| E shtune, 14.11.2015, 06:41 PM |
Fashizmi si gangrenë...
Nga Bardhyl Mahmuti
Para katër dekadash këngëtari francez Renaud nxori albumin e titulluar «Amoureux de Paname». Vargjet e këngës Hexagone «Le fascisme c'est la gangrène / À Santiago comme à Paris» (Fashizmi është gangrenë/Në Santiago si në Paris) mbeten tepër aktual. Në kontekstin e fashizmit të islamit politik të mishëruar në Al Qaeda dhe ISIS Fashizmi është gangrenë/Në New York si në Paris)...
Sulmet terroriste në Paris sollën në Evropë skenat e tmerrit që përjetojnë çdo ditë jezitët, kurdët, irakianët, sirianët dhe të gjithë ata që janë ndryshe nga ideologjia totalitare e fundërrinave islamike. Vetëm mobilizimi total dhe një luftë e gjithanshme mund t’ia presë rrënjët tërbimit religjioz dhe ztë shpëtojë njerëzimin nga kjo gangrenë.