| E diele, 15.11.2015, 01:23 PM |
DRIDHET
KULLA EIFEL
Nga Ramiz LUSHAJ
Sonte përgjysmë e lamë kafen e fjalën me Shpëtim Salën
Ishim duke folë për plagën e madhe shqiptare: Versajën…
Plagë të re hapën kamikazët terroristë në Paris.
Dhimbja e mori emrin Tiranë, Kumanovë, Guci, Kaçanik…
U tërmet dhe kafja jonë e mbetur përgjysmë.
Prej nga kështjella e mbyllur e Vërsajës
Lufta e Tretë Botërore po vjen…
Dridhet e larta Kullë Eifel.
Në të parin kat,
Mbi bunkerin luftarak - ngrihet posta Eifel.
Aty turistët me kartolina përcjellin mesazhet:
Mbylljani derën e keqe e të errët Terrorizmit…
Hapni deren e vjetër të Kështjellës së Vërsajës….
-Per ZemraShqiptare, ngaTirana, mes-Nëntori 2015-