| E shtune, 14.11.2015, 11:17 AM |
Stop
Terrorizmit, por jo islamofobi
Nga Zenel Çeliku
Ngjarja tronditëse e dy ditëve më parë në Paris, ka shkuar dhe tronditur mbarë botën e qytetëruar. Akti terrorist në mënyrë të befasishme dhe tërësisht ç’njerëzore, ka bërë që e tërë bota të vihet në alarm sepse kërcënohen nga terrorizmi të cilit nuk duhet ti vejmë emër dhe as ngjyrë, por le ta quajmë “Terrorizëm te Zi”. Fakti që terrorizmi me autor nga terroriste me origjinë nga Afrika e Veriut dhe nga Lindja e Mesme, ka ngjalur panik pasiv kudo dhe në cdo kohë, por kurrsesi nuk duhet ti japim ngjyrime fetare, sepse kjo është shumë e rezikshme. Duhet të pranojmë me fakte se në dekadën e fundit, aktet terroriste me autor nga vëndet e lartpërmendura, kanë bërë jo pak njerëz, të mendojnë se e keqja më e madhe është islamizmi. Jo, këtu gobohen rëndë ata që e mendojnë kështu, islami nuk ka asngjë të përbashkët me terrorizmin që kanë për autor terroristë nga bota arabe. Përkundrazi, Liga Arabe dje e dënoi ashpër terrorin në Paris, atij akti barbar që I mori jetën rreth 130 njerëzve të pa fajshëm, dhe plagosi rëndë mbi 200 të tjerë, ashtu ka dënuar edhe akte të tjera terroriste me autor nga vendët arabo-islamike. Ndër vite kemi dëgjuar dhe parë se terroristët kanë ndërmarë shumë aksione terrori ku kanë marë jetë të shumta në njerëz, por sot që e gjithë bota është nën terror, sot I gjithë qytetërimi botëror ndodhet më I bashkuar, më solidar dhe më I vendosur se terrorizmi I cdo ngjyre duhet të luftohet deri në rrenjë. Ngjarja makabre e dy ditëve më parë në Paris, ka bërë që Presidenti I Republikës-Bujar Nishani, të thërras në mënyrë urgjente shefin e Shërbimeve Inteligjete të Shqipërise-Visho Ajazin, për të mësuar më shumë nga ato informacione që nuk thuhen në public. Po ashtu, dje Shqipëria u zgjua nën masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit dhe nga të gjitha strukturat shtetërore që kanë detyrë ligjore të mbrojnë rendin dhe të garantojnë sigurinë publike. Shumë kush në bashkëbisedime, dhe nëpër televizione, shtrojnë pyetjen se, a rrezikohet Shqipëria nga sulme të tilla terroriste? Paniku ka bërë të veten, frika tek njerëzit është evedente, por edhe shqetësimi qe vjen nga paralajmërimet, se Shqipëria dhe Kosova janë në hartën e sulemve të planifikuara nga ISIS, ka sjell mjaft panic në shoqërinë shqiptare këtej dhe andej. Në krye të titullit unë nënvizoj “Stop terrorizmit,po vërtetë duhet me cdo kusht që bashkësia ndërkombetare, ku edhe Shqipëria bën pjesë në partnerët që janë kundër dhe luftojnë terrorizmin, duhet realisht ti thonë stop terrorizmit, por kjo luftë nuk duhet të kalojë në islamofobi, sepse do të gjenerojë debate dhe zemërime në masa tek bota islame. Nuk ka asgjë të përbashkët bota arabe dhe feja islame me terroristët që janë me origjinë nga andej. Kjo është e provuar sepse edhe Liga Arabe u deklarua shumë e rreptë në denoncimin e tyre si terroristë barbarë dhe thirjes së tyre që, sëbashku duhet ta ndalim këtë të keqe globale-thotë Liga Arabe. Në cilësinë e gazetarit, por edhe të qytetarit, mendoj dhe gjykoj se Shteti Shqiptar duhet të bëjë shumë kujdes, duhet të ngrej në këmbë të gjitha strukturat shtetërore që garantojnë siguri dhe rend public. Shteti duhet të vihet pëpara përgjegjësive publike që me strukturat e tij të parandaloje cdo tentative për akte terrorizmi në Shqipëri, edhe më shumë kur përpara ka një rezik të madh dhe të përbetuar, I cili ka për qëllim që të cënojë sigurinë e shtetasve te tij, I cili përpiqet që të fusë panik deri në zemër tek njerëzit e thejshtë të cilët përvec problemeve ekonomike, sociale dhe politike, I shtohet edhe pasiguria për jetën e qytetarëve. Kërcënimi ndaj Ministrit të Brëndshëm, është një këmbanë e madhe alarmi, e cila duhet të zgjojë edhe publikun, I cili duke qënë vigjilen për gjithshka që shikon, të dënocoje në kohë sepse kërcënohen jetë njerëzish të pafajshëm. Me urimin nga zemra që ngjarje të tilla të mos shikojmë më ne të ardhmen, thërras me zemër që terrori në Paris, duhet të bashkojë fuqitë e mëdhaja globale, për të luftuar që në gjenezë terrorizmin, I cili ka vetëm një emër-Terrorizëm I Zi.