Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Myftaraj: Në Kosovë ka 200 mijë muslimanë shqiptarë me disponim për Xhihad

| E marte, 17.11.2015, 08:34 PM |


Në Kosovë ka 200 mijë muslimanë shqiptarë me disponim për Xhihad, të evidentuar

Nga Kastriot Myftaraj

Në Histori ka ngjarje që zbulojnë të vërtetat e thella të një vendi, të një shoqërie, të një populli, shumë më tepër se studimet e thelluara të antropologëve, sociologëve, politologëve, apo edhe se të gjithë exit pollet. Një ngjarje e tillë ishte tubimi serb i 28 qershorit 1989 në Fushë-Kosovë, me ç’ rast u zbulua se gjysmë shekulli përpunimi shoqëror me ideologjinë titoiste të vëllazërim-bashkimit, nuk kishte arritur që ta formësonte sadopak mendësinë e serbëve, por kishte mbetur vetëm një frazeologji e rreme për ta. Kur doli një lider si Milosheviçi, që iu foli serbëve në frazeologjinë e vjetër nacionaliste, krejt kombi serb zbuloi se nacionalizmi serb sundonte në shpirtin e tij. Në 28 qershor 1989, në Fushë-Kosovë, turma e mbi një milion serbëve nuk këndoi “Druze Tito mi ti se kunemo” (“Shoku Tito ne ty të betohemi”), por këngën e Serbisë së Madhe: “Ko to kaze, ko to laze, Srbija je mala” (Kush të ka thënë, kush të ka rrejtur, që Serbia është e vogël.)

Një moment i ngjashëm i verifikimit të mendësisë kolektive erdhi për shqiptarët e Kosovës në 13 maj 2007, kur Dom Anton Kçira (“Kqira” sipas shqiptimit në Kosovë), një prift katolik nga Kosova, mbajti një fjalim në kishën katolike shqiptare të Shën Palit, në Detroit (Michigan) të SHBA, me rastin e pjesëmarrjes së katër shqiptarëve (tre prej tyre nga Maqedonia dhe një nga Kosova) në një konspiracion për një sulm terrorist kundër bazës ushtarake amerikane të Fort Dix, New York, së bashku me një palestinez dhe një turk. Dom Anton Kqira, me këtë rast shprehu indinjimin e tij të madh që nuk kishte reagime dënuese veçanërisht nga bashkëvendasit e tij, shqiptarët e Kosovës, të cilët duhet të ishin më së shumti të indinjuar që një shqiptar i Kosovës, por gjithsesi edhe shqiptarë të tjerë, kërkonin të vrisnin ushtarët amerikanë që shpëtuan shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi serb.

Dom Antoni, në fjalimin e tij u shpreh me sarkazëm (“Sarkazma” është forma më e hidhur e ironisë), duke përfshirë edhe veten në rrethin e fajtorëve, ndonëse mes terroristëve të arrestuar nuk kishte asnjë shqiptar katolik:

“Ne jemi e zeza e vetvetes. Ne s’ kemi meritue lirinë nga Beogradi. Ne asht dashtë me na rrjepë, sikurse i ka rrjepë Milosheviçi në Srebrenicë 260 mijë qej (qenër) dhe në Kosovë i bëri një milion e nëntëqind mijë qej (qenër), kurrgja s’ kish ba ma keq. Më besoni që asht tragjedi për popullin shqiptar, Amerika me këtë zemër të madhe, tash na ndihmon…(Dom Antoni më tutje iu thotë disa muslimanëve të ulur në fund të sallës) Atje poshtë, nëse nuk mundeni me ndigjue, mundeni me dalë jashtë, s’ u ka pru kurrkush me zor. Gam, gam, gam bajnë gratë e këqija. Por këta njerëz që i thonë vedit shqiptarë, dihet se çfarë shqiptarë janë, shqiptarë me bisht, shqiptarë me rruzga. Ndihem keq që në letrën që asht ba, që kërkohet falje Amerikës, i kërkon falje një plak që është në pension që kurrkush se vet atë gja. Nuk kërkojnë falje ata që duhet me kërkue, në emën të fesë islame, edhe në emën të popullit shqiptar.”

Dom Antoni me këto fjalë ka dashur t’ i shpojë fort me gjilpërën e sarkazmës bashkëvendasit e tij, shqiptarët e Kosovës, duke iu thënë se nëse ata heshtin dhe nuk reagojnë kur një prej tyre përfshihet në një plan terrorist për vrasjen e ushtarëve amerikanë, shpëtimtarëve të djeshëm të shqiptarëve të Kosovës, a nuk kanë të drejtë amerikanët të mendojnë se SHBA bëri gabim që e bombardoi Serbinë për t’ i shpëtuar shqiptarët e Kosovës? E nëse SHBA nuk do të kishte ndërhyrë ushtarakisht për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës, a nuk do të kishte pasur dorë të lirë Milosheviçi për t’ i rrjepur ata si qenër? A jeni njerëz a jeni qenër iu thotë Dom Antoni bashkëvendasve të vet shqiptarë të Kosovës? Dom Antoni gaboi vetëm një gjë, që i fyeu pa të drejtë qentë. Sepse qeni kur ia shpëtojnë jetën i është mirënjohës përjetësisht atij që e bën këtë dhe ia shpreh në mënyrën e tij, madje edhe duke e mbrojtur shpëtimtarin kur është rasti. Shqiptarët e Kosovës në këtë rast u sollën më keq se qentë.

Të gjitha ata që kanë sadopak mend e kuptojnë se Dom Antoni kishte të drejtë. Nëse Bashkësia Islame e Kosovës, shqiptarët e Kosovës, do të kishin reaguar për të dënuar gjestin e bashkëfetarëve të tyre, nuk do të ishte arritur deri tek reagimi nervoz i Dom Antonit. Dhe ata që heshtën atëherë kur ishte dashur të kishin folur, folën atëherë kur ishte dashur të kishin heshtur. Kundër Dom Antonit u ngrit një uragan sharjesh nga pothuajse krejt shqiptarët e Kosovës, të cilët shtireshin kinse nuk e kuptonin sarkazmën e tij. Ai u sha në televizione, në gazeta, në rrjetet sociale, në predikimet e hoxhëve, kundër tij u bënë këngë, të cilat këndoheshin deri edhe në dasma. Qentë islamikë të Kosovës ekzaltoheshin duke bërë shyhret në dasmat e djemve e qikave me këngën “Xhihadi Jem” të njëfarë Hysen Hyseni i vetëparaqitur si Prince Double, apo me këngën e njëfarë Gold Agu kundër Dom Antonit.

Që nga ajo kohë kundër Dom Antonit janë shkruar mijëra e mijëra statuse në Facebook, në të cilët janë bërë miliona e miliona komente sharëse e pëlqime. Gjëra të ngjashme janë bërë në portalet dhe në faqet online të gazetave e televizioneve, në blogjet, në videot në Youtube kundër Dom Antonit. Madje vazhdojnë të bëhen ende sot e kësaj dite.

Kështu, shumica e muslimanëve shqiptarë të Kosovës, e përdorën rastin e Dom Antonit për të shprehur urrejtjen e tyre të kamufluar religjioze islamike kundër SHBA, vendit shpëtimtar të tyre. Mësymja ndaj Dom Antonit ishte një gjë jo më pak e rëndë se heshtja për të cilën i qortoi Dom Antoni ata. Sepse duke mësyrë Dom Antonin, një pjesë shumë e madhe e muslimanëve shqiptarë të Kosovës shprehën kolektivisht urrejtjen e tyre religjioze islamike ndaj SHBA. Me sulmin ndaj Dom Antonit, një pjesë shumë e madhe e muslimanëve shqiptarë të Kosovës thanë dhe vazhdojnë të thonë: “Le të na rrjepin serbët si qenër, mjaft që të vdesin ushtarët amerikanë!” Kuptohet muslimanët shqiptarë, të rrjepur nga serbët si qenër, mendonin se do të shkonin në Xhenet si shahidë (dëshmorë islamikë).

Ana tjetër interesante dhe domethënëse e msymjes ndaj Don Antonit, ishte se nuk pati një kundërvënie masive të pjesës tjetër të shqiptarëve të Kosovës ndaj atyre që e mësynë Dom Antonin. Ata që nuk e sulmonin Dom Antonin, nuk e merrnin në mbrojtje atë. Më tepër se tregues i raportit të tyre me të vërtetën, ky ishte tregues i mosmirënjohjes së tyre ndaj SHBA, për atë që bëri për shqiptarët e Kosovës. Mosmirënjohja është shenjë e sigurt e barbarisë. E kështu shqiptarët Kosovës, me këtë qëndrim të dyfishtë, njëra palë agresiv ndaj Dom Antonit dhe pala tjetër moskundërshtues ndaj atyre që u treguan agresivë ndaj tij, ironikisht i konfirmuan fjalët e Dom Antonit. Rezultati është shumë i hidhur për t’ u artikuluar, por kjo gjë duhet bërë: Popullsia shqiptare e Kosovës me një plebishit në llojin e vet tregoi se, sipas llogaritjes së tij përbëhet nga një milion e nëntëqind mijë qenër islamikë.(Kaq shqiptarë kishte Kosova në 1999.) “Qenër”, sipas përcaktimit të Dom Antonit, se unë them që qentë nuk e meritojnë këtë fyerje. Gjithsesi, këta janë dy lloje: qenër të tërbuar dhe qenër të cilët heshtin. (Ndonëse nga qentë nuk dihet kurrë se çfarë pret.) Sa më sipër është një e vërtetë e hidhur të cilën shqiptarët e Kosovës duhet ta përballojnë dhe të reflektojnë mbi të.

Dikush mund të pyesë se nëse qenka vërtet kështu atëherë përse këta qenër islamikë të Kosovës nuk vrasin ushtarët amerikanë që gjenden në Kosovë? Shpjegimi është te sjellja qenore. Qentë duan një lider qenor që t’ i tubojë në një kope dhe t’ u prijë në mësymje qenore. Edhe qentë kanë nevojë për organizim. E thënë ndryshe muslimanët shqiptarë të Kosovës, ashtu si turma qenore serbe e Fushë-Kosovës në 24 prill 1987 kanë nevojë për një “Miloshevic” islamo-qenor, që t’ u thotë: “Kurrkush nuk do t’ u rrahë ju më!” Se qentë duan në fillim këtë inkurajim, me iluzionin e sigurisë nga dajaku, për t’ u hedhur në veprim pastaj. E nëse ndodh kjo gjë, do të shohim çudira në Kosovë.

Sipas një monitorimi të kryer gjatë disa viteve në Internet, del se ka 200 mijë muslimanë shqiptarë të Kosovës, të evidentuar, verifikuar dhe të listuar, si pjesëmarrës në agresionin ndaj Dom Anton Kçirës në tetë vitet e fundit, në forma të ndryshme, të përshkruara më lart. Këta janë xhihadistët potencialë mes shqiptarëve të Kosovës, të cilët përbëjnë një rrezik të madh potencial për Kosovën. Në një vend me 1.8 milion banorë, ku shqiptarët përbëjnë rreth 1.6 milion banorë, 200 mijë militantë islamikë janë vërtet shumë. Këta janë një forcë e konsiderueshme destabilizuese, që mund të përdoret lehtësisht nëse ka një organizim. Sigurisht ka dhe të tjerë, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në Xhihadin kibernetik kundër Dom Antonit. Këta të gjithë janë një problem i madh potencial për Kosovën.

Agresioni ndaj Dom Antonit mund të quhet një paralajmërim i asaj që ka ndodhur vitet e fundit, kur shqiptarët e Kosovës, fituan rekordin e palakmuar të të qenit ndër popujt e parë në radhën e furnizuesve me rekrutë për ISIS. Dom Antoni, për shkak të parimeve të religjionit të tij, kërkoi falje për fjalët që tha, ndonëse ai nuk tha gjë tjetër përveç të vërtetës. Kuptohet, me standardet etike të komunikimit që ka feja së cilës i përket Don Antoni, prej tij nuk duhet pritur gjë tjetër. Por e vërteta mbetet në fuqi, si fakt i pakundërshtueshëm.