Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Alfabet i shkronjave

| E diele, 22.11.2015, 01:26 PM |


ALFABET I SHKRONJAVE - 105 vjet të Kongresit të Manastirit

 

Jetojmë në të njëtën kohë

nën të njëjtin qiell me yje

ku e bukura dhe i bukuri

dihatin me të njëjtën frymë

 

Jetojmë në të njëjtën kohë

ku valë të ashpra të jetës

thyhen nëpër kundërthënie

dhe shpërndahen qyteteve

 

Jetojmë në të njëjtën kohë

me të njëjtën etje të shpirtit

ku koha është krejt pakëz

për të krijuar më shumë

 

Jetojmë në të njëjtën kohë

në të njëjtën gjuhë të diellit

ku çdo shkronjë e jona, flet

gjakun gjuhësor të shqipes

 

Jetojmë në të njëjtën kohë

me të njëjtin gjak të kohës

ku Alfabeti i shkronjave

ngre zërin e përbashkimit

 

Rrustem Geci - Dortmund, 2015