bëhet mirë !

...!

Kanë kaluar mbi njëzet vjet

Epë prëmtime e blej vota

Shteti është pronë e popullit

-- Mos e shtini atë BORXH !

...!

----------------------0--------------------

 

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Nentor 2015-