Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka?: Kosova e shkretë s'është si më parë

| E enjte, 19.11.2015, 09:14 PM |


KOSOVA E SHKRETË S’ËSHTË SI MË PARË

Nga Afrim Caka?

Sytë tanë s’janë si më parë!

Federik Nishe ka thënë: “Ju lutem, mos ia hiqni gënjeshtrën njerëzimit, ndryshe njeriu nuk mund të rrojë. Njeriu ushqehet me gënjeshtra... Prandaj njerëzimi jeton në vuajtje!”.

Mjerë ai popull që i bie hise nje qeveri e till!

Kjo qeveri është si një pusë i thellë! Gjërat duhet të thuhen bardhë e zi! Jemi lodhur me njerëz me anti vlera? Atdheu ynë, si një foshnje e varfur mezi ngrihet në këmbë që i kanë pirë energjinë dhe gjakun deri në palcë! Lakmia është e lidhur ngushtë me tardhëtinë, shkojnë dorë për dore me njëra tjetrën.

Nuk shkrova për të bërë gjygjë! E kisha vështirë të gjëja pika refërimi. Ishtë koha kur mbanim mbi supë njëri tjëtrin. Kjo pamje me imazh të vdekjës, në mes të jetës, më mbeti përjetësisht në sytë e mi. Kosovën duhet kthyer në kulmin e saj të gjallërimit. Atëherë, çfarë presim?

Ju kërkuat pushtet, kërkuat lavdi, kërkuat çmime pa fund, kërkuat villa miljonshe e pasuri përrallore. I morët të gjitha! Ju E dinit mirë se të gjitha këto i përkisin vetëm këtij populli dhe këtij shteti…

Ishte kurorërzimi i një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm katakombësh, i lodhshëm me shumë sakrifica shqiptarësh, por edhe fillimi i një rrugëtimi tjetër i gjatë, i atij të lirisë. E ky mision i dytë është edhe më i vështirë. Arritja e lirisë është njëri hap, ndërsa i dyti është më i vështirë. Arritja e lirisë dhe ruajtja e kufirit është një hap, ndërsa i dyti është edhe më i vështirë, kultivimi dhe promovimi i saj. A e kemi përmbushur këtë emision të dytë që fillin me ruajtjen e kufirit. A mos vallë e kemi ngatërruar këtë ripërtëritje e këtë rimëkëmbje me plaçiktje, me ndërtimet e pallateve pa leje, me pasurimin pa fre e me dhunë.

Duhet të pyesin në këtë gjashtëmbëdhjetë vjetët e fundit të gjithë qeveritarët vetveten, duke filluar nga institucionet religjioze tek ato shtetërore, se sa është vjedhur e punuar për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe shtetit.

Dikur Kosova pat thënë, por para 16 vjetësh, ndersa po jepte shpirt nën sundimin serbomalazezë. Një dramë me shumë akte. Akte që luheshin në një skenë që quhej Kosovë (Dardani). Akte, akte të një drame njerëzore të shkruar rrethë ca viteve para se të vihej në skenë nga skenaristë përbindësha. Sigurisht skena shqiptare ishte shumë e vogël, por aty drama u lajt me të gjithë egërsinë e saj. Ishte një dram staniliste, me aktor shqiptar e serb që vranë e vrisnin me të vërtetë copa teritoresh tremijë hektarë deri në dymbëdhejtëmijë hektarë. Kjo ishte një dramë errët, tragjike në mesë jetës dhe vdekjes.

Po mosë të ishin firmëtarët nuk do të zbulohej tradhëtia!

Tani këta e kanë radhën të flasin…? Cili qeveritar moral do të kishte mundësi dhe guxim ta bënte këtë? Kjo llojë qeverie e do me drejtësi, dënimin e saj! Megjithatë, ende ka shpresë për drejtësi dhe kjo shpresë është e fshehur në instiktin e mbijetesës në këtë shtet që çdo njeri, prokuror e gjykatës e ka mbrenda vetës. Sepse ky është pushteti total të cilën e shijojmë jetën...

Ky është nderi i firmëtarëve të humbur. Ky është nderi i tyre i humbur?

Këta edhe një ditë do të na s’jellin edhe mortajën në shtëpi! Ajo që duhet të bëjmë është të pyesim veten se çfarë i mungon këtij populli, shpirti revulocionar apo përgjumja! Çfarë mund të bëjmë që këto fenomene shqiptare të pakësohen?

Më 17 shkurt 2008, u mbushën tetë vjetë kur kremtuam pavarësinë. E me gjithëkëtë, ky shtetë i lidhur këmbë e duar me zinxhirë kërkonte dritë. Me të drejtë thotë Shileri: Në qoftë se karrocieri sheh mirë, atëherë edhe me kuaj të verbër do të arrijë në cak.

Ajo ditë ishte lidhur ngushtë me këtë emër, me një pavarësi e fituar me gjake sakrifica të mëdha. A ia vlenë ta kujtojmë këtë ditë? Jo vetëm ai vlenë, por është detyrë e çdo shqiptari t’a kujtojë. Me këtë fituam agimin e lirisë. Agimi nuk do të ishte pa muzgun e kësaj deklarate. Një Kosovë sapo kishte filluar të ndriqohej pas tetë vjetësh pavarësi, dhe përseri bie një errësirë e madhe. Vetëm çmitizuesit s’mund të kuptonin se kjo errësirë politike herët a vonë do të mbaronte, se nuk mund të zgjash pafundësisht, edhe pse pasojat janë të mëdha të pa riparueshme.

Janë të shumta përmasat e asaj dite. Do ta nisja nga vetë fjala pavarësi, e cila në rrafshin kuptimor, si ashtu ideologjik lidhet ngushtë me kontekstin ka ndodhur. Fjala pavarësi. Kur çlirohesh nga një e keqe, aty për aty, deshiron deshiron të fanderojë gjakun e derdhur me shumë sakrifica të mëdha, së pari të gjejmë shkakun e këtij çlirimi e këtij shpëtimi nga zagarët e zerzopët shqiptarë, sepse e mira që do të ndodhë është shumë më e madhe e cila vjenë pas fatkeqësive më të mëdha që patem si popull.

Apo ku duhet ta kërkojmë fajin? Sigurisht situata është më e ndërlikuar dhe trajtimi i shkaqeve e fajeve është shumëdimensional. Por ne jemi të bindjes që sistemi i drejtësisë në Kosovë çalon për së tepërmi, në të gjitha hallkat e tij. Dhe, çështë më e keqja, mungon besimi. Mungon besimi i popullit ne të, duke filluar nga punonjësit deri te qeveria. Dhe kjo është e pafalëshme. Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk të frymzon besim aspak tek populli… madje një pjesë e njerëzve thonë: po nuk ke një avokat të fortë je i mbaruar…?

Gjatë këtyre viteve jo rrallë herë kemi dëgjuar lloj-lloj fjalësh e tundime të sojit më të keqë:

“pse po ndodhin këto gjëra apo ishim më mirë atëherë!?”.

Një copë herë duhet menduar.

- Rroftë Shqipëria Etnike!

- Rroftë populli shqiptar!

Nuk dua të bëj krahasime mes Kosovës dhe Suedis. Sot ndiej nevojën të të them:

“Faleminderit Skënderbe që na bërë të ndihemi krenar me ty!”.

Rrjedhimisht, ne duhet të kemi largpamësi të madhe psikologjike që pasi kemi zbuluar një prej këtyre tipareve të karakterit, duhet deklaruar se injoranca dhe arrogance qeveritare është akoma në qeveri.

Në të gjithë historinë e coptimeve të kufijve tanë për shkak të “nderit” që kanë ndodhur në ditët e fundit në Kosovë, pjesën më të keqe dhe më hipokrite e përbëjnë ata firmëtarë që justifikohen për veprimin e bërë, se kinse “paskan ruajtur nderin e shtetit e të popullit”. Të errësosh rolin e popullit në politik do të thotë të krijosh një popull të padrejtë në mendime e gjykime. Një popull të gjymtë…!